Kremi i qumështit i pjekur është një recetë shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, ama me një shije tunduese. Bashkimi i qumështit, sheqerit dhe panës krijon një ëmbëlsirë kremoze dhe të butë, që do t’iu shkrihet në gojë. Mund ta shoqëroni me fruta të freskëta, me reçelërat e tyre, me çokollatë të shkrirë apo karamel, ju mbetet vetëm të zgjidhni se cila ju pëlqen më shumë. Nëse sot doni që të surprizoni të afërmit apo miqtë tuaj me një shije fantastike, provoni recetën që AgroWeb.org ju sugjeron. Përbërësit për 4 racione 300 ml pana 125 ml qumësht 70 g të bardha vezësh (afërsisht dy) 70 g sheqer ½ e ...
Komentet te KREM QUMËSHTI I PJEKUR, ËMBËLSIRA ME SHIJE TË LEHTË FANTASTIKE Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Këngëtarja e dashur për publikun ka risi sa i përket projekteve muzikore. Dafina Zeqiri njihet si njëra ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar. Ajo pëlqehet shumë për stilin e saj të veçantë si në veshje ashtu edhe në këngët të cilat i publikon. Vitin e kaluar këngëtarja kishte publikuar projektin muzikor me titull “Vuj Vuj Vuj”, i cili u prit tejet mirë nga fansat e Dafinës dhe si duket ajo ka vendosur që t`i befasojë fansat e saj me një version të ri të këngës. Ajo përmes Instagramit ka bërë të ditur se “Vuj Vuj Vuj” po vjen në versionin numër 2. “Mirëmengjes sapo përfunduam projektin e ...
Komentet te DAFINA ZEQIRI ZBULON SE AJO KA PËRFUNDUAR PJESËN E DYTË TË “VUJ VUJ VUJ” Janë të Mbyllura
“Blaugranët” janë vetëm dy pikë larg skuadrës së Diego Simeones, që zë vendin e parë. Një nga ndeshjet më të mira të La Ligas do të zhvillohet sot në “Camp Nou”, ku Barcelona pret në shtëpi liderin e tabelës Atletico Madridin, përcjell KosovaPress. Pas 34 ndeshjeve, Barcelona zë vendin e tretë në tabelë, me 23 fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje, duke arkëtuar 74 pikë, aq sa ka edhe vendi i dytë Real Madridi, kurse gjendet dy pikë larg vendit të parë, ku nëse arrin sot të fitoj tre pikët e plota kundër tyre, Barça do të ngjitej në vend të parë. Në anën tjetër, pas 34 xhirosh, Atletico Madridi ...
Komentet te Lufta për titullin e La Ligas, Barcelona pret në shtëpi liderin e tabelës Atletico Madridin Janë të Mbyllura
Komisioni Europian ka arritur një marrëveshje me prodhuesin e vaksinave Covid-19 BioNTech/Pfizer për të blerë deri në 1,8 miliardë doza shtesë për disa vitet e ardhshme, njoftoi sot presidentja Ursula von der Leyen. “E gëzuar për të njoftuar se [Komisioni Europian] sapo ka miratuar një kontratë për 900 milion doza të garantuara”, shkroi von der Leyen në Twitter, raporton ATSh. Marrëveshja gjithashtu lejon shtetet e BE të blejnë edhe 900 milion doza të tjera, sipas zyrtares së lartë të BE. “Kontrata të tjera dhe teknologji të tjera të vaksinave do të ndjekin”, shkroi ajo. Ekzekutivi i BE njoftoi më 14 prill se negociatat mbi kontratën ishin duke u zhvilluar./KP ...
Komentet te BE marrëveshje me BioNTech/Pfizer për blerjen e 1,8 miliardë vaksinave Janë të Mbyllura
Vazhdon trendi i rënies së numrit të pacientëve që po kërkojnë spitalizim në kuadër të klinikave COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Bazuar raportet e datës 8 maj 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në COVID në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 414 pacientë, 297 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 307 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 175 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rënduar, 108 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 135 me oksigjeno-terapi, Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave. Klinika Infektive, ...
Komentet te Vazhdon të bie numri i të hospitalizuarve me Covid-19 Janë të Mbyllura
OVL kundërshton publikimin e shpenzimeve për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë, njohësit e cilësojnë veprim të duhur Publikimi i shifrave të shpenzimeve për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë po kundërshtohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por ky veprim i Ministrisë së Drejtësisë nga shoqëria civile po konsiderohet si veprim i duhur, pasi vlerësojnë se çdo cent i buxhetit të Kosovës duhet të jetë transparent për publikun. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku udhëzimin administrativ që mundëson bërjen publike të mjeteve të ndara për secilin avokat që mbron të akuzuarit në Gjykatën Speciale po e konsideron si veprim jo të ...
Komentet te Pro dhe kundër publikimit të shpenzimeve për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë Janë të Mbyllura
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Milot-Morinë. Fitor Ollomani është 35-vjeçari që ndërroi jetë nga përplasja e mjetit tip” Benz” me mjetin tip “Volkswagen” në vendin e quajtur “Ura me harqe”. Mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M. Pasagjerja A.M. që ndodhej në makinë me personin që mbeti i vdekur dhe drejtuesi i mjetit tip ” Benz” shtetasi Z.L. janë transportuar në spitalin Traumës në Tiranë, raporton TCh. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e ...
Komentet te Aksident i rëndë në aksin rrugor Milot-Morinë, vdes një person Janë të Mbyllura
Mbetjet e raketës kineze që u lëshua në hapësirë javën e kaluar, pritet të hyjnë në atmosferën tonë pas mesnatës dhe orës 4.26 të mëngjesit të ditës së Dielë, më 9 maj. Raketa “Long March 5B Y2” u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor dhe objekti 18 tonësh është një nga më të mëdhenjtë në dekada që do të realizojë një hyrje të pa drejtuar në atmosferë. Zona e rënies së mundshme në këtë rast është e kufizuar dhe mbetjet mund të bien në 41.5 gradë gjerësi gjeografike veriore dhe 41.5 gradë gjerësi ...
Komentet te Mbetjet e raketës kineze mund të bien në Tokë, përfshihet edhe Shqipëria Janë të Mbyllura
Dita e diel do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe relativisht e qetë. Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologji k i Kosovës. “Në vlerat e temperaturave minimale do të kemi rënie, derisa ato maksimalet do të shënojnë rritje. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, përjashtuar kontaktit direkt të rrezeve të diellit, për shkak të vlerave të larta të indeksit UV. Temperaturat minimale do të zbresin deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s”, bën të ditur IHMK./KP ...
Komentet te Nesër mot me diell Janë të Mbyllura
Ne po ndërmarrim hapa shtesë drejt një frymëmarrjeje të lirë, tha zëvendësministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, ndërsa qeveria greke paraqiti planin e lehtësimit të kufizimeve antiCOVID-19 me rifillimin e një sërë aktivitetesh, në pritje të kthimit të turistëve më 15 maj. “Nga sot plazhet e organizuara mund të rihapen sërish”, njoftoi Hardalias. Sipas planit të njoftuar nga qeveria, të hënën, më 10 maj, do të rihapen kopshtet, shkollat fillore dhe gjimnazet, raporton ATSh. Gjithashtu, duke filluar nga 14 maji, mund të rihapen muzetë, duke u bazuar në protokollin ekzistues shëndetësor. Përveç kësaj, më 21 maj, kinematë verore dhe shfaqjet e kinemave në natyrë mund të ...
Komentet te Greqia hap më tej jetën publike Janë të Mbyllura