Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Tre të vdekur dhe 89 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 4,516 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 89 qytetarë. Sipas ministrisë, janë shëruar 873 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 116,126 që nga fillimi i epidemisë. “Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç”, thuhet në njofitm. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 8 në ...
Komentet te ​Tre të vdekur dhe 89 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri Janë të Mbyllura

​Aksidenti në Shqipëri, personi që humbi jetën ishte prodekan në Universitetin e Gjakovës

Lajme
Një aksident tragjik i ndodhur në Milot, i ka marrë jetën prof. dr. Fitor Ollomani, prodekan në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Fehmi Agani”, në Gjakovë në moshën 35 vjeçare. Rektori i këtij universiteti, Artan Nimani, ka shkruar se vdekja e tij në moshën më të mirë i ka lënë të shokuar të gjithë. “Në emër të studentëve dhe stafit të UFAGj-së i shpreh ngushëllime familjes, të dashurve, studentëve dhe të gjithë të afërmve. Pusho në paqe Profesor”, ka shkruar ai./KP ...
Komentet te ​Aksidenti në Shqipëri, personi që humbi jetën ishte prodekan në Universitetin e Gjakovës Janë të Mbyllura

​Kosova me dy përfaqësues në finalen e kampionatit Ballkanik

Sport
Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se sot në gjysmëfinale në ring u paraqiten në 64kg, Shpetim Bajoku dhe boksieri nga Sllovenia, Veber Nik Nikolov, i cili është mjaft të papërshtatshëm por Bajoku luftoi tre raundet duke shënuar fitore unanime nga gjyqtarët dhe u kualifikua për finale. “Në 81kg, Besart Pireva boksoi kundër boksierit nga Rusia, Mironchikov Vladimir me nënshtetsi të Serbisë që përfaqëson shtetin e Serbisë, boksier me përvojë të madhe por Besart Pireva që nga raundi i parë luftoi si luan u zhvillua një luftë e fortë mes dy boksierëve u shkëmbyen shumë goditje nga dy boksierët ishte luftë e barabartë dhe ishte vështirë të caktohet fituesi, ...
Komentet te ​Kosova me dy përfaqësues në finalen e kampionatit Ballkanik Janë të Mbyllura

​Aliu: Ferizaj po bëhet qendër urbane model në gjithë vendin

Lajme
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se me guxim e dije, pasion për të mirën e qytetarëve, asgjë nuk e ndal ndryshimin e madh të Ferizajt. “Asfaltimi i nënkalimit afër Plus Marketit, bën pothuajse gati, një vepër infrastrukturore të munguar për dekada, që i jep funksionalitet qarkullimit rrugor në qendër dhe mundësi të shumëfishuar zhvillimi, bizneseve të kësaj ane. Ferizaj po bëhet, qendër urbane me infrastrukturë rrugore model në gjithë vendin”, ka shkruar ai në Facebook./KP ...
Komentet te ​Aliu: Ferizaj po bëhet qendër urbane model në gjithë vendin Janë të Mbyllura

Macron: SHBA t’i japë fund ndalimit të eksportit të vaksinave antiCOVID-19

Rajoni dhe Bota
Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi sot SHBA-së të heqë të gjitha kufizimet për eksportin e vaksinave dhe përbërësve të vaksinave kundër COVID-19. “I kërkoj shumë qartë SHBA-së t’i japë fund ndalimeve të eksportit, jo vetëm të vaksinave, por edhe të përbërësve të këtyre vaksinave që pengojnë prodhimin”, theksoi Macron, raporton ATSh. Çelësi për të prodhuar sa më shpejt vaksina për vendet e varfëra dhe vendet ndërmjetëse, është të prodhosh shumë, të heqësh ndalimet për eksportin”, nënvizoi ai në një konferencë shtypi në samitin social të BE-së në Porto./KP ...
Komentet te Macron: SHBA t’i japë fund ndalimit të eksportit të vaksinave antiCOVID-19 Janë të Mbyllura

​Manchester City- Chelsea, superderbi i Premier Ligës

Sport
Në rast fitoreje, skuadra e Pep Guardiolas do të shpallej kampion i sezonit 2020/21. Sot me fillim nga ora 18:30, Manchester City do të zhvilloj ndeshje kundër skuadrës në top formë Chelseat, ku në rast fitoreje, “Qytetarët” edhe zyrtarisht do të ngritin titullin e Premier Ligës angleze, përcjell KosovaPress. Në anën tjetër, kjo do të jetë edhe një para-finale për të dy skuadrat, pasi që të dyja do ta takohen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, në Stamboll të Turqisë. “Blutë” e Londrës pas 34 ndeshjeve gjenden në vendin e katërt në tabelë, me 17 fitore, 10 barazime dhe shtatë humbje, duke arkëtuar gjithsej 61 pikë, dy sosh ...
Komentet te ​Manchester City- Chelsea, superderbi i Premier Ligës Janë të Mbyllura

​Barcelona-Atletico Madrid, formacionet zyrtare

Sport
Pas pak minutash do të filloj derbi mes Barcelonës e Atletico Madridit, i vlefshëm ky për xhiron e 35 të La Ligas spanjolle. Tre pikët janë jetike për të dy skuadrat, ku në rast të arkëtimit të tre pikëve, Barcelona do të ngjitej nga pozita e tretë në të parën, kurse nëse skuadra e Diego Simeones arrin të siguroj fitoren, do të shkëputej pesë pikë larg vendit të dytë, përcjell KosovaPress. Formacionet zyrtare të dy skuadrave i gjeni më poshtë. Barcelona (3-4-1-2): Ter Stegen; Lenglet, Pique, Mingueza; Busquets; Alba, Pedri, De Jong, Dest; Griezmann, Messi Atletico Madridi (4-4-2): Oblak; Hermoso, Felipe, Savic, Tripppier; Lemar, Llorente, Koke, Carrasco; Suarez, Correa 16:15 Barcelona (3) – ...
Komentet te ​Barcelona-Atletico Madrid, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura

​Kundërshtohet paga minimale prej 250 euro, kritikohet Kurti për shkelje të premtimeve

Lajme
Premtimet e qeverisë për punësim dhe përmirësim të kushteve në sektorin privat, pak se po besohen. Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat po insiston në ngritje të pagës minimale në 350 euro. Meqë një vit më parë ky ishte edhe premtim i kryeministrit Albin Kurti. Për këtë paralajmërojnë mos-nënshkrim të asnjë kontrate e cila është nën këtë shumë. E, për rikthim të ekonomisë në gjendje normale, po kërkohet stabilitet politik. Ngase buxheti nuk po konsiderohet pengesë në arritjen e premtimeve. Dy prioritetet kryesore të qeverisë së re janë menaxhimi i pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 dhe lehtësimi i pasojave ekonomike dhe sociale të shkaktuara. Në programin qeverisës të miratuar dje ...
Komentet te ​Kundërshtohet paga minimale prej 250 euro, kritikohet Kurti për shkelje të premtimeve Janë të Mbyllura

​Pandemia sfidoi edhe Kryqin e Kuq, rreth 20 % u shtuan kërkesat për ndihmë

Lajme
Falë vullnetarëve në 26 degë të Kryqit të Kuq të Kosovës, po arrihet të ndihmohen dhe të shërbehen dhjetëra mijëra qytetarë. Vetëm nga fillimi i pandemisë në Kosovë, Kryqi i Kuq arriti të ndihmojë mbi 50 mijë familje në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike. Në Ditën Botërore, Koordinatori në Kryqin e Kuq të Kosovës, Armend Shala, thotë për Kosovapress se në nivel vendi ky institucion ka rreth 3 mijë vullnetarë, ku 300 prej tyre kanë qenë aktivë edhe gjatë periudhës së pandemisë. Shala tregon se çdo vit arrijnë të ndihmojnë mijëra familje, por thekson se pandemia Covid-19 ka rritur për rreth 20 për qind numrin e familjeve që kërkojnë ...
Komentet te ​Pandemia sfidoi edhe Kryqin e Kuq, rreth 20 % u shtuan kërkesat për ndihmë Janë të Mbyllura

327 TË SHËRUAR DHE 153 RASTE ME COVID-19!

Shëndetësi
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.784 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga komuna e Mitrovicës (47 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106.345 raste nga 552.070 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.203 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 327 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot ...
Komentet te 327 TË SHËRUAR DHE 153 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura