Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Chelsea mposht Manchester Cityn, ia ndal festën e titullit të kampionit

Sport
Ka përfunduar në mënyrë dramatike ndeshja në mes Manchester Cityit dhe Chelsea në stadiumin “Etihad”, pasi që Chelsea ka arritur të përmbys rezultatin, kështu duke arkëtuar tri pikë të reja. “Blutë” e Londrës si mysafirë kanë mposhtur skuadrën e Pep Guardiolas me rezultat 2:1, përcjell KosovaPress. Pjesa e parë e ndeshjes i takoi Cityt, që ishte në epërsi përmes golit të Raheem Sterling në minutën e 44’, kurse në pjesë të dytë, Chelsea ishte më agresiv në lojë, ku edhe arriti ta përmbys rezultatin, fillimisht përmes Ziyech që barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 63’, dhe në fund të ndeshjes, Marcos Alonso ishte heroi i skuadrës së Tuchel, ku ...
Komentet te Chelsea mposht Manchester Cityn, ia ndal festën e titullit të kampionit Janë të Mbyllura

BE arrin marrëveshjen me Pfizer, porositen 1.8 miliardë doza të vaksinës për Covid-19

Shëndetësi
Komisioni Evropian ka arritur një marrëveshje me BioNTech / Pfizer për të blerë deri në 1.8 miliardë doza shtesë të vaksinës së tyre Covid-19, njoftoi të shtunën (8 maj) Presidentja Ursula von der Leyen. “Jam e lumtur të njoftoj se Komisioni Evropian sapo ka aprovuar një kontratë për 900 milion doza të garantuara,” shkroi von der Leyen në Twitter. Për më tepër, marrëveshja lejon shtetet e BE të blejnë edhe 900 milion doza të tjera, shtoi ajo. “Kontrata të tjera dhe teknologji të tjera të vaksinave do të ndiqen”, shkroi von der Leyen. Kontrata e re, e cila ka mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së, do të përfshijë jo vetëm ...
Komentet te BE arrin marrëveshjen me Pfizer, porositen 1.8 miliardë doza të vaksinës për Covid-19 Janë të Mbyllura

​Kapet mbi 1 ton nargjile e kontrabanduar

Lajme
Njësit e Doganës kanë kontrolluar dhe gjetur sasi të konsiderueshme të nargjilesë në një lokacion në Malishevë. Sipas një njoftimi të doganës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative njësitet e doganës kanë kryer një kontrolle të befasishëm në një lokacion të dyshimtë në Malishevë. “Me ketë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave të kontrabanduara, respektivisht Nargjile në sasi prej 1190 Kilogramëve. Sipas vlerësimeve fillestare taksat e humbura me ketë rast do ishin në vlerë mbi 50.000 Euro. Njësitet e Doganës nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke e trajtuar këtë rast. Të gjitha mallrat janë konfiskuar. Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit ...
Komentet te ​Kapet mbi 1 ton nargjile e kontrabanduar Janë të Mbyllura

​Hoti: Jam krenar me misionin e parë ndërkombëtar i FSK-së në Kuvajt

Lajme
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se misioni i parë ndërkombëtar i FSK-së në Kuvajt, në krah të ushtrisë të SHBA-së, është realizim i vizionit të themeluesve të shtetit të pavarur të Kosovës dhe ëndrrës të të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës. “Ky është moment i jashtëzakonshëm për ne që e duam Kosovën si shtetin tonë të përhershëm, që besojmë fuqishëm dhe angazhohemi për përhershmërinë e Kosovës së pavarur, të integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA. Jam krenar që në mandatin tonë qeverisës arritëm të sigurojmë mbështetjen amerikane për të realizuar këtë mision”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te ​Hoti: Jam krenar me misionin e parë ndërkombëtar i FSK-së në Kuvajt Janë të Mbyllura

​Qytetarja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur

Lajme
Një 34 vjeçare nga Ferizaj me inicialet F.R, në afërsi të shkollës fillore dhe të mesme të ulët ‘’Gjon Serreqi’’, në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe një dokumente të humbura. Sipas policisë, portofoli i përkiste një vajze me inicialet E.G, 28 vjeçe. “Ajo menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt. Pas procedurave të verifikimit të pronares, në prani të policisë, pronares i kthehen paratë ( 213 euro, letërnjoftimi i RKS-së dhe një dokument tjetër). Me këtë rast, drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetaren F.R, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit ...
Komentet te ​Qytetarja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur Janë të Mbyllura

​Një muaj paraburgim për të dyshuarin që sulmoi një person pse nuk ia dha biçikletën

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor. Sipas gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, Hakile Ilazi, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se më 7 maj të këtij viti në një fshatë në Ferizaj, ka kryer veprën e lartcekur. “I pandehuri ishte nisur për të shkuar në xhamin e fshatit për të marrë hoxhën, në rrugë e sipër kishte takuar të dëmtuarin D.M dhe dy persona të tjerë, i ...
Komentet te ​Një muaj paraburgim për të dyshuarin që sulmoi një person pse nuk ia dha biçikletën Janë të Mbyllura

​Vdes teksa futet në det 71-vjeçari në Shëngjin

Shqipëri
Një 71-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme në Shëngjin. I moshuari ka humbur jetën teksa po lahej nw det dhe vdekja dyshohet të ketë ardhur nga ataku kardiak. 71-vjeçari kishte ardhur për pushime te e bija në Lezhë, ndërsa ditën e sotme kishte shkuar për të bërë plazh. “Më datë 08.05.2021, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasi F.L.,78 vjeç, banues në Gjirokastër.” – njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./KP ...
Komentet te ​Vdes teksa futet në det 71-vjeçari në Shëngjin Janë të Mbyllura

​Tottenham pëson humbje nga Leeds, mbetet e hapur gara për Top 4

Sport
Skuadra londineze Tottenham Hotspur ka pësuar humbje 3:1, si mysafirë i Leeds United, kështu duke lënë çdo gjë të hapur në garën për Top 4, në Premier Ligën agleze. Fillimisht, ishte Leeds që kaloi i pari në epërsi përmes golit të Stuart Dallas në minutën e 13’, por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi që në minutën e 25’ Heung-Min Son barazon shifrat në 1:1, përcjell KosovaPress. Tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, Leeds rikthen epërsinë, ku sulmuesi Patrick Bamford shënoi për 2:1 në minutën e 42’. Për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij, në minutën e 84’ spanjolli Rodrigo shënon për 3:1, kështu duke e vulosur ...
Komentet te ​Tottenham pëson humbje nga Leeds, mbetet e hapur gara për Top 4 Janë të Mbyllura

​Tifozët e Interit në festë para “Giuseppe Meazzas”

Sport
Para ndeshjes së Interit me Sampdorian, tifozët e “Nerazzurëve” janë mbledhur para stadiumit “Giuseppe Meazza”, për të pritur skuadrën e tyre që ta festojnë titullin e 19 në histori të klubit. Interi xhiron e kaluar e siguroi titullin e Serie A, pas barazimit të Atalantas 1:1 kundër Sassuolos, duke e ndalur kështu dominimin 11 vjeçar të Juventusit, përcjell KosovaPress. Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes Interit e Sampdorias, ku tanimë kampioni i Italisë pas 25’ minutave lojë, është duke udhëhequr me rezultat minimal 1:0./KP ...
Komentet te ​Tifozët e Interit në festë para “Giuseppe Meazzas” Janë të Mbyllura

​Fillon ndeshja kundër Chelseat, fitorja e shpall kampion Manchester Cityn

Sport
Ka filluar ndeshja mes Manchester Cityt e Chelseat që po zhvillohet në stadiumin “Etihad”, ku fitorja është jetike për skuadrën e Pep Guardiolas që të shpallet sot kampion. City do të zhvillojë ndeshje si vendas kundër një skuadre që është duke kaluar nëpër super formë si Chelsea, ku po të njëjtat skuadra do të takohen përsëri në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, përcjell KosovaPress. Momentalisht, skuadra e Manchester Cityt kryeson tabelën me 80 pikë, ndërsa Chelsea gjendet në pozitën e katërt me 61 pikë, dy më pak se Leicester në pozitën e tretë./KP ...
Komentet te ​Fillon ndeshja kundër Chelseat, fitorja e shpall kampion Manchester Cityn Janë të Mbyllura