Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 21°C, në zonat e ulëta nga 16ºC në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 30°C. Era do të jetë në drejtim Verior ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë. Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore në Shqipëri./KP ...
Komentet te Diell dhe temperatura deri në 30 gradë në Shqipëri Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Federata e Boksit të Kosovës ka njoftuar se sot në finale të kampionatit Ballkanik të boksit, që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, do të përfaqësohet nga Bashkim Bajoku në kategorinë e 52 kilogramëve, dhe me Shpëtim Bajokun në kategorinë e 64 kilogramëve, përcjell KosovaPress. Në përballjet e ditës së djeshme, Shpëtim Bajoku mposhti boksierin slloven Veber Nik Nikolov me rezultat unanim nga gjyqtarët, dhe kështu u kualifikua për në finalen e këtij kampionati në Zagreb. Në anën tjetër, Besart Pireva në kategorinë e 81 kilogramëve u mposht nga përfaqësuesi serb Mironchikov Vladimir me vendim unanim nga gjyqtarët, në një luftë që ishte thuajse e barabartë, dhe kështu siguroi medaljen ...
Komentet te Bashkim dhe Shpëtim Bajoku përfaqësojnë Kosovën në finale të kampionatit Ballkanik të boksit Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.784 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga komuna e Mitrovicës (47 vjeç). “Numri total i rasteve pozitive është 106.345 raste nga 552.070 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.203 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 327 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.384 raste, kurse numri i rasteve aktive është ...
Komentet te 106.345 me Covod-19 që nga rastet e para në Kosovë Janë të Mbyllura
Dita e sotme do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe relativisht e qetë. Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologji k i Kosovës. “Në vlerat e temperaturave minimale do të kemi rënie, derisa ato maksimalet do të shënojnë rritje. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, përjashtuar kontaktit direkt të rrezeve të diellit, për shkak të vlerave të larta të indeksit UV. Temperaturat minimale do të zbresin deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s”, bën të ditur IHM/KP ...
Komentet te Sot mot me diell Janë të Mbyllura
Kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech kanë rënë dakord të dhurojnë vaksina kundër COVID-19 për atletët dhe stafin e Lojërave Olimpike Verore Tokio 2020, të cilat do të mbahen këtë vit pasi u shtynë për shkak të pandemisë, njoftoi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CON). “Në kuadër të planeve për të garantuar Lojëra Olimpike dhe Paraolimpike të sigurta dhe të Tokio 2020, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi nënshkrimin e një Memorandumi të Mirëkuptimit me Pfizer Inc. dhe BioNTech SE për të dhuruar doza të vaksinave kundër COVID-19 për pjesëmarrësit e Lojërave nga Komitetet Kombëtare Olimpike dhe Paraolimpike në të gjithë botën”, theksoi KON në faqen e tij internetit. “Komitetet Olimpike Kombëtare do të punojnë ...
Komentet te Tokio 2020, Pfizer dhe BioNTech dhurojnë vaksina kundër COVID-19 Janë të Mbyllura
Policia e Shqipërisë në një raport paraprakë ka njoftuar se shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe nga Gjilani, dyshohet se kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit, janë helmuar. Ndërkohë, janë proceduar penalisht dy mjekë në Manës për veprën “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë. Raportin e policisë e ka publikuar ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Haliti nga Gjilani për humbjen e jetës së familjarëve të saj në Gjirin e Lalëzit në Shqipëri. Ambasada ...
Komentet te Vdekja e tre anëtarëve të familjes nga Gjilani, dyshohet se u helmuan nga konsumimi i kërpudhave Janë të Mbyllura
Prodhimi ka rëndësi të madhe për ekonominë e vendit dhe kërkon shumë faktorë të lëvizin në drejtim të tyre. Problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit kosovarë e që theksohen vazhdimisht janë Tatimet e larta mbi Vlerën e Shtuar, ekonomia joligjore, financimi i vështirë për bizneset, normat e larta të interesit, jostabiliteti me energji elektrike në disa rajone të Kosovës, por edhe niveli i lartë i produkteve të importuar që në tregun e Kosovës, kanë dallim në çmim pothuajse të njëjtë me produktet vendore. Për shkak të industrisë së dobët të prodhimit në Kosovë eksporti i produkteve “Made in Kosova” në vende të ndryshme të Evropës dhe botës kap vlerën e ...
Komentet te Prof. Ass. Dr. Artan Haziri: Problemet e prodhuesve vendorë! Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku tre anëtarë të familjes Haliti kanë vdekur. Mediat raportojnë se të njëjtit dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Shqipëri. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka i ka dërguar një telegram ngushëllimi familje Haliti pas humbjes tragjike të tre anëtarëve në Shqipëri. “E nderuar familje Haliti, me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e ...
Komentet te Vdesin tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani derisa ishin në Shqipëri Janë të Mbyllura
Papa Françesku sot bëri thirrje për ndërprerje të përkohshme, në lidhje me vaksinën e koronavirusit, për shkak të së drejtës së autorësisë. Papa deklaron: “Natyra dhe njeriu duhet të jenë të bashkuar. Zoti dhe Krijuesi ka ngulitur në zemrat tona një frymë të re dhe bujare, për të braktisur individualizmin tonë dhe për të promovuar të mirat e përditshmërisë. Një frymë drejtësie që do të na mobilizojë për të arritur qasjen universale të vaksinës dhe ndërprerjen e përkohshme të së drejtës së autorit. Një frymë e bashkuar, e cila do të na lejojë të krijojmë një model tjetër ekonomik, më të drejtë, të qëndrueshëm, që përqafon të gjithë njerëzit.” Kujtojmë ...
Komentet te Papa Françesku mbështet presidentin Biden për pezullimin e patentave të vaksinave kundër Janë të Mbyllura
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se bashkë-zbarkimi i parë ndërkombëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës me U.S. Army në Kuvajt, do të ndihmojë të forcojë aftësinë tonë për të mbrojtur veten duke përmirësuar ndërveprueshmërinë me partnerët tanë amerikan. “Me këtë rast, pranoni përshëndetje nga MM dhe FSK. Kosova po kontribuon për Paqen dhe Sigurinë ndërkombëtare”, ka shkruar ai në Facebook./KP ...
Komentet te Mehaj: Kosova po kontribuon për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare Janë të Mbyllura