Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Indonezia regjistroi 10 raste me variantin e ri indian të koronavirusit

Rajoni dhe Bota
Të paktën 10 persona në Indonezi janë infektuar me variantin e koronavirusit të zbuluar në Indi. Ministri indonezian i Shëndetësisë, Budi Gunadi Sadikin, tha se rastet më së shumti u zbuluan në provincat e Sumatrës Jugore dhe Kalimantanit Qendror. “Ministria e Shëndetësisë do të kryejë renditjen e gjenomit në ato zona për të përcaktuar modelin e përhapjes së tij,” tha Sadikin në një konferencë shtypi virtuale. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, varianti indian hyri në vend më 7 janar. Rasti i parë u zbulua tek një punëtor migrant në Medan, Sumatran Veriore, i cili sapo ishte kthyer nga Malajzia. Në fillim të prillit, një punonjës shëndetësor në Xhakartë ishte infektuar gjithashtu ...
Komentet te ​Indonezia regjistroi 10 raste me variantin e ri indian të koronavirusit Janë të Mbyllura

​Gastronomët duan lirim të masave: S’jemi paguar ende për dy javët që u mbyllëm

Lajme
Shoqata e Gastronomeve të Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të bëjë një plan për sezonin veror, pasi iu ishte premtuar se nëse do të respektohen masat dhe bie numri i të infektuarve me COVID-19, atëherë do të ketë lirim të masave. Megjithatë, nga kjo shoqatë thanë se këto premtime nuk po mbahen, ndërsa paralajmërojnë protesta në qoftë se nuk do të ulen së bashku me ekzekutivin për shqyrtimin e masave të reja. Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi thotë për KosovaPress se qeveria nuk përmbushi kërkesat e tyre si dhe nuk mbajti premtimet, ndërsa shton se nuk iu dhanë as subvencionet e premtuara pas mbylljes dyjavore. ...
Komentet te ​Gastronomët duan lirim të masave: S’jemi paguar ende për dy javët që u mbyllëm Janë të Mbyllura

Policia sqarohet për incidentin në Zubin Potok: Përkundër kërkimeve, nuk kemi gjetur gëzhoja të armës së shkrepur

Lajme
Sqarim nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin e datës 09.05.2021, në zonën e komunës së Zubin Potokut Policia e Kosovës ka dhënë një sqarim për incidentin e së dielës në zonën e Komunës së Zubin Potok-ut, përkatësisht të fshatit Bube. Në sqarim thuhet se me të marrë informatën për lidhur me incidentin kanë ndërmarr të gjitha veprimet operative dhe ato preliminare hetimore me qëllim të zbardhjes së rrethanave të incidentit të raportuar. Nga policia thonë se në fshatin Bube janë dërguar njësitet patrulluese policore të mbështetura nga hetuesit policor dhe Njësia për Reagim të Shpejtë, ku sic thuhet kanë kontrolluar zonën dhe kanë biseduar me banorë të asaj zone ...
Komentet te Policia sqarohet për incidentin në Zubin Potok: Përkundër kërkimeve, nuk kemi gjetur gëzhoja të armës së shkrepur Janë të Mbyllura

BIE NUMRI I TË INFEKTUARVE ME COVID-19

Shëndetësi
202 TË SHËRUAR DHE 47 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.183 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (53 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106.489 raste nga 556.365 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.210 raste të vdekjes. Gjatë ...
Komentet te BIE NUMRI I TË INFEKTUARVE ME COVID-19 Janë të Mbyllura

BIK-u vendos: Xhamitë do të hapen 15 minuta para faljes së Bajramit

Lajme
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njoftoi se muaji i Ramazanit përfundon ditën e mërkurë, më 12 maj 2021, ndërsa dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është ditën e enjte më 13 maj 2021. Për shkak të gjendjes pandemike në xhamitë e vendit nuk do të ketë manifestim tradicional, madje edhe namazi i sabahut do të falet nëpër shtëpi, e në xhamia do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit. Falja e namazit të Fitër – Bajramit do të bëhet në orën 05:53 ndërsa xhamitë do të hapen vetëm 15 minuta para faljes së namazit të Bajramit. BIK-ut i kërkohet nga besimtarët që gjatë faljes së namazit ...
Komentet te BIK-u vendos: Xhamitë do të hapen 15 minuta para faljes së Bajramit Janë të Mbyllura

Ministri Mehaj: E ardhmja është NATO

Lajme
Nga viti i ardhshëm, Ministria e Mbrojtjes do të ketë mbi 100 milionë euro më shumë në buxhetin e saj. për këtë ka shkruar edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se me rritjen e konsiderueshme të buxhetit, Qeveria Kurti tregon përkushtimin e saj që Kosova të ketë një ushtri moderne dhe me standarde të NATO-së dhe e gatshme për mbrojtjen e vendit. Ai thekson edhe se e ardhmja është në NATO. Mehaj tutje ka shkruar se forca moderne e pajisur mirë dhe me pjesëtarët me kushte sikur te vendeve të NATO-s është përkushtim i tij si ministër i Mbrojtjes. “Forca moderne, e pajisur mirë dhe me pjesëtarët me ...
Komentet te Ministri Mehaj: E ardhmja është NATO Janë të Mbyllura

Të mërkurën në Kosovë arrijnë edhe 38 mijë vaksina antiCOVID-19

Shëndetësi
Të mërkurën në Kosovë do të arrijnë në Kosovë edhe 38 mijë e 400 doza të tjera të vaksinë antiCOVID-19, vaksina këto që vijnë në kuadër të aleancës COVAX. Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër COVID-19 do të vijohet edhe më tej vaksinimi i kategorive të parapara sipas planit shtetërore të vaksinimit kundër COVID-19. “Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza. Këto doza do të ...
Komentet te Të mërkurën në Kosovë arrijnë edhe 38 mijë vaksina antiCOVID-19 Janë të Mbyllura

​VV: Nga viti i ardhshëm buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë mbi 100 milionë euro

Lajme
Buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes, vitin e ardhshëm do të jetë të jetë mbi 100 milionë euro. Kështu kanë bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një shkrimi në “facebook”. Në shkrimi në “facebook” thuhet se Qeveria Kurti ka prioritet që Kosova të ketë një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale. “Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në mbledhjen e 10-të të Qeverisë parasheh që, duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes për herë të parë të jetë mbi 100 milionë euro. Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme ...
Komentet te ​VV: Nga viti i ardhshëm buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë mbi 100 milionë euro Janë të Mbyllura

Rreth 3 mijë e 700 të vaksinuar me Pfizer(Video)

Shëndetësi
Për gjashtë ditë në Kosovë janë vaksinuar rreth 3 mijë e 700 persona të personalit shëndetësor. Koordinatori i sallës “1 Tetori”, në Prishtinë, Niman Bardhi ka treguar se vetëm gjatë së hënës janë vaksinuar 120 mjekë e staf shëndetësor. “Është dita e 6 me radhë e vaksinimit në sallën 1 tetori me vaksinë Pfizer. Deri në këto çaste në ditën e sotit janë të 120 persona, përderisa në total shkon numri rreth 3 mijë e 700, nëse i referohemi totalit të përgjithshëm janë diku rreth 28 mijë vaksina përfshirë AstraZenceca dhe Pfizer. Pjesa e personelit shëndetësor është prezent por jo në numrin që kemi pritur, ndoshta përshkak të festës. Por ...
Komentet te Rreth 3 mijë e 700 të vaksinuar me Pfizer(Video) Janë të Mbyllura

Vushtrria dhe KFOR-i në aksionin “Për një ambient të pastër”, pastrojnë fshatin Maxhunaj

Lajme
Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me KFOR-in në fshatin Maxhunaj kanë organizuar sot aksion pastrimi nën moton “Për një ambient më të pastër”, e nga ku u bë thirrje që të ruhet ambientu. Këtij aksioni i’u bashkëngjiten edhe banorët e fshatit Maxhunaj dhe Klubi i Gjelbër i shkollës “Rilindja”. Komuna e Vushtrrisë ka dhuruar edhe disa kontejnerë të cilën janë vendosur rreth zonës që sot u pastrua nga mbeturinat. I pari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se janë bashkuar të gjithë sot në këtë aksion pastrimi në mënyrë që të ketë një ambient të pastër. Tahiri ka ftuar qytetarët që të mos hedhin mbeturina dhe të ruajnë ambientin ...
Komentet te Vushtrria dhe KFOR-i në aksionin “Për një ambient të pastër”, pastrojnë fshatin Maxhunaj Janë të Mbyllura