Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-drejtorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Prof. Dr. Sadri Fetiu. Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se profesor Fetiu ishte profesionist shembull, i cili asnjëherë nuk e ndau shqiptarizmin nga puna e tij. Postimi i plotë i Hoxhajt: Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e mikut dhe vendasit tim, Prof. Dr. Sadri Fetiut, ish-drejtorit të Insitutit Albanologjik të Prishtinës. Profesor Sadriu ishte edhe intelektual edhe patriot. Në një jetë kushtuar dijes, asnjëherë nuk ndau shqiptarizmin nga puna e tij. Ata që kanë pasur fatin ta njohin, e dinë se ai ishte një profesionist shembull, familjar ...
Komentet te Hoxhaj ngushëllon për vdekjen e Sadri Fetiut: Ishte profesionist shembull Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se 22- vjet më parë ë Betejën e Çabratit e cila filloi me 7 maj por zgjati disa ditë, luftëtarët e Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u vunë nën mbrojtje të popullsisë civile, e cila u përballë me terrorin e forcave gjenocidale serbe. Osmani ka shkruar në Facebook se në përpjekjen treditëshe të tyre për t`u bërë mburojë e civilëve, ranë 22 dëshmorë dhe 107 civilë. “Përpjekjet për mbrojtjen e pragut të shtëpisë janë dëshmia autentike e luftës së drejtë për lirinë që e gëzojmë sot. I përjetshëm qoftë kujtimi për martirët dhe për të gjithë ata dëshmorë që patën ...
Komentet te Osmani: Mbrojtja e pragut të shtëpisë dëshmia autentike e luftës së drejtë për liri Janë të Mbyllura
Nëse keni një fytyrë delikate dhe me probleme e dini fare mirë se sa e vështirë është të gjesh produktet e duhura. Maskat apo trajtimet shpesh duket sikur nuk kanë asnjë efekt mbi aknet, yndyrën apo rrudhat. Kjo sepse nuk keni gjetur ende të duhurën për ju. Nëse doni një trajtim që është ideal për të gjitha fytyrat atëherë provoni sugjerimin e AgroWeb.org. Trajtimi i fytyrës me turmerik dhe argjilë jeshile ka veti antinflamatore duke ndihmuar kështu lëkurën të fitojë balancat e saj. Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së këtij trajtimi natyral. Përbërësit 1 lugë çaji turmerik (e gjeni si erëzë pluhur në dyqane) 1 lugë ...
Komentet te TURMERIK DHE ARGJILË, TRAJTIMI IDEAL PËR ÇDO FYTYRË Janë të Mbyllura
25 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut pas bërjes së 1.016 testeve. Rastet janë në Shkup 15, Kumanovë 4, Prilep, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Berovë dhe Vinicë nga 1. 408 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Janë konfirmuar 16 persona të vdekur: 6 nga Shkupi (61, 65, 71, 74, 76 dhe 80), 2 persona nga Tetova (69 dhe 82) dhe nga 1 i vdekur nga Manastiri (85), Ohri (79), Kumanova (55), Kavadari (83), Gostivari (77), Kërçova (72), Radovishi (62) dhe Dellçeva (72). Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 154.051, numri i pacientëve të shëruar është ...
Komentet te 16 viktima dhe 25 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni Janë të Mbyllura
Shtatë herë fituesja e turnout Wimbledon dhe një nga tenistet më të famshme të viteve të fundit, Serena Williams ka vënë në dyshim pjesëmarrjen në Olimpiadën e Tokyos. Amerikania rikthehet në aksion për herë parë në turneun e Romës që pas eliminimit në gjysmëfinalen e Australian Open dhe gjatë konferencës për shtyp e pyetur për objektivat e sezonit ajo ngriti dyshime për garimin në Lojërat Olimpike. “Jam stërvitur mirë këto 3 javët e fundit, ndihem mirë fizikisht dhe në Romë më pëlqen gjithmonë të garoj ndaj dhe jam këtu. Olimpiada? Kam menduar shumë për këtë pjesë, fakti që nuk lejohen familjarë me vete për të na shoqëruar më ka bërë ...
Komentet te Serena Williams e pranon se mund të mos garojë në Lojërat Olimpike Janë të Mbyllura
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka dhënë përgjigje të prerë debatit të ngritur kohët e fundit lidhur me vlerat e luftës së UÇK-së dhe përpjekjeve për liri në të gjitha etapat e historisë sonë të lavdishme. Përmes një postimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se sa herë kur ka qenë në pyetje interesi kombëtar dhe ai shtetëror, ka kapërcyer kufijtë partiak dhe ka tejkaluar veteveten. Haradinaj ka arsyetuar pasardhësit e personaliteteve të shquara kombëtare, që për shkak të rrethanave jetësore, ata nuk kanë mundur të jenë gjithëherë të jenë në lartësinë e prindërve të tyre. Gjithashtu, Haradinaj ka bërë të ditur se ai ...
Komentet te Haradinaj: Për interesin e kombit dhe shtetit, gjithmonë kam tejkaluar vetveten Janë të Mbyllura
Në vendin tonë kanë arritur mbi tri mijë doza të vaksinës Pfizer nga Bashkimi Evropian. Kurse, Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se të mërkurën do të arrijnë edhe 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca në kuadër të aleancës COVAX. Përndryshe, javën e kaluar Kosova ka marrë 4 mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer me të cilat po vaksinohen punonjësit shëndetësorë. Ndërsa, nëpërmjet përmes programit COVAX, Kosova në muajin mars ka marrë 24 mijë vaksina AstraZeneca./KP ...
Komentet te Kosova mori sot mbi 3000 vaksina nga BE-ja, të mërkurën arrijnë edhe 38.400 vaksina Janë të Mbyllura
Një revistë e krahut të djathtë në Francë tha se mbi 100,000 njerëz kanë nënshkruar një letër të hapur të një grupi ushtarësh në shërbim, që paralajmërojnë për kërcënimin e luftës civile në Francë. Letra, e publikuar të dielën vonë në “Valeurs Actuelles”, e akuzon Qeverinë për “koncesione” ndaj islamizmit dhe thotë se çështja “ka të bëjë me mbijetesën e vendit tonë”. Revista tha se gati 133,000 njerëz e kanë nënshkruar letrën deri të hënën, në orën 1:30 pasdite. Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, aleat i ngushtë i presidentit Emmanuel Macron, e cilësoi letrën si një “manovër të vrazhdë” dhe akuzoi nënshkruesit e saj për mungesë të “guximit”./KP ...
Komentet te Paralajmërimi i ushtarëve: “Franca po përgatitet për një luftë civile” Janë të Mbyllura
Një vajzë e re italiane mori dje aksidentalisht gjashtë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech. Tashmë ajo është nën vëzhgim nga mjekët në spitalin e Toskanës, pa ndërlikime shëndetësore. Mësohet se gabimi ka ndodhur nga infermierja e cila, në vend që të injektonte një dozë të vaksinës, përdori të gjithë përmbajtjen e shishes, për të vaksinuar studenten 23-vjeçar të mjekësisë, sipas medias italiane “AGI”. Ndërkohë provat klinike të vaksinës Pfizer-BioNTech në rastet e mbidozimit janë bërë deri në katër doza. Rasti i marrjes së gjashtë dozave në të njëjtën kohë nuk është përfshirë në literaturë./KP ...
Komentet te Infermierja bën gabim, i injekton 23-vjeçares gjashtë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech Janë të Mbyllura
Për herë të parë që nga korriku i vitit të kaluar më Angli nuk është regjistruar asnjë vdekje si pasojë e Covid-19. Mediat e huaja bëjnë me dije se asnjë vdekje nuk është regjistruar po ashtu edhe në Skoci e Irlandën e Veriut të hënën. Kurse në Uells u raportuan të paktën katër humbje jete. Edhe pse shifrat janë gjithnjë të ulëta pas fundjavës, mediat raportojnë se të dhënat sugjerojnë që kombinimi i karantinës me vaksinat kanë dhënë efektin e dëshiruar duke e ulur numrin e të vdekurve./KP ...
Komentet te Anglia raporton 0 vdekje nga Covid-19 Janë të Mbyllura