Këshilli i Bashkimit Evropian, 5 ditë para mbledhjes së sotme të ministrave të jashtëm të BE, i kanë dërguar një letër delegacioneve të vendeve të BE. Këshilli i Bashkimit Evropian në paragrafin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka kërkuar që për këto dy vende të fillojnë negociatat e anëtarësimit me BE sa më shpejt të jetë e mundur. Po ashtu në dokument thuhet se duhet të ruhet vrulli i reformave në këto dy vende dhe të ecet përpara me integrimit evropian./KP ...
Komentet te Këshilli i BE: Thelbësore që negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejt Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Pas një mbylljeje gjashtëmujore, më në fund, Republika Çeke ka rihapur dyqanet e shitjes me pakicë. Rihapja u shoqërua me rregulla dhe kufizime, me blerësit që e kishin të detyrueshme mbajtjen e maskave mbrojtëse FFP2 dhe me një numër të kufizuar klientësh brenda hapësirave (një person për 15 metra katrorë hapësirë). Të gjitha dyqanet që shisnin mallra të gjykuara si jothelbësore u mbyllën në fund të tetorit dhe u hapën vetëm për pak kohë gjatë periudhës së Krishtlindjes. “Rreth një në 10 dyqane ka dalë nga biznesi për shkak të bllokimit të gjatë”, tha gazeta e biznesit “Hospodarske noviny”, duke cituar përfaqësues të industrisë. Numrat e infeksioneve janë përmirësuar ndjeshëm ...
Komentet te Çeki, rihapen bizneset jothelbësore Janë të Mbyllura
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, informoi se ditën e sotme vjen dërgesa e radhës e vaksinave “Pfizer”, prej 11,700 dozash, nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë “Pfizer” dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian. “Janë më shumë se 740 mijë vaksina të ardhura në Shqipëri deri më sot, ndërkohë që sot priten edhe 11,700 doza të vaksinës ‘Pfizer’ nga dy kontratat që kemi, nga kontrata me ‘Pfizer’ priten 7020 doza dhe kontrata me BE mbi 4 mijë doza”, tha Manastirliu. Duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit për punonjësit e fabrikave me material porositësi, Manastirliu deklaroi se vaksinimi po vijon me ritme të larta dhe në total ...
Komentet te Sot në Shqipëri mbërrijnë edhe 11,700 doza të tjera nga Pfizer Janë të Mbyllura
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë së bashku rrugën e integrimit evropian, apo njëkohësisht t’i nisin bisedimet për anëtarësim në BE, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas takimit të hënën në Bruksel me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Zaev, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve MIA, tha se ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është në interesin e askujt. Siç transmeton MIA, Zaev i tha presidentes së KE-së se “identiteti dhe gjuha nuk duhet të jenë objekt i negociatave me BE-në në asnjë rrethanë”. “Është në interesin tonë të ecim së bashku. Interesi i Shqipërisë është të shkojmë së ...
Komentet te Zaev: Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën drejt BE-së Janë të Mbyllura
Shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton, i cili garon për Mercedes, dëshiron të marrë një pasqyrë të qartë të së ardhmes së tij në ekip përpara pushimit të Formula 1 në gusht. “Ne nuk duam të nxitojmë asgjë, por mendoj se duhet të jemi të arsyeshëm dhe të bëjmë biseda”, theksoi Hamilton pasi fitoi Grand Prix të Spanjës të dielën. “Do të ishte mirë të kishim rregulluar diçka të mirë para pushimit në mënyrë që të kemi një pamje të qartë të së ardhmes”, shtoi ai. Kontrata e Hamilton për vitin 2021 u ra dakord vetëm në shkurt dhe britaniku tha se vonesa nuk pritej. Ai dhe drejtori i ...
Komentet te Hamilton dëshiron një pamje të qartë për të ardhmen te Mercedesi Janë të Mbyllura
Teksa New York po del ngadalë nga kriza e pandemisë së koronavirusit, ende qindra trupa të viktimave të pandemisë mbeten në kamionët frigoriferikë jashte spitaleve në fasadën bregdetare të Brooklyn, raportonte e përditshmja Washington Post. Më shumë se një vit pas kulmit të pandemisë, morgët e improvizuar shihen ende në parkun Sunset. Në raportin e këshillit të New York javën e kaluar pranohej se rreth 750 trupa viktimash të Covid-19 ende gjenden në kamionë, teksa masat për reduktimin e numrit të tyre kanë nisur së fundmi. Dina Maniotis, komisionere e zyrës së mjekut ligjor tha se shumica e tyre ndodhen në Hart Island, pranë Bronx, ku prej më shumë se ...
Komentet te WP: Ende qindra trupa viktimash të Covid-19 në kamionë frigoriferikë në New York Janë të Mbyllura
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ky njeri ka qëlluar disa herë nga një pistoletë dje pasdite, dhe dyshohet se ai më pas ka hedhur armën e tij në lumin Ibër. Policia gjeti dhe konfiskoi në vend dy gëzhoja pistolete gazi. Siç thuhet, me vendim të prokurorit, kjo çështje hyn në procedurë të rregullt./KP ...
Komentet te Një person shoqërohet në Polici për të shtënat në veri të Mitrovicës Janë të Mbyllura
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e mërkurë, më 12 maj. Sipas njoftimit, dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është ditën e enjte më 13 maj. “Për shkak të gjendjes pandemike në xhamitë e vendit nuk do të ketë manifestim tradicional, madje edhe namazi i sabahut do të falet nëpër shtëpi, e në xhamia do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit. Falja e namazit të Fitër – Bajramit do të bëhet në orën 05:53. Ndërsa, xhamitë do të hapen vetëm 15 min para faljes së namazit të Bajramit. Kërkohet nga besimtarët që gjatë faljes së namazit ...
Komentet te Në xhamia do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit Janë të Mbyllura
Programi i qeverisë Kurti II për politikën e jashtme po vlerësohet i njëjtë dhe përsëritje e qëndrimeve me qeveritë paraprake në vitet e fundit. Njohjet e reja, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, procesi integrues në BE, liberalizimi i vizave, fuqizimi i mërgatës dhe dialogu me Serbinë po konsiderohet se janë ndër të përbashkëtat e programeve qeverisëse. Për dallim prej qeverisë Kurti I, kësaj radhe ekzekutivi nuk ka paraparë vendosje të masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, si dhe hartimin e një platforme për dialogun. Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha thotë për KosovaPress, se programi i qeverisë Kurti II, për politikën e jashtme në përgjithësi është përsëritje e qëndrimeve që i kemi ...
Komentet te Programi i qeverisë Kurti II për politikën e jashtme vlerësohet i njëjtë me qeveritë e kaluara Janë të Mbyllura
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se ka ardh koha që Kosova të hyjë në fazën e normalizimit të pandemisë me COVID-19. Haziri ka kërkuar edhe që paralelisht me vaksinimin të filloj edhe lehtësimi i masave antiCVOVID-19. Megjithëkëtë, Haziri në konferencën për media ka thënë se Qeveria Kurti 2 nuk e ka guximin që të veproj në këtë drejtim dhe se kjo qeveri nuk ka një plan mbi menaxhimin e pandemisë COVID-19. Haziri: Qeveria Kurti nuk ka guximin me vepru, nuk ka asnjë plan për menaxhimin e pandemisë “Kërkoj zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK-së, në anën tjetër qeveria e ka për obligim me rishiku. Ka ardh koha me ...
Komentet te Haziri: Ka ardh koha me hy në fazën e normalizimit nga pandemia, Qeveria Kurti nuk e ka guximin me vepru Janë të Mbyllura