Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Mbi 790 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Lajme
Për shkak të mosrespektimit të masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona, Policia e Kosovës po vazhdon që të gjobisë personat fizikë dhe juridikë. Vetëm në 24 orët e fundit policia ka shqiptuar 791 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore. Ndërkohë që në vend ka rënë numri i rasteve pozitive me COVID-19. Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit ka njoftuar për 97 raste të reja COVID-19 dhe vdekjen e pesë personave./KP ...
Komentet te ​Mbi 790 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID Janë të Mbyllura

6 punë që mund t’i bëni nëse keni diplomë në filozofi

Kult
Me siguri se që prej fillimit të studimeve në filozofi ju kanë pyetur se përse e keni zgjedhur këtë drejtim ose çfarë do të bëni me të. Në shumicën e kohës njerëzit nuk e shohin këtë si një profesion që mund të bësh diçka me të përveç se të jesh filozof. Por nuk është kështu. Diploma e arteve liberale nuk ka domosdoshmërisht një rrugë të paracaktuar karriere të bashkëngjitur me të, por kjo nuk do të thotë që ajo nuk është e vlefshme. Diploma në filozofi mund t’ju “gjejë” punë në një gamë të gjerë fushash, mjafton që t’i njihni se cilat aftësi i keni fituar gjatë studimeve në këtë ...
Komentet te 6 punë që mund t’i bëni nëse keni diplomë në filozofi Janë të Mbyllura

Një vit pandemi, miq dhe familjarë mund të përqafohen në Britaninë e Madhe, Johnson njofton lehtësimet

Rajoni dhe Bota
Miqtë dhe familjarët në Britaninë e Madhe mund të përqafohen për herë të parë pas një viti pandemie. Kryeministri Boris Johnson do të njoftojë sot lehtësimin e masave të koronavirusit, duke filluar nga 17 maji. Pas fitores mahnitëse të zgjedhjeve lokale të laburistëve, ai do të njoftojë se suksesi i përhapjes së vaksinave lejon lehtësimin e mëtejshëm të bllokimit. Pub-et, restorantet dhe kafenetë në të gjithë Anglinë do të mund të presin përsëri klientët brenda nga e hëna e 17 majit. Hotelet, B&B, kinematë, teatrot dhe muzetë do të rihapen ndërsa kufijtë për ceremonitë mortore janë hequr Boris Johnson do të paralajmërojë një kthim në liri sot, duke u zotuar ...
Komentet te Një vit pandemi, miq dhe familjarë mund të përqafohen në Britaninë e Madhe, Johnson njofton lehtësimet Janë të Mbyllura

​Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19

Shëndetësi
Aktualisht në Kosovë janë 6 mijë e 559 raste aktive me COVID-19. Virus ky që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive e deri më tani preku 106 mijë e 442 persona. Shkak i infektimit me virusin korona kanë vdekur 2 mijë e 208 qytetarë. Në raportin e fundit, Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), njoftoi për 5 të vdekur dhe 97 raste të reja pozitive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.112 ...
Komentet te ​Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura

​Sot e nesër mot me diell

Lajme
Gjatë së hënës në Kosovë do të mbajë mot me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius dhe maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 20-26 gradë. Për çka Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka këshilluar që nga ora 9:00 deri në orën 17:00 të mos ju ekspozoheni direkt rrezeve të diellit. Edhe dita e martë do të jetë me diell. Ndërsa të mërkurën parashihet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. “Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të hënën dhe të martën do të ketë më shumë rreze dielli. Nga dita e mërkurë një sistem vranësirash të ...
Komentet te ​Sot e nesër mot me diell Janë të Mbyllura

Katër vjet nga rënia e qeverisë LDK- PDK

Lajme
Sot janë bërë katër vjet nga votimi i mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës, të iniciuar nga opozita dhe mbështetur nga Partia Demokratike e Kosovës. Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës ishte vendimtar në rastin e mocionit të opozitës. PDK i ka dhënë mbështetje mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Për mocionin kanë votuar 78 deputetë, kundër ishin 34 dhe 3 deputetë abstenuan. Ky votim ka rezultuar me rënien e qeverisë e cila drejtohej nga Isa Mustafa. Vota e PDK-së për mocionin ka nënkuptuar edhe vendimin për prishjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kryeministrin e atëhershëm, Isa Mustafa. Vendimin e saj, PDK e ...
Komentet te Katër vjet nga rënia e qeverisë LDK- PDK Janë të Mbyllura

​Dita Botërore e “Lupus”

Shëndetësi
10 Maji në gjithë botën është Dita Botërore e sensibilizimit për sëmundjen e lëkurës “Lupus”. Lupus është një sëmundje kronike inflamatore, në të cilën sistemi imunitar i trupit sulmon organet dhe indet. Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të ndikojë në sisteme të ndryshme të trupit duke përfshirë lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë. Lupusi prek veshkat dhe është një çrregullim serioz, pasi mund të ketë një ndikim të thellë në jetën e njerëzve, transmeton KP. Ai mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar, pasi shenjat dhe simptomat e tij shpesh janë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera. Shenja më e dallueshme e lupusit ...
Komentet te ​Dita Botërore e “Lupus” Janë të Mbyllura

​23 vjet nga Beteja e Llapushnikut

Lajme
23 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe pushtuesve serbë, betejë kjo e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut. Beteja u zhvillua për tri ditë me radhë dhe ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së. Lufta e zhvilluar në Grykës së Llapushnikut për kontrollin e kësaj zone, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e bënte të pakalueshme për forcat serbe rrugën Prishtinë – Pejë. Gryka e Llapushnikut u mbajt e bllokuar për muaj me radhë, duke u mundësuar luftëtarëve të UÇK-së që të lëvizin të lirë në një ...
Komentet te ​23 vjet nga Beteja e Llapushnikut Janë të Mbyllura

HITHRA: ZGJIDHJE NATYRALE KUNDËR RËNIES SË FLOKËVE

Lifestyle
Mund të pësoni rënie të flokëve për një larmi arsyesh, përfshirë hormonet, gjenetikën, ilaçet dhe toksinat nga mjedisi. Por e dini se hithra mund të jetë një kurë efektive për ndalimin e rënies së flokëve?   Ka kërkime shkencore që dëshmojnë për vetitë e dobishme të hithrës. Këtu janë të gjitha që ju duhet të dini se si hithra mund të jetë zgjidhja që keni kërkuar për të luftuar rënien tuaj të flokëve. Çfarë është hithra? Si funksionon kundra rënies së flokëve? Ju mund të keni dëgjuar për Urtica dioica, i cili është emri alternativ i hithrës. Është një bimë lulëzuese, me natyrë shumëvjeçare barishtore. Zakonisht arrin një lartësi prej ...
Komentet te HITHRA: ZGJIDHJE NATYRALE KUNDËR RËNIES SË FLOKËVE Janë të Mbyllura

​Lutfi Haziri kërkon zbardhjen e rastit të qytetarëve të Gjilanit që vdiqën në Durrës

Lajme
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka shprehur ngushëllime për familjen Haliti për humbjen e tre anëtarëve që vdiqën në Gjirin e Lalëzit ku dyshohet se u helmuan me ushqim. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dalë me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e rastit. “Gjilani, Kosova e Shqipëria u tronditën nga tragjedia që ndodhi në Durrës, përkatësisht në Gjirin e Lalëzit, ku tre bashkëqytetarët tanë, Elfete, Afrim e Ferdinaze Haliti, ndërruan jetë papritur. Sot ia dhamë lamtumirën e fundit në Gjilan dhe na mbeti peng e vërteta e shuarjes së tyre. Shteti shqiptar ...
Komentet te ​Lutfi Haziri kërkon zbardhjen e rastit të qytetarëve të Gjilanit që vdiqën në Durrës Janë të Mbyllura