Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar Betejën e Çabratit ku ranë 22 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kurti shkruan se 22 vjet më pas, dëshmorët i kujtojnë me ndjenjën e dhimbjes, pikëllimit e krenarisë por edhe të obligimit për popullin që ata e deshën aq shumë. “Përgjatë tre ditëve sa zgjatën luftimet në Betejën e Çabratit ranë 22 dëshmorë të UÇK-së, kurse nga data 7 deri më 11 maj 1999 u vranë 107 civilë nga forcat serbe. Në komunën e Gjakovës në luftën e fundit janë vrarë gjithsej 1022 civilë të paarmatosur gjersa janë 361 dëshmorë të UÇK-së nga luftimet e drejtpërdrejta edhe brenda në qytet. 22 vjet ...
Komentet te Kurti kujton të rënët në Betejën e Çabratit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Të infektuarit me COVID-19 dhe ata më sëmundje të tjera po transportohen me të njëjtat autoambulanca. Kjo po konsiderohet rrezik për personat të cilët vuajnë nga sëmundje të tjera e që shërbimet i marrin me të njëjtat autoambulanca. Përfaqësuesit e komunave kanë kërkuar shtim të kapaciteteve. Por, edhe disa nga autoambulancat që kanë marrë donacion, kanë mbetur në doganë, meqë janë të vjetra më shumë se 10 vjet. Gjatë mbledhjes së komitetit anti-COVID në qeverinë e kaluar, është diskutuar shqetësimi i bartjes së pacientëve të infektuar me COVID, në automjet të njëjtë me ata me sëmundje të tjera. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi thotë se shumë ...
Komentet te Kosova s’ka kapacitet të ofrojë autoambulanca vetëm për të infektuarit me COVID-19 Janë të Mbyllura
Janë arrestuar dy persona për grabitje në Pejë. Të arrestuarit janë A.H i lindur më 1996 dhe D.T i lindur në vitin 2001. Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës, kanë njoftuar se bëhet fjalë për grabitje që kishte ndodhur mbrëmjen e 5 majit, ku në filialin e telefonisë IPKO në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë, dy persona të panjohur e të maskuar nënë kërcënim të armës kanë grabitur nga arka të holla në shumë prej 350 euro. “Më datë 05. 05. 2021, rreth orës 19:48, Policia e Kosovës, është njoftuar nga viktima se në filialin e telefonisë IPKO në rrugën Bekim Berisha ne Pejë, dy persona të pa njohur, ...
Komentet te Arrestohet dy persona për grabitje në Pejë, policia gjen armë në shtëpitë e tyre Janë të Mbyllura
Grupi punues për hartimin e koncept-dokumentit për procesin e vetingut të enjten mbajti takimin e parë e i cili do të ketë afat katër muaj për ta përfunduar këtë dokument. Ministria e Drejtësisë, po edhe njohës të fushës së sistemit të drejtësisë, thonë se janë të mjaftueshëm katër muaj për të përfunduar një koncept-dokument që do të adresonte vetingun. Ministrja e Drejtësisë, Albuena Haxhiu, thotë se grupi punues i themeluar nga ajo do të ketë afat deri në katër muaj për të hartuar koncept-dokumentin për veting. Ajo shprehet se grupi punues mund të përfundojë punën edhe më herët, por që deklaron se qëllimisht kanë lënë më shumë kohë që anëtarët ...
Komentet te Haxhiu: Vetingun e mbyllim këtë mandat, 4 muaj kohë për koncept-dokumentin Janë të Mbyllura
Paraditen e së hënës Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka takuar deputetët e Partisë Socialiste, nga ku edhe deklaroi se ata kandidatë për deputetë që nuk e arritën objektivin në zgjedhjet e 25 Prillit, duhet t’ia lënë vendin dikujt tjetër. “Për mua nuk kanë rëndësi votat individuale që gjithsecili ka marrë, por realizimi i objektivit të numrit 12, fitores së Partisë Socialiste. Gara e brendshme duhet analizuar me kujdes, për ndeshjen e ardhshme. Por, 74 mandatet janë shumë më domethënëse, pas një mandati të dytë shumë të vështirë për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Mesazhi im i parë është të jeni gati për të nisur që tani përgatitjen e fitores ...
Komentet te Rama në takim me deputetët socialistë: Kush nuk e ka arritur objektivin, t’ia lërë vendin dikujt tjetër Janë të Mbyllura
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me ministren e Jashtëm të Suedisë, Ann Linde. Kjo e fundit ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është rruga para për të dyja vendet. Linde në një shkrim në Twitter shkruan edhe se Kosova dhe Serbia duhet ta bëjnë prioritet dialogun. “Një diskutim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak, për dialogun Beograd – Prishtinë të ndihmuar nga BE-ja. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi është rruga para. Dy shtetet duhet ta bëjnë prioritet dialogun”, ka shkruar Linde në Twitter. Për takimin me Linde ka shkruar edhe Lajçak. Lajçak thotë se në takim është folur për ...
Komentet te Ministrja e Jashtme e Suedisë pas takimit me Lajçak: Kosova dhe Serbia duhet ta bëjnë prioritet dialogun Janë të Mbyllura
Është arrestuar një grua në fshatin Neredime të Ferizajt. Gruaja u arrestua me dyshimin se ka sulmuar bashkëshortin e saj pasditen e së dielës. Policia e Kosovës, ka njoftuar se me vendim të prokurorit, gruaja është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, e dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te Sulmoi burrin e saj, arrestohet gruaja në Ferizaj Janë të Mbyllura
Katër shqiptarë të Shqipërisë janë rrahur mes vete në Ferizaj. Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërsa njëri prej tyre është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. “Raportohet se katër të dyshuar meshkuj shqiptar shtetas të Shqipërisë janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoj, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njeri prej tyre është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./KP ...
Komentet te Rrahje në Ferizaj, lëndohen tre qytetarë të Shqipërisë Janë të Mbyllura
Dokumentet për aplikime të punës kërkojnë aftësi të ndryshme. Në shumë punë kërkohen aftësi fizike ose dixhitale, këto shpesh emërtohen edhe si “aftësi teknike”. Ato mund të jenë të ndryshme varësisht nga punët dhe industritë e synuara. Të njohura gjithashtu edhe si aftësitë e forta, sot kërkohen nga punonjësit që të kenë njohuri rreth tyre edhe nëse bëjnë punë të tjera, që nuk lidhen drejtpërdrejt me teknologjinë. Pse janë të rëndësishme aftësitë teknike? Aftësitë teknike janë të rëndësishme sepse në kohët e sotme kërkohen në pothuajse të gjitha llojet e punëve dhe profesioneve, Kështu që nëse i keni edhe këto aftësi përveç atyre që kërkohen patjetër në pozitën për të ...
Komentet te Cilat aftësi teknologjike duhet t’i përmendni në CV dhe letër motivuese? Janë të Mbyllura
Një person ka hapur zjarr në Kolorado gjatë një feste ditëlindjeje mbrëmë, ku i mori jetën 6 personave, përfshirë edhe të dashurën e tij dhe më pas qëlloi veten. Lajm i mirë, sipas policisë është se atentatori nuk ka qëlluar mbi fëmijët e pranishëm. Pak me vonë në Feniks të Arizonës, në një hotel në qendër të qytetit, një person vdiq dhe të paktën shtatë të tjerë u plagosën, raporton A2 CNN. Sipas policisë, një mosmarrëveshje që përfundoi në tragjedi, gjatë një ngjarjeje në të cilën merrnin pjesë njerëzit e përfshirë në aksident, të gjithë të moshës midis 18 dhe 22 vjeç ishte motivi i ngjarjes./KP ...
Komentet te Natë e përgjakshme në Amerikë Janë të Mbyllura