Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Rama publikon pamje nga stadiumi i ri i Kukësit “Zeqir Ymeri”

Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte ka publikuar pamje nga stadiumi i ri i Kukësit “Zeqir Ymeri”. Kryeministri Rama derisa ka publikuar pamje nga kantieri i stadiumit të ri të Kukësit ka uruar ndjekësit për ditë të mbarë. “MIRËMËNGJES dhe me disa sekonda nga kantieri i stadiumit të ri të Kukësit, “Zeqir Ymeri”, ju uroj ditë të mbarë”, ka shkruar Rama. Më poshtë sjellim videon e publikuar nga kryeministri Rama: <iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https://www.facebook.com/edirama.al/videos/465191521476438/&show_text=false&width=560″ width=”560″ height=”314″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>/KP ...
Komentet te Rama publikon pamje nga stadiumi i ri i Kukësit “Zeqir Ymeri” Janë të Mbyllura

Rikthehen duartrokitjet në “La Scala” në Milano

Kult
Pas 199 ditësh kufizimesh anti-Covid “La Scala” në Milano mirëpriti publikun me koncertin që është një simbol i rifillimit. Një simbol siç ndodhi 75 vjet më parë, më 11 maj 1946, kur Arturo Toscanini zhvilloi një koncert për rilindjen e teatrit pas bombardimeve dhe rindërtimit. Ashtu si në 1946, ishte muzika që përshëndeti afërsisht 500 spektatorët. Këtë herë drejtori muzikor Riccardo Chailly udhëhoqi korin dhe orkestrën në një performancë që vjen ndërsa kufizimet po lehtësohen dhe fundi i emergjencës është pranë, falë edhe fushatës së vaksinimit. “Është një gjë e bukur të kthehesh në La Scala. Edhe nëse nuk jemi në ballon me maska, pasi të gjithë jemi të maskuar”. ...
Komentet te Rikthehen duartrokitjet në “La Scala” në Milano Janë të Mbyllura

Natë luftimesh mes Izraelit e Hamasit: Mbi 20 viktima

Rajoni dhe Bota
Ka qenë një natë luftimesh midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, ku mbi 250 raketa u lëshuan dje drejt shtetit hebre nga Rripi i Gazës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi ushtarak, sipas të cilit sulmet vazhduan edhe këtë mëngjes në Ashkelon. Forcat ajrore izraelite goditën 130 objektiva ushtarake në Gaza. Burimet palestineze raportojnë se mbi 20 persona janë vrarë, përfshirë 9 fëmijë dhe dhjetëra janë plagosur. Incidentet midis demonstruesve palestinezë dhe policisë izraelite ndodhën në Jerusalemin Lindor. Protesta pati edhe në vendet arabe në Izrael. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se Hamasi kishte kaluar vijën e kuqe, duke sulmuar me raketa Jeruzalemin dhe se shteti hebre do të “përgjigjej me ...
Komentet te Natë luftimesh mes Izraelit e Hamasit: Mbi 20 viktima Janë të Mbyllura

​Shqyrtohet sot propozimi për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojte dhe Dhunë në Familje

Lajme
Deputetët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do të mblidhen këtë të martë. Në mbledhjen e sotme që do të filloj në ora 13:00, komisioni do të shqyrtojë edhe propozimi për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. Për rritjen e rasteve të dhunës në familje është deklaruar ditë më parë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Në përvjetorin e aprovimit të Konventës së Stambollit Haxhiu ka paralajmëruar se do të ndërmarrin masa për adresimin e dhunës. Ajo bëri të ditur se dhuna në familje adresohet në prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, në mënyrë që numri i ...
Komentet te ​Shqyrtohet sot propozimi për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojte dhe Dhunë në Familje Janë të Mbyllura

​2 mijë e 210 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi
Që nga 22 marsi i vitit të kaluar prej edhe kur janë shënuar dy rastet e para të vdekjes nga COVID-19, në Kosovë deri më tani janë 2 mijë e 210 persona të cilët kanë ndërruar jetë shkak i infektimit me këtë virus. Ndërkaq kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 106 mijë e 489 qytetarë. Së fundmi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.183 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. ...
Komentet te ​2 mijë e 210 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura

Edhe sot mot me diell

Lajme
Edhe sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet 20-26 gradë Celsius. Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) kanë këshilluar që prej orës 9-17 të mos i ekspozoheni rrezeve të diellit direkt. Ndërsa sipas IHMK nga dita e mërkurë do të ketë reshje shiu shkarkime rrufesh. “Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të hënën dhe të martën do të ketë më shumë rreze dielli. Nga dita e mërkurë një sistem vranësirash të dendura do ta përfshijë territorin tonë duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime ...
Komentet te Edhe sot mot me diell Janë të Mbyllura

GJASHTË USHQIME TË PASURA ME VITAMINËN D

Shëndetësi
VEZËT   Vezët janë burim i hatashëm për vitamina D. Përderisa shumica e vitaminave në vezë gjendet në të bardhët e vezës, vitaminat, mineralet dhe yndyra është kryesisht në të kuqtë e vezës. SKUMBRI Vetëm një porcion me këtë peshk të pasur me aminoacidet omega 3, ju ofron rreth 90 për qind të sasisë ditore me vitamina D të rekomanduar për një ditë. Rekomandohet që të hani këtë lloj të peshkut tri herë në javë. KËRPUDHAT Kërpudhat janë bima e vetme, që ofrojnë vitamina D. Sikurse njerëzit, kërpudhat vitaminën D e thithin sa herë t’i ekspozohen diellit. Por, kërpudhat prodhojnë vitamina D2. Megjithëse vitamina D2 ndihmon në ngritjen e nivelit ...
Komentet te GJASHTË USHQIME TË PASURA ME VITAMINËN D Janë të Mbyllura

​Covid-19, mbipesha mund të ndikojë në efikasitetin e vaksinave

Shëndetësi
Mbipesha është një faktor i rëndësishëm rreziku për gjendje të rëndë dhe vdekje nga COVID-19, por, përveç kësaj, disa shkencëtarë kanë shprehur shqetësime se mbipesha ndikon edhe në efikasitetin e vaksinave. Dy studime italiane të botuara së fundmi tregojnë se ky shqetësim mund të dalë i vërtetë. Të dy studimet përfshijnë një vaksinë mARN (BioNTech/Pfizer) të administruar për punonjësit e kujdesit shëndetësor në Itali, pa ndonjë problem tjetër të veçantë shëndetësor. Intervali kohor midis dy dozave ishte 21 ditë. Studimi i parë përfshiu 248 subjekte, përgjigjet imune të të cilëve u vlerësuan një javë pas dozës së dytë të vaksinës. Ai tregoi se një indeks më i lartë i masës ...
Komentet te ​Covid-19, mbipesha mund të ndikojë në efikasitetin e vaksinave Janë të Mbyllura

​Novavax teston vaksinën e përbashkët antigrip dhe antiCOVID-19

Shëndetësi
Kompania bioteknologjike amerikane “Novavax” ka kryer provat e para për një vaksine njëkohësisht kundër gripit dhe COVID-19, me rezultatet fillestare pozitive, njoftoi sot ajo. Vaksina e gripit e Novavax, e quajtur NanoFlu, si edhe ajo për COVID-19 (NVX-CoV2373), nuk janë ende të licencuara në nivel global, por që të dyja janë studiuar veçmas në provat klinike të fazës 3, që do të thotë për mijëra njerëz. “Vaksina që po testojmë ka shkaktuar përgjigje të forta kundër gripit dhe mbrojtje kundër SARS-CoV-2, virusi që shkakton sëmundjen COVID-19”, tha Novavax në një deklaratë. “Ne besojmë se kjo vaksinë e re kandidate, që rezulton nga një kombinim (…) mund të jetë një mjet ...
Komentet te ​Novavax teston vaksinën e përbashkët antigrip dhe antiCOVID-19 Janë të Mbyllura

​Policia për masat anti-covid: Angazhimet tona dhe akterëve të tjerë po reflektojnë pozitivisht

Lajme
Policia e Kosovës ka vlerësuar se angazhimet e tyre dhe akterëve tjerë në teren për zbatimin e masave dhe kufizimeve ndaj pandemisë COVID-19, po reflektojnë pozitivisht edhe në teren, referuar statistikave të rasteve të fundit të publikuara nga IKSHPK-ja. “Edhe më tutje të jemi të përkushtuar që bashkërisht ta tejkalojmë këtë sfidë deri në fund”, thuhet në një postim në Facebook./KP ...
Komentet te ​Policia për masat anti-covid: Angazhimet tona dhe akterëve të tjerë po reflektojnë pozitivisht Janë të Mbyllura