Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit të performances të teknologjisë së informacionit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), qeverisja, menaxhimi i operacioneve dhe siguria e sistemeve. Për këtë raport ka raportuar kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha i cili theksoi se nga 16 gjetjet e auditorit, 9 prej tyre janë të adresuara e të përfunduara, 3 janë në proces, ndërsa 4 nuk janë adresuar pasi nuk është kompetencë e ASK për adresim. Berisha theksoi se të gjitha gjetjet e auditorit presin t’i përmbushin deri në vitin e ardhshëm. Berisha ka treguar edhe për blerjen e pajisjeve të teknologjisë informative si ...
Komentet te ASK-ja zbaton 9 të gjetura të Auditorit, kryeshefi kërkon ndihmën e shtetit për sigurinë e të dhënave Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e të pandehurve N.S.,M.R.,S.A., D.M., dhe R.B. në rastin e vrasjes së ish-liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviqit. Kështu ka bërë të ditur Gjykata e Apelit nëpërmjet një komunikate për media. “Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e të pandehurve N.S.,M.R.,S.A., D.M., dhe R.B. Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 02.03.2021, është vërtetuar dhe kjo çështje penale do të vazhdoj sipas rregullave ...
Komentet te Apeli refuzon ankesat për hedhje të aktakuzës në rastin e vrasjes së Ivanoviqit Janë të Mbyllura
Qeveria e re e Republikës së Kosovës të premten miratoi programin e saj 2021-2025. Në mungesë të publikimit të programit të plotë nga ana e ekzekutivit, Instituti Epik publikoi sot të njëjtin. Programi prej 57 faqe është i organizuar në 18 fusha të qeverisjes. Programi identifikon dy prioritetet afatshkurtëra, menaxhimin pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike, dhe dy prioritetet afatmesme, lufta kundër korrupsionit dhe reformat ekonomike. Epik ka identifikuar 165 masa konkrete për të cilat është zotuar Qeveria e Kosovës në kuadër të programit të saj 2021-2025: nga vaksinimi i 60% të qytetarëve në grupmoshën e atyre që duhet vaksinuar deri në fundin e vitit 2021 dhe arritja e marrëveshjes përfundimtare ...
Komentet te Programi i qeverisë, 165 zotimet e Qeverisë Kurti II Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Ferizaj po kërkon paraburgim për shoferin që goditi për vdekje dy fëmijë në Carralevë të Shtimes. “Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit V.M., i cili gjendet në ndalim që nga data 09 Maj 2021”, thuhet në komunikatën për media nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Mes tjerash në komunikatë thuhet se “Sipas kërkesës së prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti me datë 09 Maj 2021, në rrugën Ferizaj- Shtime, në fshatin Carralevë, derisa ishte drejtuar automjetin e tipit “Volkswagen Golf” nga pakujdesia, ka shkelur ligjin mbi trafikun publik, ...
Komentet te Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim për shoferin që godit për vdekje dy fëmijë në Carralevë të Shtimes Janë të Mbyllura
Deputetët e Komisionit për Shëndetësi po qëndrojnë në vizitë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK). Ku tashmë ka nisur takimi i Komisionit të Shëndetësisë me drejtuesit e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, drejtorin , Valbon Krasniqi. Takimi po mbahet i mbyllur për medie, ndërsa pritet të deklaron pas takimit./KP ...
Komentet te Fillon takimi i deputetëve me drejtorin e ShSKUK-së Janë të Mbyllura
Infermieri Enlirat Duraku ka dorëzuar në disa institucione të vendit kërkesat për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermier, pagesën e rrezikshmërisë në punë, pagesën e punës gjatë fundjavës dhe atë të orëve shtesë. Në ditën e 14 të grevës së urisë dhe ditën e 4-të të asaj të etjes 4, Duraku ka dorëzuar kërkesat tek kryeparlamentari Glauk Konjufca, tek komisioni për shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, në Qeveri, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Financave. Ai para mediave bëri të ditur se do të vazhdojë grevën e tij deri në përmbushje të kërkesave, pavarësisht pasojave shëndetësore me të cilat mund të përballet. Duraku: Kam dorëzuar kërkesat ...
Komentet te Infermieri dorëzon në institucione kërkesat për rritjen e pagesës për ndërrimin e natës Janë të Mbyllura
Të hënën shtatë persona janë rrahur mes vete në Podujevë. Gjashtë të dyshuarit kanë kërkuar tretman mjekësor dhe më pas janë arrestuar. Ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati. Pas vendimit të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. “Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti shtatë meshkuj kosovar. Gjashtë të dyshuar kanë kërkuar tretman mjekësor dhe më pas janë arrestuar. Njëri nga të dyshuarit gjendet në arrati. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te Rrihen mes vete 7 persona në Podujevë Janë të Mbyllura
Qytetarët po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat antiCOVID-19, për çka edhe po gjobiten nga policia. Vetëm 24 orët e fundit policia ka shqiptuar 792 gjoba për qytetarët e që nuk respektuan masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore. Kurse në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për 2 rate të vdekjes dhe 47 raste të reja pozitive me COVID-19./KP ...
Komentet te Shqiptohen 792 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19 Janë të Mbyllura
Infermieri Enlirat Duraku në ditën e 14 të grevës së urisë dhe ditën e 4-të të asaj të etjes 4, ka dorëzuar kërkesat për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermier dhe të tjera. Kërkesën e parë e dorëzoi tek kryeparlamentari Glauk Konjufca, tek Komisioni për Shëndetësi, për të vazhduar më pas në Qeveri. Ai në një konferencë për media bëri të ditur se do të vazhdojë grevën e tij deri në përmbushje të kërkesave, edhe nëqoftëse do t’i kushtoj me fatalitet. “Kërkesat e infermierëve janë refuzuar nga të gjitha institucionet edhe pse i kemi dorëzuar me kohë. Sot unë edhe fizikisht kam dorëzuar kërkesën për rritjen e ...
Komentet te Infermieri i dorëzon Konjufcës kërkesën për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “5 Maji” në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri një 27-vjeçar. Policia njofton se autori i ngjarjes së rëndë është një 28-vjeçar, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Po ashtu në kërkim janë shpallur edhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ndërkohë policia është duke vijuar punën për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Njoftimi i plotë i policisë shqiptare: Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” ku ...
Komentet te Vrasja e 27 vjeçarit në Tiranë, policia shpall në kërkim autorin dhe 5 persona të tjerë Janë të Mbyllura