Xhiroja e 36 e Premier Ligës angleze do të fillojë sot me një derbi tejet interesant, ku në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United pret skuadrën e Leicester Cityt. “Djajtë e Kuq” kanë siguruar biletën për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, ku momentalisht gjenden në vendin e dytë në tabelë me gjithsej 70 pikë, 10 sosh më pak se lideri Manchester City. Në anën tjetër, skuadra e Leicester Cityt do të vazhdoj sot garën për të siguruar një vend në Top 4, ku aktualisht zënë vendin e katërt me 63 pikë, një më pak se Chelsea dhe shtatë sosh larg kundërshtarit të sotëm, Manchester United, përcjell KosovaPress. Të dy ...
Komentet te Manchester United – Leicester City, derbi i Premier Ligës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Këngëtarja Tayna e ka nisur turin e pushimeve verore në Maldive. Ndërsa po shijon diellin dhe rërën e një ndër vendeve më të bukur në botë, nuk është lënë pa u vënë re fizikun i saj plot forma. Në fotot me bikni ajo i ka çmendur të gjithë, ndërsa herë preferon t’i bëjë kaçurrela e herë të drejta flokët. Këto pushime të rep-artistes 24-vjeçare vijnë pas muajsh të ngjeshur me punë, pas publikimit të disa projekteve muzikore. Që nga fillimi i vitit, ajo ka nxjerr në treg plot tri bashkëpunime./KP ...
Komentet te Tayna me pushime në Maldive Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit V.M.. shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik. I pandehuri dyshohet se më 09.05.2021, në rrugën Ferizaj- Shtime, derisa ishte duke drejtuar automjetin e tipit “Volkswagen Golf 1.9 TDI”, nga pakujdesia, ka shkelur ligjin mbi trafikun publik, ka rrezikuar jetën e njerëzve, nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit, kushteve në rrugë, ashtu që me të hyrë në kthesë në anë e majtë të drejtimit të lëvizjes, frenon, automjeti bartet dhe kalon në anën e kundërt ...
Komentet te Një muaj paraburgim për ngasësin e veturës që mbyti dy fëmijët në Caralevë të Shtimes Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim përfaqësues nga Shoqata e ish-të burgosurve politik 143+2 të Gjakovës, me ç’ rast ministres i dhuruan një libër i cili dokumenton dhe shtjellon krimet e luftës në Gjakovë dhe në Dubravë, si dhe dëmet materiale të nxjerra për këtë zonë gjatë luftës së fundit. Drejtori i kësaj shoqate Afrim Caka, shprehu gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunim në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndërsa, ministrja Haxhiu falënderoi për punën e bërë dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen./KP ...
Komentet te Haxhiu priti në takim Shoqatën e ish-të burgosurve politik 143+2 të Gjakovës Janë të Mbyllura
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, as në mbledhjen e sotme nuk ka arritur të miratojë propozim-vendimin të Avokatit të Popullit, lidhur me zgjedhjen në Kuvend të pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit. Megjithëse u tentua të vihet në votim nga kryetarja e komisionit, diskutimi rreth procedimit në seancë edhe të raporteve që janë ngritur në komision në tri mbledhjet e fundit e pamundësuan atë. Për këtë arsye, deputetët vendosën që nesër të mblidhen sërish pas marrjes së një rekomandimi për këtë çështje nga zyra ligjore e Kuvendit. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci tha se shqetësimet e ngritura në mbledhjet e ...
Komentet te Ende nuk procedohen në Kuvend për votimin e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (88, 68 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106.538 raste nga 557.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.213 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 ...
Komentet te Tre të vdekur dhe 49 raste me COVID-19 Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, Faton Klinaku dhe Emin Lati nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Shurdhaj nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së. Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me shoqatat e dala nga lufta, me qëllim përmirësimin e mirëqenies së veteranëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare dhe familjeve të dëshmorëve të UÇK-së. Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe Shqipe Selimi, Enver Dugolli, Aziz Bici dhe Furtuna Sheremeti, është biseduar rreth ngjarjeve aktuale në ...
Komentet te Kurti priti në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta Janë të Mbyllura
Tre vjet burgim dhe një mijë euro gjobë i janë shqiptuar E.XH për vjedhje të rëndë në një shtëpi në Ferizaj. Nga Gjykata Themelore në Ferizaj kanë njoftuar se i pandehuri akuzohet se me 12 maj të 2018-ës kishte marrë 300 euro dhe ari me vlerë prej 100 eurove, “Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit E.Xh.. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 327 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari individual i Divizionit Penal – Elmaz Zenuni, pas mbajtës së ...
Komentet te Tre vjet burgim dhe njëmijë euro gjobë për vjedhje të rëndë në Ferizaj Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës në maj të vitit 2019, me iniciativën e kryetarit të atëhershëm, Kadri Veseli kishte votuar një rezolutë për një gjykatë ndërkombëtare, e cila do t’i gjykojë dhe dënojë krimet e kryera nga shteti i Serbisë gjatë luftës në Kosovë. Nismën e Veselit, në atë e kishin mbështetur shoqëria civile, familjarët e personave të pagjetur, veteranët e luftës dhe të tjerë. Por dy vjet pas, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), po vlerëson se një Tribunal Ndërkombëtar për Krimet e Serbisë në Kosovë do të jetë vështirë i realizueshëm, pasi nuk e ka mbështetjen e miqve ndërkombëtarë. Në një analizë të quajtur “Tribunali ...
Komentet te Analiza e KMDLNj-së: Tribunali për krimet serbe në Kosovë i pamundur, të zgjerohen kompetencat e Speciales Janë të Mbyllura
Me anulimin e tenderit për mirëmbajtjen e rrugëve Ministria e Infrastrukturës ka arritur të kursejë rreth 22 milionë euro. Kështu tha zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI-së), Hysen Durmishi në një konferencë për media ku bëri të ditur se javën që lamë pas është shpallur tenderi i ri i cili është ndryshuar në tërësi. Durmishi tregoi se ofertat për këtë tender do të hapen më 31 maj, dhe se shpenzimet për 3 vitet e ardhshme nuk do të kalojnë shumën prej 35 milionë euro. Ai tha se janë duke analizuar të gjitha vendimet që janë marrë më herët në ministri, teksa shtoi se kurdo që të marrin ndonjë ...
Komentet te Durmishi: Me anulimin e tenderit për mirëmbajtjen e rrugëve i kursyem 22 milionë euro Janë të Mbyllura