Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

INSTITUTI RIINVEST REAGON LIDHUR ME SONDAZHIN E PUBLIKUAR MBRËMË

Lajme
stituti Riinvest ka reaguar lidhur me sondazhin e publikuar më datë 19 janar, për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurit.   Ky sondazh sipas reagimit është kryer nga Kolegji Riinves dhe jo nga Instituti Riinvest, thuhet në sqarim. Në sqarim thuhet se disa media dhe qytetarë i referohen këtyre dy institucioneve si sinonime. “Pas prezantimit të rezultateve të një sondazhi në radiotelevizionin Dukagjini, në emisionin Debat Plus, mbrëmë me datë 19 Janar 2021, Instituti Riinvest sqaron opinionin publik me sa vijon. Sondazhi në fjalë është kryer nga Kolegji Riinvest dhe jo nga Instituti Riinvest. Ky sqarim vjen pas evidentimit të rasteve kur disa media dhe qytetarë i referohen këtyre dy institucioneve ...
0

VAKSINIMI ANTI-COVID PLANIFIKOHET TË BËHET NË QKMF E PALESTRA SPORTIVE

Lajme
Ndonëse në Kosovë ende nuk kanë arritur vaksinat anti-COVID, në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se tashmë janë identifikuar hapësirat se ku do bëhet vaksinimi për qytetarët e Kosovës. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se QKFM-të, spitalet por edhe palestrat sportive janë objektet ku do bëhet shpërndarja e vaksinës.   Zemaj po ashtu ka deklaruar se shumica e profesionistëve shëndetësorë që do i vaksinojnë qytetarët e Kosovës me vaksinën kundër koronavirusit kanë kryer trajnimin. Zemaj: Shumica e profesionistëve shëndetësore që do japin vaksinën kanë përfunduar trajnimin “Shumica prej tyre (profesionistëve shëndetësorë) kanë përfunduar trajnimin, kjo ka filluar edhe më herët dhe që kemi qenë në pritje të vaksinimit, ...
0

PDK FORMON SHTABIN ZGJEDHOR TË DEGËS NË PARIS

Lajme
Dje, në një takim virtual të Departamentit për Diasporë në PDK me grupin e veprimtarëve dhe aktivistëve të PDK-së në Paris, është zyrtarizuar formimi i shtabit zgjedhor të PDK-së në këtë degë.   Shef i shtabit të Degës në Paris me 51 anëtarë u zgjodh Naim Krasniqi, atdhetar dhe veprimtar i çështjes kombëtare, i cili ndihmoi luftën e UÇK-së për liri. Krasniqi ka thënë se veprimtaria politike dhe atdhetare për lirinë dhe shtetin e Kosovës si dhe angazhimi për Partinë Demokratike të Kosovës, për të janë të pandashme nga njëra-tjetra. “Duke e parë se liria dhe shteti ynë po cenohen, na ka motivuar që të bashkohemi dhe të punojmë edhe ...
0

PËR 24 ORË ,44 AKTAKUZA KUNDËR 46 PERSONAVE

Lajme
Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) personave, për vepra të ndryshme penale.   Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetekatër (24) persona të dyshuar, janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatë (7) personave të dyshuar, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacionin policor, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, ka paraqitur një ...
0

RAPORTI I UNDP TREGON SE JANË RRITUR RASTET E DHUNËS NË FAMILJE NË PANDEMI

Lajme
Rastet e dhunës në familje janë rritur që nga përhapja e COVID-19 dhe kjo është vërejtur në shumë vende të botës.   Kështu thuhet në raportin e UNDP-së, ku është bërë vlerësimi i ndikimit të pandemisë edhe në Kosovë. Sipas këtij raporti, numri i rasteve të raportuara arriti në 1,571, rreth 144 raste më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë në 2019./RTK ...
0

LEKAJ: DO TË BEFASOHENI ME REZULTATIN E AAK-SË

Lajme
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë me dije se kjo parti do të marrë rezultat të mirë në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit.   Ai ka thënë se strukturat e AAK-së janë angazhuar maksimalisht dhe presin mbështetje të madhe të qytetarëve të Kosovës në këto zgjedhje. Në këtë intervistë dhënë gazetës Epoka e re, Lekaj ka paralajmëruar se rezultati i këtij subjekti politik do të jetë befasi. “Presim mbështetje masive si kurrë më parë në këto zgjedhje. Nuk merremi shumë me sondazhe. Ne jemi duke vazhduar punën në terren dhe besoj se do të befasoheni nga rezultati që do të korrë AAK-ja më 14 ...
0

SFIDAT E MANTELBARDHËVE

Lajme
Arbër Tolaj, ortoped në “Studio e hapur”, foli për sfidat dhe angazhimet e mantelbardhëve, sidomos tani në kohë pandemie.   Dr. Tolaj dhe ekipi i mjekëve të tjerë, përveç gatishmërisë së tyre për punë, folën e dhe për nevojën e mbështetjes insitutcionale që të shkohet më tutje. Lidhur me punën dhe angazhimin e dr Tolajt dhe mjekëve të tjerë, shumë pacientë ishin të kënaqur për aftësitë e tyre profesionale duke i krahasuar ata me mjekët gjithandej botës. Dr Tolaj foli edhe për kontributin e mjekëve, specialistëve, infermierëve tjerë të këtij dikasteri në ndihmën e tyre në Klinikë Infektive, në luftën kundër pandemisë, për çfarë, neve, mantelbardhëve, na vlerësojnë si heronj ...
0

GASHI: KRYENGRITJA RUGOVISTE NË KUTINË E VOTIMIT, PËRGJIGJE PËR SONDAZHET

Lajme
Një sondazh i publikuar gjatë natës së mbrëmshme e ka nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve me 54.1 për qind. Pas saj, sipas sondazhit vije Partia Demokratike e Kosovës me 14.9 për qind.   Sondazhi është bërë publik në RTV Dukagjini dhe ekipin që e ka bërë sondazhin e ka udhëhequr Armend Muja, deri në ditën që ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje. Ndaj këtij sondazhi ka pasur reagime të shumta, duke e cilësuar si sondazh të porositur nga Lëvizja Vetëvendosje. Një gjë të tillë po e aludon edhe zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i ka quajtur të korruptuar sondazhet e publikuara në televizione. Gashi ka shkruar se ...
0

PERSONAT ME NEVOJA TË VEÇANTA DUAN QASJE MË TË LEHTË TË LËVIZJES

Lajme
Faruk Kukaj qytetar nga Prishtina, të mërkurën ka qenë në seancë gjyqësore në cilësinë e paditësit, ndaj Komunës së Prishtinës, për moskrijimin e qasje së lehtë në lëvizje të personave me aftësi të kufizuara   Pas seancës së parë Kukaj, ka thënë se ai dhe personat të tjerë me aftësi të kufizuara e kanë problem lëvizjen në kryeqytet dhe në institucione, raporton EO. Afrim Maliqi drejtor i shoqatës HANDIKOS, tha se ata janë të diskriminuar në lëvizje. Sipas tij, kryetari Ahmeti s’ka përmbushur premtimet e dhëna për qasje më të lehtë. Besart Elshani nga zyra e Avokatit të Popullit, tha se ky mund të jetë rasti i parë kur një ...
0

HOTI: QEVERIA DO TË NDAJË PAGESA SHTESË EDHE PËR ARSIMTARËT

Lajme
Kryeministrinë detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të cilët i ka siguruar se, Qeveria në detyrë, do të ndajë paga shtesë edhe për punëtorët e arsimit.   Hoti, fillimisht e ka përgëzuar kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, për punën e palodhshme dhe sfiduese të arsimtarëve në kushte të pandemisë, si dhe e ka siguruar që pagesa shtesë për punëtorët e arsimit do të kryhet në dy këste. Këstin e parë do ta marrin me pagën e muajit shkurt, ndërsa këstin e dytë me pagën e muajit maj. Për shumën e pagës shtesë, Ministria e Arsimit,  ...
0