Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar kontrata e radhës me specializantët. Gjatë së mërkurës dhe të enjten 166 specializantë do t’i nënshkruajnë kontratat, për të filluar me specializime më 1 shkurt. Me këtë rast Zemaj ka thënë se këto kontrata po shpërndahen më herët me qëllim që mos të diskriminohet askush. “E kemi parë të arsyeshme që të bëjmë më herët shpërndarjen e kontratave. E kemi marrë obligim fillimin e këtij procesi kaq të rëndësishëm për vendin”, ka thënë Zemaj. “Kemi vendosur që askush mos të pret e mos të diskriminohet”./RTK ...
0
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Lirim Krasniqi, drejtues i OJQ-së “GERMIN”, në “Aktual” foli për kundërshtitë e kësaj organizate ndaj KQZ-së për verifikimin e votuesve nga mërgata përmes telefonatave. “Jemi kundër kësaj ideje për dy arsye: e para, mënyra e trajtimit të votuesve nga jashtë është kundërkushtetuese, si dhe me institucionet ndërkombëtare që parasheh ligji për barazi dhe të drejtat për zgjedhje, se votuesi nga jashtë po duhet të kalojë nëpër disa procese e ky është një trajtim i pabarabartë, krahasuar me votuesit tjerë brenda vendit; e dyta është forma e verifikimit përmes telefonit, që nuk është praktikuar në asnjë lloj instance gjyqësore ma herët, sepse telefoni nuk është mjet identifikimi dhe një qytetar ...
0
Kreu i LDK-së Isa Mustafa në rrjetin e tij Facebook, ka postuar disa foto me pamje të borës me mbishkrimin: “S’ka më të bukur se vendi ynë! Në fotot që Mustafa i ndau me ndjekësit e tij shihen pamje me borë, me gjasë nga fshati i tij në Prapashticë./RTK ...
0
E mërkura e 20 janarit është ditë e veçantë në Shtetet e Bashkuara. Në këtë datë përfundon mandati i një presidenti nacionalist dhe populist që i turpëroi Shtetet e Bashkuara në skenën ndërkombëtare dhe vjen në pushtet një president që premton kthim të prestigjit diplomatik dhe politikave racionale në shtetin më të fuqishëm të botës. Cilat janë procedurat e inaugurimit të Bidenit në ditën që për miliona amerikanë e nënkupton fundin e një ankthi? Para se të fillojë procesi i inaugurimit të Bidenit si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara, presidenti në largim, Donald Trump, pritet që në orën 8 të mëngjesit sipas kohës lokale të udhëtojë ...
0
Marrëveshja Kosovë-Serbi e nënshkruar në Uashington synon, që përmes ekonomisë të arrihet paqja, por është politika problemi kryesor për biznesin. A mund t’i zgjidhë mini-Shengeni këto probleme? Prodhimet nga Serbia shtohen dhe janë dominuese në tregun e Kosovës prej dekadash. Serbia shet shumë më shumë se sa Kosova, por të dhënat e muajve të fundit, tregojnë për një rritje të produkteve kosovare në tregun serb. “Disbalanca është 1 me 10”, thotë Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës kur përshkruan shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë. Varësinë ndaj produkteve serbe, kosovarët nuk kanë mundur ta heqin as pas luftës së vitit 1999. “Sa është tërhequr ushtria serbe, ka ...
0
Është bërë një vit që nga momenti kur Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës nënshkroi në Berlin një marrëveshje me aviokompaninë gjermane Lufthansa, për të hapur linjën ajrore Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas. Ky nënshkrim u bë në një ceremoni në ambasadën amerikane në Berlin, në prezencën e ish-ambasadorit Richard Grenell, në të cilën përfaqësuesit e kompanisë Lufthansa i dorëzuan Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, letrën me të cilën i njoftuan autoritetet e Kosovës për këtë synim duke kërkuar poashtu që institucionet e Kosovës t’u ofrojnë përkrahjen e nevojshme si për fluturimet e tjera. Sot kur edhe u bë një vit nga ky nënshkrim, Eset Berisha i cili edhe nënshkroi ...
0
28 pacientë kanë vdekur në pesë ditët e fundit si pasojë e infektimit me koronavirus në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të martën ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në vend. Në njoftimin e IKSHPK’së është bërë e ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar 9 raste të vdekjes. “Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë ...
0
Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 56 mijë e 412 persona. Sipas raportit të Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), nga infektimi me virusin korona kanë vdekur 1 mijë e 420 qytetarë, kurse janë shëruar 49 mijë e 713. Aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 279 raste aktive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.729 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ...
0
Gjashtë institucione kanë vetëm edhe sot kohë që t’i verifikojnë listat e partive politike, të cilat mund të kenë kandidatë me dënime të formës së prerë në tri vitet e fundit. Procesi i verifikimit ka filluar që nga e hëna. Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. “Janë dërguar në 6 institucione shkresa të veçanta për të kërkuar konfirmimin e përshtatshmërisë së kandidatëve me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Këtyre shkresave, i janë bashkangjitur edhe lista e kandidatëve për deputetë që janë dorëzuar në KQZ. Neni 29, që flet për përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatit, tregon se kush ...
0
Sot bëhen tetë vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së. Një numër shumë i madh i forcave policie serbe, të shoqëruara nga njësitet e xhandarmërisë, kanë marrë pjesë në operacionin e heqjes së lapidarit të vendosur para godinës së administratës së Preshevës. Fillimisht një numër prej 200 pjesëtarësh të xhandarmerisë mbërritën në shesh, ndërsa rreth orës 07:00 të mëngjesit një ekskavator shkuli dhe tërhoqi lapidarin nga vendi i vendosur. Më pas, lapidari është hedhur në një kamion, nga ku është transportuar në drejtim të panjohur. Në aktin e heqjes së lapidarit kanë marrë pjesë edhe komandanti i xhandarmërisë, Bratislav Dikiq, ...
0