Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KURTI PREZANTON ADERIMIN E RI NË LVV

Lajme
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar aderimin e ri në partinë e tij.   Kurti ka prezantuar Amir Mamushën, për të cilin ka treguar edhe të arriturat e tij dhe motivet pse iu bashkua LVV-së. “Amir Mamusha i lindur në vitin 1989, nga Tusuzi i Prizrenit, pasi kreu gjimnazin ”Gjon Buzuku”, vazhdoi dhe përfundoi studimet e nivelit bachelor në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Gazit në Ankara. Gjatë studimeve Amiri u njoh me Blerim Sallahun, i cili është këshilltar yni ligjor në Lëvizje. Momentalisht Amiri është në përfundim të disertacionit të doktoraturës në departamentin e Ortodoncisë. Dija profesionale dhe vullneti i mirë i Amir Mamushës tash do ...
0

INAUGURIMI I BIDEN, “MIQTË E AMERIKËS”: KOSOVA ALEAT I PËRHERSHËM I SHBA-SË

INAUGURIMI I BIDEN, “MIQTË E AMERIKËS”: KOSOVA ALEAT I PËRHERSHËM I SHBA-SË
Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar aktivitet për nder të inaugurimit të Presidentit të ShBA-së Joe Biden, duke falënderuar këtë shtet për përkrahjen e vazhdueshme.   Agim Rexhepi, Kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” i përgëzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke i uruar fat dhe falënderime për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. “Ju priftë e mbara jo 100 vjet por 1000 vjet, arsyeja është sepse na keni dalë në ndihmë dhe në përkrahje aty ku ka qenë personaliteti jonë në rrezik” theksoi Rexhepi. Tutje ai shtoi që në kohë të luftës e të dhunimeve ishte e vetmja ShBA që u ka dalë në ndihmë “Do të jemi aleat me ...
0

IBRAHIMI: SHBA DËSHMOI SËRISH KONISTENCËN NË POLITIKËN NDAJ KOSOVËS

Lajme
Analisti Ilir Ibrahimi, ka thënë se SHBA e dëshmoi edhe njëherë konistencën në politikën ndaj Kosovës.   Ibrahimi ka thënë se tani ka mbetur që Kosova ta kuptojë këtë. Postimi i tij i plotë: Shtetet e Bashkuara edhe një herë e dëshmojnë konistencën në politikën ndaj Kosovës. Sekretari i ardhshëm i Shtetit jo vetëm që përkrahu por edhe duartrokiti Marrëveshjen e Shtatorit në dëshminë e tij në komisionin e Senatit për Punë të Jashtme. Krejt çfarë mbetet, është që edhe Kosova ta kuptojë këtë./RTK ...
0

“E ARDHMJA U TAKON FËMIJËVE, U DUHET INFRASTRUKTURË PËR TA REALIZUAR VETËN”

Lajme
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se e ardhmja u takon fëmijëve, por vendimet e  marra nga të rriturit dhe politikanët në veçanti janë ndërhyrje direkte në të ardhmen e tyre.   Pacolli tha se s’ka dyshime në kualitetet dhe mendjet e ndritura të të rinjve, por atyre u duhet infrastrukturë për të realizuar vetën dhe jetuar ëndrrat, transmeton lajmi.net. Tutje Pacolli tha se si dikush që ka luftuar gjithë jetën për të përkthyer në realitet atë që ka ëndërruar, e di shumë mirë sa e rëndësishme është të kesh udhërrëfyes në shtegun e jetës. Postimi i plotë: E ardhmja u takon fëmijëve tanë, por vendimet tona të sotme ...
0

I NOMINUARI I BIDENIT PËR SEKRETAR PAJTOHET SE GRENELL BËRI PUNË TË MIRË

Lajme
Dje në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Komitetin për Punë të Jashtme para senatorëve ka dalë i zgjedhuri i Joe Biden për Sekretar të Shtetit, Antony Blinken, i cili është përgjigjur në pyetje të cilat ndërlidhen me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.   Në  këtë mbledhje është diskutuar edhe për punën e bërë nga administrata e Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi përmes të deleguarit Special, Richard Grenell. Ka qenë senatori republikan Ron Johnson i cili ka vendosur në agjendë të debatit punën e negociatave Prishtinë-Beograd dhe atë se çfarë ka bërë Richard Grenell në këtë proces. Johnson ka thënë se procesi i dialogut ...
0

ZYRTARI I NATO-S : KOSOVA STABILE ËSHTË THELBËSORE PËR STABILITET NË RAJON

Lajme
Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, NATO, është deklaruar se do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi.   Ky proces, siç tha një zyrtar i lartë ushtarak amerikan i saj, çon në një zgjidhje të mirë për raportet mes Prishtinës e Beogradit. Po ashtu, sipas admiralit Robert P. Burke, që është edhe komandant i ri i Shtabit Qendror të Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, një Kosovë stabile është thelbësore për stabilitetin e rajonit të Ballkanit dhe jo vetëm. “Aleanca vazhdon, po ashtu, ta mbështesë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga BE-ja si rruga e vetme për një zgjidhje afatgjatë të çështjes”, ka thënë ai, në ...
0

THAÇI, VESELI DHE TË TJERËT REGJISTROHEN PËR TË VOTUAR NGA JASHTË KOSOVËS

Lajme
Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.   Gazeta “Epoka e re” mëson nga burime brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) se edhe Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Sali Mustafa kanë paraqitur aplikimin e tyre për të votuar. “Epoka e re” mëson se procedura e regjistrimit dhe e konfirmimit të tyre është në përfundim e sipër./RTK ...
0

COVID-19,AMBASADA E KOSOVËS NË ROMË ME NJOFTIM TË RËNDËSISHËM PËR KOSOVARËT

Lajme
Ambasada e Kosovës në Romë i bën thirrje shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese antiCovid-19, të përcaktuara në Dekretin e fundit të Qeverisë italiane, i përditësuar më 14 janar 2021, i cili parashikon zgjatjen e gjendjes emergjente me kufizimet e lëvizjes.   Deri më 15 shkurt 2021, parashikohen kushtëzime për qarkullimin dhe lëvizjen brenda territorit italian: çdo lëvizje mes komunave (përjashtohen ato me më pak se 5000 banorë), prefekturave dhe rajoneve është e ndaluar; lejohen lëvizjet vetëm për arsye pune, shëndetësore, kthim në vendbanim dhe nevoja urgjente, ku parashikohet gjithsesi formulari i vetë deklaratës ku dëshmohet arsyeja e lëvizjes. Udhëtimet Itali/Kosovë dhe anasjelltas: lejohen ...
0

UNICEF-I DHE QEVERIA E LUKSEMBURGUT NDIHMOJNË MINISTRINË E SHËNDETËSISË

Lajme
UNICEF-i në partneritet me Ambasadën Britanike në Kosovë dhe Qeverinë e Luksemburgut dhuruan një donacion prej 1,344 transportuesish të vaksinave për imunizim të rregullt që do të kontribuojnë në forcimin e programit të vaksinimit në Kosovë.    Transportuesit e vaksinave janë pjesë e mbështetjes së UNICEF-it për ta forcuar infrastrukturën që ka të bëjë me zinxhirin e ftohtë[1] në Kosovë. Në saje të këtyre transportuesve, ekipet mobile të punonjësve shëndetësorë do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime të imunizimit për komunitetet dhe fëmijët që janë vështirë për t’u arritur, si p.sh.: fëmijët nga zonat rurale, fëmijët nga komunitetet jo-shumicë dhe ata fëmijë që jetojnë me aftësi të kufizuara ose larg ...
0

MUSTAFA URON PRESIDENTIN E RI TË CDU-SË, LASCHET

Lajme
Me rastin e zgjedhjes së presidentit të ri të CDU-së, Laschet, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram urimi:   “I nderuar z. Laschet,   Lidhja Demokratike e Kosovës, paraqet komplimentet e saja për të gjitha parimet e Unionit Demokristian (CDU) dhe ju dërgon urimiet e përzemërta për zgjedhjen tuaj si president i CDU-së. Unë ju dërgoj të gjitha urimet më të mira për ushtrimin e mandatit tuaj të ri dhe jam i lumtur t’ju informoj se partia jonë dhe populli i Kosovës me shumë kënaqësi e kanë pritur këtë lajm.   Deri sa ju filloni me përgjegjësitë tuaja të reja, dëshiroj t’ju siguroj ju dhe CDU-në për miqësinë ...
0