Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

MOTI NË KOSOVË

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.   Në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s./RTK ...
0

BIDENI SOT BETOHET SI PRESIDENTI I 46-TË I SHBA-SË

Lajme
Përurimi i Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara do të bëhet të mërkurën në mesditë me kohën lokale.   Biden do të betohet si presidenti i 46-të i SHBA-së në ceremoninë e 59-të të inaugurimit, dhe ndryshe nga ceremonitë e mëparshme, fjalimet tradicionale, shfaqjet dhe ish-presidentët do të shfaqen para një auditori të vogël, fizikisht të largët me maska mbrojtëse dhe në një qytet të mbyllur për shkak të pandemisë, si dhe për shkak të kërcënimeve të sigurisë./RTK ...
0

NGJARJET E DATËS 20 JANAR

Lajme
Ngjarjet e datës 20 janar 2021.   Mbahet seanca e parë gjyqësore me rastin e padisë për diskriminim të qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës.( Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 09:00) Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha komunale e Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi, përurojnë sallën e edukatës fizike në shkollën “Dy Dëshmorët e Zhurit”. (Ora 10:00)/RTK ...
0

12 VJET NGA SHPËRBËRJA E TMK-SË NË FSK

Lajme
Ishte viti 1999 ku nisi çarmatimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u shndërruar më vonë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.   Nuk shkoi shumë dhe në vitin 2000 përfundon edhe transformimi i UÇK-së në TMK. Kjo e gjitha kishte nisur pas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë. Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ishin pjesë përbërëse e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës nën protektoratin e OKB-së, saktësisht misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut. Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua gjeneral-lejtënant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ...
0

ABAZI I PDK-SË TALLET ME SONDAZHIN E ARMEND MUJËS SË VV-SË

Lajme
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Menduh Abazi, është tallur me sondazhin e fundit të publikuar nga Armend Muja, ku e qet VV-në me 54%.   Abazi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Armend Muja, veç po çohet me një mëngjes dhe po bën sondazh për vete duke e pyetur vetëm veten, dhe duke e publikuar atë. Këtë Abazi e ka quajtur manipulim nga ana e Mujës publikimin e këtij sondazhi, duke thënë se është i çuditur si nuk i ka dalur rezultati 89%. Sipas tij, PDK-ja është partia që do të jetë fituese. Postimi i tij i plotë: E kam nijet nesër me mengjes me përgatitë ...
0

HOXHAJ: KRYETARI I PASUR QË E SHNDËRROI MITROVICËN NË KOMUNË TË VARFËR

Lajme
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se ka vizituar lagjen Bair të Mitrovicës dhe fshatin Kçiq.   Ndërkohë, Hoxhaj ka thënë për Bahtirin se kreu i Mitrovicës e ka shndërruar Mitrovicën në  komunën më të varfër.   “Edhe qytetarët e Mitrovicës u lanë anash nga kryetari i tyre i pasur që e shndërroi këtë vend në komunën më të varfër”, ka shkruar Hoxhaj.   Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të tij:   Nga Bairi dhe Kçiqi, me anëtarët e PDK-së diskutova për planin e Rimëkëmbjes, i cili do ta nxjerr Kosovën nga kriza në ekonomi, shëndetësi, rend ...
0

“SHQIPTARI MË I URRYER NË AMERIKË” MBETET NË BURG

Lajme
Një gjykatë federale ka refuzuar kërkesën e ish-shefit të kompanisë farmaceutike, “Turing Pharmaceuticals”, Martin Shkrelit për lirim nga burgu, duke hedhur poshtë pretendimin e tij se ka përkeqësim të shëndetit mendor.   Gjykatësi i Qarkut në SHBA, Kiyo Matsumoto në Brooklyn kishte thënë se Shkreli, që kishte shprehur pretendime se shëndeti i tij mendor është rënduar, ka dështuar të ofrojë arsyet e mjaftueshme për t’u liruar. I njohur si “shqiptari më i urryer në Amerikë”, 37-vjeçari Shkreli ka kryer gati gjysmën e dënimit të tij prej shtatë vjetësh burgim për mashtrim dhe konspiracion, në një burg të sigurisë së ulët në Pennsylvania. Ai ka shprehur pretendime se izolimet shtesë për të parandaluar COVID-19, duke përfshirë limitimin e kontakteve ...
0

LISTA SERBE SFIDOHET VETËM NGA DY NISMA QYTETARE

Lajme
Janë vetëm tri subjekte politike nga komuniteti serb, të cilat kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, që do të mbahen më 14 shkurt.   Lista Serbe ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve aplikacionin me një listë prej 20 kandidatësh, Nisma Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë me tre kandidatë dhe Nisma Qytetare, Lidhja Demokratike Serbe, me pesë kandidatë. Lista Serbe, që konsiderohet favorite në mesin e komunitetit serb, do të sfidohet nga Nisma Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, e udhëhequr nga Milan Dabiq nga Graçanica. Kjo nismë mbështetet publikisht nga Partia Demokratike Progresive (PDS) e Nenad Rashiqit, i cili vetë nuk ...
0

TRUMP MBAN FJALIMIN E FUNDIT: LUTEMI QË ADMINISTRATA E RE TË KETË SUKSESE

Lajme
Donald Trump ka folur për herë të fundit si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.   Në fjalimin e tij, republikani dëgjohet duke përcjell një mesazh më shumë pajtues sesa lamtumirës.   “Këtë javë, ne përurojmë një administratë të re dhe lutemi për suksesin e saj në mbajtjen e Amerikës të sigurt dhe të prosperuar”, thotë republikani në video-mesazhin.   “Ne bëmë atë që kemi ardhur këtu për të bërë – dhe shumë më tepër”, pohoi republikani. Ai përshkruan arritjet e tij dhe thotë se punoi me ngulm për popullin amerikan, duke e formuar presidencën e tij si një që përkrah të harruarit ndërsa nuk bën falje ...
0

BLINKEN: DUARTROKAS PUNËN E BËRË NGA TRUMP, DO TA SHTYJMË KOSOVËN PËRPARA

Lajme
​​​​​​​Sekretari i Shtetit në ardhje i SHBA’së, Antony Blinken, ka folur për hapat që do t’i marrë Amerika në marrëdhëniet ndërkombëtare nën Administratën e Joe Biden.   Kur është pyetur për punët e Presidentit të kaluar Donald Trump, ai ka thënë se ka punë që i mbështet dhe marrëveshja në mes të Kosovës dhe të Serbisë është njëra prej tyre.   “Asnjë parti nuk ka monopol në ide të mira. Të gjitha idetë e mira qëndrojnë. Të mundohemi të avancojmë sigurinë e popullit amerikan jashtë kufijve. Jam i gatshëm të bëjë këtë. Janë një numër i gjërave që ka bërë administrata Trump jashtë të cilat i mbështes”, ka thënë ai.   “Duartrokas ...
0