Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

NGA 26 JANARI NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR HYRJE NË SHBA

Lajme
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork njofton se, prej datës 26 janar 2021, rregullat e hyrjes përmes transportit ajror ndërkombëtarë në SHBA do të ndryshojnë.   Duke filluar nga data 26 janar 2021, të gjithë udhëtarët e linjave ajrore që udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të moshës nga dy vjeç e më lartë duhet të paraqesin një vërtetim me shkrim (në gjuhën angleze) që nuk kanë virusin SARS-CoV-2 (COVID-19), Vërtetimi duhet të jetë i lëshuar jo më herët se tre ditë kalendarike nga dita e udhëtimit.  Si alternativë, udhëtarët për në SHBA, mund të paraqesin dokumentacion nga një institucion shëndetësor i licensuar ...
0

PREZANTOHEN PRIORITETET E KRYESIMIT SUEDEZ TË OSBE-SË PËR 2021

Lajme
Ambasadorja e Suedisë dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë prezantojnë prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për 2021.   Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021. Suedia pranoi Kryesimin e OSBE-së nga Shqipëria më 1 janar. Sipas Programit të prezantuar nga Ministrja e Jashtme e Suedisë dhe Kryesuesja e Radhës e OSBE-së, Ann Linde, në inaugurimin e mbajtur javën e kaluar, fokusi do të jetë në mbrojtjen e rendit të sigurisë në ...
0

GJASHTË VIKTIMA DHE 320 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS

Lajme
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 320 raste të reja të të infektuarve me COVID-19.   Si pasojë e këtij virusi kanë humbur jetën gjashtë pacientë. Njoftimi i plotë nga IKSHPK: Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.683 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 320 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (80 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Obiliq 1 ...
0

KONTROLLOHET QSH NË SHTËRPCË, SHKAK VAKSINA KUNDËR COVD-19

Lajme
Inspeksioni, që vepron në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës, shoqëruar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, kontrolluan në Qendrën Shëndetësore në Shtërpcë, e cila operon brenda sistemit shëndetësor të Serbisë, duke kërkuar vaksina kundër kovid-19, njoftoi sot Zyra për Kosovë.   Kërkimi u krye në Departamentin e Vaksinimit, ambulancën Kovid dhe Departamentin e Kirurgjisë, thuhet në njoftim, njofton Kossev. Inspektorët thonë se ata nuk gjetën vaksina dhe drejtori i Qendrës Shëndetësore u paralajmërua se posedimi i vaksinave të fituara në mënyrë të paligjshme është një vepër penale. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjithashtu, njoftoi se ata kanë autorizuar policinë për të mbledhur informacion në lidhje me veprimet e mundshme ...
0

ISH-KANDIDATI I AAK-SË PËR KRYETAR TË VUSHTRRISË I BASHKOHET PDK-SË

Lajme
Ish-kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lutfi Bilalli, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).   Lajmin e ka bërë me dije PDK-ja nëpërmjet faqes së vet zyrtare në “Facebook”, duke shtuar se Lutfi Bilalli ka qenë i angazhuar në jetën politike të diasporës shqiptare dhe ka dhënë një kontribut të veçantë në senzibilizimin e çështjes kombëtare. “Programit më të mirë të Rimëkëmbjes iu bashkua edhe Lutfi Bilalli. Kryetari dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj e mirëpriti atë dhe i uroi mirëseardhje në familjen e madhe të PDK-së! Lutfi Bilalli ka qenë i angazhuar në jetën politike të diasporës shqiptare dhe ...
0

HAXHIU:QYTETARËT TË SHQETËSUAR PËR LARGIMIN E KURTIT NGA LISTA E DEPUTETËVE

Lajme
Kandidatja e LV-së për deputet, Albulena Haxhiu, e ka konfirmuar se lideri i kësaj partie Albin Kuti, nuk është certifikuar nga KQZ-ja për të qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.   Në profilin e saj në “Facabok”, ajo ka shkruar se qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albin Kurti, shkruan Epoka e Re. “Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit! Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit ...
0

HARADINAJ ME POROSI PËR SUBJEKTET POLITIKE: TË BËHEMI NJË PËR KOSOVËN

Lajme
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë një thirrje publike për subjektet e tjera politike në vend.   Haradinaj tha se që të gjitha partitë politike duhet bashkuar, ashtu siç kanë ditur të bashkohen shqiptarët në ditë të vështira. “Të bëhemi një për Kosovën”, tha Haradinaj, transmeton lajmi.net. Ai theksoi se duhet përballur me të gjitha pasojat, e me të gjitha sfidat që e presin Kosovën. “E di qe e kemi ëndërr të gjithë ne që Kosova jo vetëm të forcojë ushtrinë dhe sigurinë, pro të realizohet në NATO. E kemi poashtu ëndërr ti bashkohemi familjes evropiane, do të punojmë në këtë drejtim”, tha ai. Madje ...
0

KGJK: PËRFUNDUAM VERIFIKIMIN E 1081 KANDIDATËVE PËR DEPUTETË

Lajme
Këshilli Gjyqësor i Kosovës njofton se bazuar në ligj, në Memorandumin e Bashkëpunimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkesën e datës 18.01.2021, ka përfunduar verifikimin e 1081 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të datës 14.02.2021.   “Listat e kandidatëve janë dorëzuar në KQZ brenda afatit të përcaktuar në kërkesë. Me këtë rast, Këshilli ka përfunduar obligimin e vet në lidhje me këtë proces”, thuhet në njoftimin e KGjK-së, njofton KK./RTK ...
0

47 KANDIDATË PËR DEPUTETË PROBLEME ME LIGJIN

Lajme
Sot ishte afati i fundit që të zyrtarizohet numri i kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin.   Nga Komisioni Qendror Zgjedhor kanë bërë të ditur se janë 47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore të cilët janë shpallur fajtor në tri viteve  fundit. Valmir Elezi nga KQZ ka thënë për lajmi.net se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim kanë kandidatë të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka pranuar përgjigjet nga: Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Këshilli Gjyqësor i Kosovës; Ministria e Punëve të Jashtme; dhe ...
0

NAGAVCI: LDK-JA ASNJËHERË SE KA PASUR PRIORITET ARSIMIN

Lajme
Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka komentuar zotimin e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, për të ndarë paga shtesë për punëtorët e arsimit.   Sipas Nagavcit, LDK’ja asnjëherë se ka pasur prioritet arsimin. Nagavci theksoi se punëtorët e arsimit janë të vetëdijshëm se me këso lloj premtimesh nuk mund të përparojnë as individualisht e as kolektivisht. “E pra, LDK asnjëherë se ka pasur prioritet arsimin, madje kanë një përgjegjësi të madhe për gjendjen në të cilën ky sektor është. Dhe ajo që është më e rëndësishme, nuk mund t’i mashtroni e manipuloni mësimdhënësit, ata nuk shiten. Punëtorët e arsimit janë të vetëdijshëm se me fraza të kota, premtime që ...
0