Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, bashkë me Bedri Hamzën, para prodhuesve dhe bizneseve në komunën e Lipjanit kanë prezantuar planin për rimëkëmbje. Me këtë rast, Hoxhaj ka thënë se sektori privat, i goditur nga pandemia, do të jetë partner i qeverisë së ardhshme të PDK-së, e cila do të adresojë të gjitha shqetësimet e bizneseve. Madje, për këtë Hoxhaj ka thënë se kanë një plan konkret, ku ekipi i Rimëkëmbjes ka dizajnuar fondin 1 miliard eurosh, 500 milionë prej tyre janë të dedikuara për biznesin dhe ndërmarrësin në Kosovës ndihmë direkte dhe pa kthim. Hoxhaj, këto komente i ka bërë gjatë vizitës ...
0
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Haradinaj në takim me veteranët: Vizioni im është NATO’ja Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe kandidat për president në zgjedhjet e parakohshme, Ramush Haradinaj sot ka vizituar dy nga zonat e Dukagjinit, Pejën dhe Istogun. Haradinaj përmes rrjetit social “Facebook” ka treguar se ne Istog kishte takuar veteranët e luftës. “Së bashku në luftë, së bashku në paqe”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se vizioni i Aleancës është rritja e kapaciteteve të sigurisë në vend. “Vizioni im për rritjen e kapaciteteve të sigurisë në Kosovë dhe rruga e saj drejt NATO-s, po përkrahet maksimalisht nga veteranët. Aleanca ka qenë gjithmonë pranë kategorive të lirisë, me ...
0
residenti i zgjedhur, Joe Biden, bashkë me bashkëshorten e tij Jilly kanë dalë në skenë. Joe Biden sot inaugurohet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai do të jetë presidenti i 46-të i shtetit më të fuqishëm në botë. Ceremonia e inaugurimit këtë herë dallon për shkak të masave të pandemisë dhe të sigurisë të shkaktuara si pasojë e protestave të dhunshme të iniciuara nga presidenti në largim Donald Trump./RTK ...
0
KEDS njofton konsumatorët se do të ketë ndërprerje të rrymës në disa rajone për shkak të punimeve në rrjet. Njoftime nga KEDS për punimet në rrjet 21.01.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjakovë 1. TS 35/10kV Malishevë do të ndërprehet: LP 10 kV Malisheva (Kodi: 82082004) prej orës 11:00 -15:00 Vendet: rrugët:535 Prof. Hamdi Berisha, 554 Uiliam Uoker, 601 Sheshi i Dëshmorëve, 602 Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, 603 Adem Jashari, 604 Imer Krasniqi, 605 Rilindja Kombëtare, 606 Pavarësia, 608 Hamdi Berisha, 610 Hizri Mazreku, .611 Jahir Mazreku. 612 Uiliam Uoker, fshatrat: Burim, Carallukë (një pjesë), Dardania, Gërmizë, Lubizhdë (1 konsumator) dhe Senik (1 konsumator). Arsyeja: Ndërrimi i ...
0
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, dhe zonja e parë, Jill, kanë arritur në ndërtesën e Kongresit. Bashkë me ta ka arritur edhe nënpresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, me bashkëshortin e saj. Ata do të bëjnë betimin në mesditë, sipas kohës lokale. Demokrati Joe Biden inaugurohet sot si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Kamla Harris po ashtu bën betimin si nënpresidente. Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën. Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump. Kongresi e ka miratuar fitoren e tij më 6 janar. Inaugurimi është një ceremoni zyrtare që shënon ...
0
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të shtetasit turk, Sedat Peker, i cili u arrestua në Maqedoninë e Veriut dhe u depërtua për në Kosovë. MPB përmes një komunikate për media kanë thënë se Sedat Peker nuk është shtetas i Kosovës dhe nuk posedon pasaportë kosovare. Megjithatë, ministria e rendit njofton se ai posedon leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë, pasi ka një biznes të regjistruar në Prizren. “Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se pas raportimeve në disa media, rreth arrestimit të qytetarit turk, Sedat Peker nga autoritet e Maqedonisë Veriore dhe depërtimit të tij në Republikën e Kosovës, se shtetasi turk ...
0
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se kanë dënuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me dy mijë euro. Sipas njoftimit të tij, LDK’ja është gjobitur për shkak të shkeljes së ligjit anti-Covid dhe masave që janë në fuqi. “Askush mbi ligjin! Gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizim të tubimeve në Prishtinë në kundërshtim me ligjin dhe masat në fuqi. Ligjin edhe vendimin për masat, vet i keni hartuar e votuar – edhe gjobat, duhet t’i paguani. Në të kundërtën, i inkasojmë përmes përmbaruesit!”, ka njoftuar ai. Sipas Ligjit anti-Covid ndalohet çdo grumbullim i më shumë se pesë personave në hapësira ...
0
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti është deklaruar lidhur me përgjigjen që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dhënë KQZ’së për kandidatët të cilën kanë probleme me ligjin. Në mesin e 47 deputetëve që kanë probleme me ligjin është edhe Albin Kurti. Kurti ka deklaruar se nuk ka pranuar asnjë njoftim nga KQZ’ja. “Unë nuk jam në dijeni për kurrëfar vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia. Por, ajo cka po verejë në Kosovës është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu ...
0
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të Sindikatës së Shërbyesve Civilë dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës. Bashkë me Bedri Hamzën, ata kanë prezantuar planin e Rimëkëmbjes, i cili parasheh rritjen e pagës minimale në 300 euro. Përveç kësaj, Hoxhaj ka theksuar se do të ketë edhe ngritje të pagave deri në 30 për qind për sektorin publik. Ai po ashtu ka thënë se do të ketë rishikim të Ligjit të Punës për ta avancuar kornizën ligjore, e cila do të sigurojë kushte dinjitoze të punës me mbrojtje maksimale të të ...
0
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar aktoren Adriana Matoshi si anëtare të Vetëvendosjes. Kurti ka vlerësuar Matoshin për arritjet e saj si aktore. Postimi i plotë i Kurtit: O sa mirë! Adriana Matoshi u anëtarësua mbrëmë në VETËVENDOSJE!. Adriana është një ndër aktoret më të mira shqiptare dhe ndër më të kërkuarat në zejen e filmit në vend. Ajo ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Arteve, në klasën e Profesor Faruk Begollit. Disa nga çmimet e shumta kombëtare e ndërkombëtare që ka fituar janë: çmimi “aktorja më e mirë” për rolin e saj në filmin “Kthimi” të regjisores Blerta Zeqiri, ...
0