Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, priti sot në takim zëvendësambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jacob Webber. Ministrja Bajrami e informoi Webber lidhur me zbatimin e Programit për Rimëkëmbje si dhe menaxhimin e financave publike në vendin tonë. Ajo falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e ofruar deri tani për Ministrinë e Financave, përkatësisht ATK-në dhe Doganën e Kosovës në fuqizimin e kapaciteteve të tyre në përmbushjen e obligimeve ligjore. Zëvendësambasadori, Webber, theksoi se për vite me radhë, Britania e Madhe ka ofruar mbështetje të konsiderueshme për institucionet ligj-zbatuese të Republikës së Kosovës sikurse ATK dhe Dogana dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në periudhën vijuese. ...
0
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se kanë pritje të larta nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Ai ka deklaruar se ata kërkojnë nga politikanët kosovarë që pas zgjedhjeve të jenë së bashku për formuar legjislaturën e re të Kuvendit dhe Qeverinë. “Për zgjedhjet që janë planifikuar të mbahen më 14 shkurt, ne kemi pritje të larta dhe janë bërë përgatitje të kujdesshme. Ne kemi katër çështje që iu kushtojmë vëmendje më shumë, përgatitja e duhur e zgjedhjeve, puna profesionale e të gjithëve që janë të përfshirë për organizimin e këtij procesi”, ka thënë Szunyog në Klan Kosova. “Ne duam që procesi zgjedhor të jetë ...
0
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherit kandidat për Kryeministër, e ka uruar demokratin Joe Biden me rastin e inaugurimit të tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai në një letër të cilën drejt Biden i përcjellë përgëzimet e tij për detyrën e re, thotë se do t’i ndjekin udhëzimet e tij përballë sfidave të përbashkëta. “Ndërsa ndërmerrni hapa në shtëpi për të kapërcyer ndarjet dhe për të shëruar kombin tuaj, aleatët tuaj jashtë do të shikojnë drejtimin dhe udhëzimin tuaj ndërsa ne përballemi me sfidat tona të përbashkëta”, thuhet mes tjerash në letrën e Kurtit drejtuar Biden./RTK ...
0
Haradinaj uron Biden: Do të forcohen edhe më shumë lidhjet strategjike SHBA-Kosovë Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden sapo e nisi mandatin e tij presidencial pas betimit në një ceremoni zyrtare në Uashington. Kryetari i AAK-së dhe njëherësh kandidat për president të Kosovës, Ramush Haradinaj marrjen e detyrës së Biden si president i 46-të i SHBA-së e ka quajtur një ngjarje me rëndësi globale. Duke i uruar suksese në detyrën e re, i pari i AAK-së ka falënderuar Biden për kontributin e tij të vazhdueshëm për Kosovën dhe çështjen shqiptare. “Si njohës i mirë i problemeve në Ballkan, shpresa jonë është se rruga e ...
0
Kryetari i Nimës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në kuadër të aktiviteteve para zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka takuar sot punëtorët shëndetësorë në Malishevë. Limaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se punëtorëve shëndetësorë u ka shprehur mirënjohje dhe respekt të sinqertë për angazhimin e bërë ndër vite dhe veçmas gjatë periudhës së vështirë të ballafaqimit me COVID-19. Postimi i plotë i Limajt: “Në Malishevë, sot takimet i vazhdova me punonjësit shëndëtësorë të kësaj zonë, të cilët edhe janë heronjtë e periudhës më të vështirë që po kalojmë kohëve të fundit, atë të pandemisë, duke qenë ditë e natë në mbështetje të qytetarëve të kësaj zone dhe më gjerë. U ...
0
I dërguari i ish-presidentit të SHBA Donald Trump për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, përgëzoi sot presidentin e ri Joe Biden për marrjen e detyrës. Ai ka shkruar në Twitter se “ne duhet të përgëzojmë presidentin e ri amerikan Joe Biden sepse ne e duam Amerikën”. “Ne duam që ai të ketë sukses në forcimin e vendit tonë të madh. Dhe ne nuk duhet të bëjmë atë që na bëri pala tjetër katër vjet më parë – të jemi të pamatur ndaj gjithçka që ai bën”, tha diplomati amerikan./RTK ...
0
Në një ceremoni të pazakontë për shkak të masave anti-COVID dhe për shkak të masave të sigurisë si pasojë e protestave të dhunshme që ngjanë para disa javësh, Bideni merr udhëheqjen në një kohë të vështirë për vendin. Bideni, tash 78-vjeçar, fitoi në zgjedhjet e nëntorit ndaj ish-presidentit Donald Trump, që ka refuzuar të pranojë humbjen. Ai madje ka thyer traditën e gjatë amerikane duke refuzuar pjesëmarrjen në inaugurimin e pasuesit. Presidenti i ri amerikan, Joe Biden, në adresimin e parë para amerikanëve pas betimit si president i SHBA-së, ka thënë se demokracia në SHBA ka triumfuar përballë çdo gjëje. “Kjo është dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracisë. ...
0
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka komentuar njoftimin e Këshilli Gjyqësor të Kosovës drejtuar KQZ-së. Sipas KQZ-së në listat e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, janë 47 kandidatë të cilët janë shpallur fajtorë për vepra penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit, që ndër ta mësohet jo zyrtarisht se është edhe kryetari i VV-së Albin Kurti. Hoti ka thënë për KosovaPress se listat zgjedhore ma kandidatë duhet të jenë me integritet të lartë dhe duhet respektuar ligji nga të gjithë. “Besoj që të gjithë duhet të trajtohen njësoj pavarësisht kush janë ata persona. ligji është I njëjtë për të gjithë, të gjithëve ...
0
Joe Biden është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një ceremoni të pazakontë për shkak të masave anti-COVID dhe për shkak të masave të sigurisë si pasojë e protestave të dhunshme që ngjanë para disa javësh, Bideni merr udhëheqjen në një kohë të vështirë për vendin. Bideni, tash 78-vjeçar, fitoi në zgjedhjet e nëntorit ndaj ish-presidentit Donald Trump, që ka refuzuar të pranojë humbjen. Ai madje ka thyer traditën e gjatë amerikane duke refuzuar pjesëmarrjen në inaugurimin e pasuesit./RTK https://www.facebook.com/watch/?ref=external ...
0
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri betimin në pozitën e re. Harris është nënpresidentja e parë grua dhe me ngjyrë në historinë e SHBA-së. Ajo bëri betimin para gjykatëses së Gjykatës Supreme, Sonia Sotomayor. Pak orë para se të bëj betimin, Harris nderoi gratë që, siç tha, kanë ardhur para saj. “Unë jam këtu sot për shkak të grave që erdhën para meje”, shkroi Harris në Twitter. Në një video shoqëruese, ajo përmendi nënën e saj, gratë me ngjyrë, gratë aziatike, të bardha, latine, autoktone, të cilat tha se “kanë shtruar rrugën për këtë moment”. Harris, 56 vjeçe, ish-prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë ka mbështetur shumë politika ...
0