Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë i Kosovës (AAK), njëherit kandidat për president, Ramush Haradinaj, tha se është koha e duhur që Kosovës ai i duhet më shumë si president se si kryeministër. “Qytetarët e Kosovës kërkojnë reforma dhe një dinamikë të re në vend. Me siguri edhe një qeverisje dhe një kryeminisër të denjë. Ekuilibër politik, duke e parë se ne në rajon ende nuk jemi anëtarësuar në NATO, OKB. Në këto rrrethana të reja, i duhem vendit si president, që të krijojë një ekuilibër politik dhe institucional. Duhet të fuqizohen marrëdhëniet tona me aleatët tanë, e veçanërisht rrugëtimi kryesor është anëtarësimi në NATO”, tha ai në Syri Tv. ...
0
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri në detyrë Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka takuar strukturat e degës së IV-të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Kandidati për Kryeministër nga radhët e LDK-së, falënderoi kryesinë, anëtarët dhe simpatizantët e kësaj dege, për angazhimin e tyre. “Lidhja Demokratike e Kosovës ka vizionin e saj të qartë, e që orientimi është perëndimi. Qeveria e Kosovës ka arritur të ruajë këtë kurs pro-perëndimor duke promovuar kulturë të lartë politike që qon në progres perëndimor”, tha Hoti. Gjatë këtij takimi, ai i informoi të pranishmit për punën e Qeverisë, duke theksuar se pandemia dhe problemet ekonomike të vendit, kanë qenë sfida shumë të mëdha, por që sipas tij kanë ...
0
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë zbuluar sloganin me të cilin do të garojnë për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. “Krejt dhe Drejt”, është slogani që Kurti dhe Osmani e kanë postuar në profilet e tyre në Facebook. Madje Kurti ka thënë se më 14 shkurt do të jetë një referendum që do ta kthejë Kosovën kah e mbara “Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet! #krejtdhedrejt’, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook./RTK ...
0
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ngritur shqetësimin se kandidatit të saj për deputet, Shemsedin Dreshaj, që mban numrin dy në listë, do t’i pamundësohet garimi në zgjedhje për shkak të një gjobe trafiku. Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se 47 kandidatë nga rreth 1080 janë identifikuar se janë shpallur fajtor për vepër penale me vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit dhe se si pasojë ata pritet të mos lejohen të jenë pjesë e listave për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në këtë listë AAK-ja ka paralajmëruar se mund të përfshihet edhe Shemsein Dreshaj, për shkak të një gjobe 18-euroshe. “Sipas informacioneve që i kam, Dr. ...
0
Policia e Kosovës përmes një komunikate adresuar mediave ka arrestuar një person që ishte në listën e të kërkuarve nga INTERPOL’i. I arrestuari është kapur në Prizren dhe kërkohej nga autoritetet e Shqipërisë përmes INTERPOL’it. Personi i arrestuar me iniciale S.L. i lindur më 1988 është shtetas i Shqipërisë. Më poshtë gjeni njoftimin e plotë: Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga INTERPOL-i Policia e Kosovës, në vazhdën e bashkëpunimit me INTERPOL-in, duke u mbështetur në hetime paraprake, sot më, 21.01.2021, ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prizrenit me qëllim arrestimin e një personi të kërkuar. Personi kërkohej nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë përmes ...
0
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar presidentin e ri amerikan, Joe Biden, për inaugurimin e tij në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes Twitterit, ku ka bashkëngjitur edhe një fotografi nga njëri prej takimeve të mëhershme me Biden, Hoxhaj tha se e gjithë Kosova i bashkohet popullit amerikan për ta festuar këtë ditë historike të inaugurimit. Tutje, Hoxhaj shkroi se Biden është simbol i demokracisë dhe qëndrueshmërisë, dhe që Kosova është me fat që gëzon miqësinë e tij. “Urime z. President, Joe Biden. Sot, e gjithë Kosova i bashkohet popullit amerikan në festimin e kësaj dite historike. Ju jeni symbol i demokracisë ...
0
Zyrtari i lartë i PDK’së, Memli Krasniqi, përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në “facebook”, ka thënë se televizioni në pronësi të Ekrem Llukës është shndërruar në organ të Lëvizjes Vetëvendosje duke prodhuar sondazhe të trilluara dhe lajme të rreme. Ky reagim i tij vjen pas publkimit të një sondazhi të bërë nga Kolegji Riinvest. Krasniqi tha se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk tregon respekt për parimet themelore të demokracisë dhe se po e përdorë këtë kanal për të promovuar lajme të tilla. Ai tha se PDK’ja do t’i zhveshë dhe do t’i zbulojë para opinionit publik motivet e vërteta të rreshtimit provokues të Ekrem Llukës ...
0
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka uruar Joe Biden me rastin e pranimit të detyrës zyrtare si president i ShBA-së. Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka thënë se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe se demokracia e këtij shteti do të vazhdojë të jetë referencë për gjithë globin. Osmani ka pohuar se Amerika është sinonim i demokracisë dhe promovimit të vlerave, ndërsa raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-në, sipas saj janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale. Ky është postimi i saj i plotë: Në krye të shtetit tonë aleat, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej sot është miku i Kosovës, presidenti Joe Biden. Në ...
0
Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në Mazgit. Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti, sipas së cilës aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:00. “Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor. Rreth orës 18:00, nga ekipi mjekësor i Emergjencës së QKUK-së, jemi njoftuar se këmbësorja Sh.J., 29-vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët ...
0
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti uroi presidentin e sapo zgjedhur të SHBA-ve. “Kam kënaqësinë e veçantë t’i përcjell urimet më të sinqerta presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Joe Biden me rastin e inaugurimit të sotëm në Uashington”, shkruan Ahmeti. Ahmeti shton se presidentit Biden i uron shëndet dhe shumë sukses në detyrë. “Kam besimplotë se SHBA-të nën udhëheqjen e z. Biden do të mbeten partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqiptarëve dhe Ballkanit në përgjithësi gjatë procesit tonë tashmë të pakthyeshëm drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, por edhe në thellimin e miqësisë tradicionale me Amerikën”. “Bashkëpunimi ...
0