Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

IKJA E MJEKËVE NGA KOSOVA PO VAZHDON EDHE NË KËTË KOHË PANDEMIE

Lajme
Ikja e mjekëve nga Kosova po vazhdon edhe në këtë kohë pandemie. Sipas zyrtarëve shëndetësorë, vetëm gjatë vitit 2020 kanë ikur jashtë vendit 101 mjekë. E në bazë të një hulumtimi të bërë nga Federata Sindikale e Shëndetësisë rezultoi se 90 për qind e mjekëve të rinj janë duke u përgatitur që të emigrojnë jashtë vendit.   Trendi i ikjes së  mjekëve nga Kosova për të kërkuar kushte më të mira të punës dhe pagë më të lartë po vazhdon. As pandemia me COVID-19  që izoloi botën, nuk i ka ndalur kërkesat e tyre për të migruar jashtë vendit. Kështu thonë zyrtarë të fushës, sipas të cilëve vetëm gjatë vitit ...
0

BIDEN SHFUQIZON DISA NGA POLITIKAT E ISH-PRESIDENTIT TRUMP

Lajme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden ka filluar të zhbëjë disa nga politikat kryesore të Donald Trump, disa orë pas betimit.   “Nuk ka kohë për të humbur kur bëhet fjalë për të trajtuar krizat me të cilat përballemi,” shkroi ai në Twitter kur u drejtua për në Shtëpinë e Bardhë pas inaugurimit të tij. Presidenti Biden nënshkroi 15 urdhra ekzekutivë, së pari për të rritur përgjigjen federale ndaj krizës së koronavirusit. Urdhrat e tjerë përmbysin qëndrimin e administratës Trump për ndryshimin e klimës dhe imigracionit. Gjithashtu, Presidenti Biden nënshkroi urdhra ekzekutivë me shtrirje të gjerë, të cilët u japin fund kufizimeve të udhëtimit nga vende ...
0

NGJARJET E DATËS 21 JANAR

Lajme
Ngjarjet e datës 21 janar 2021.   Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, Prishtinë, ora 10:00) Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) organizon sesion informues për projektin “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”. (Platforma ZOOM, https://tinvurl.com/vvn543am, ora 10:00) Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Arban Abrashi, marrin pjesë në nisjen e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”. ( Ura afër fshatit Bibaj – kryqëzimi i rrugëve Gjilan-Ferizaj, ora 11:00) Ambasadorja e ...
0

MOTI NË KOSOVË

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.   Në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s/RTK ...
0

​15 VJET NGA VDEKJA E IBRAHIM RUGOVËS

Lajme
Sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.   Në përvjetorin e 15-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe tek varri i tij në Velani dhe tek familja Rugova, ndërkaq në ora 14:00 në Gjilan do të mbahet edhe një akademi përkujtimore. Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova lindi ...
0

SELMANAJ: KURTI NA PRISHI EDHE ME SHQIPËRINË, MOS TË FLAS MË SHUMË

Lajme
Ai thotë se kandidati i tyre për kryeministër, Avdullah Hoti, është lideri që i duhet vendit.   Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se LDK ka treguar se është për të mirën e vendit. Ai thotë se kandidati i tyre për kryeministër, Avdullah Hoti, është lideri që i duhet vendit. “Avdullah Hoti është lideri tipik që i duhet Kosovës. Njerëzit nuk e dinë por Hoti është këmbëngulës. Tërë kohën aludojmë se na duhrt një kryeministër sikur në Skandinavi. Tani e kemi dhe disa nuk e duan”, tha ai. Tutje ai tha se kanë bërë punë të jashtëzakonshme me 6 muaj në qeveri ...
0

JOE BIDEN MBËRRIN NË SHTËPINË E BARDHË

Lajme
Presidenti i 46-të i SHBA-së, Joe Biden mbërriti sot në Shtëpinë e Bardhë, me familjen e tij, disa orë pasi bëri betimin.   I paraprirë nga një orkestër dhe një kortezh ushtarak, limuzina e tij eci deri në afërsi të presidencës. Demokrati eci disa metra në këmbë, i rrethuar nga bashkëshortja e tij Jill, fëmijët dhe nipërit e mbesat, raporton ATSh. Joe Biden bëri betimin duke u bërë presidenti i 46-të i SHBA-së gjatë një ceremonie betimi ku mungonte paraardhësi i tij, Donald Trump, i nisur për në Florida më herët. Me dorën e majtë mbi Bibël dhe dorën e djathtë të ngritur, ish-zëvendëspresidenti në kohën e Barack Obamas, i ...
0

HARADINAJ-STUBLLA URON BIDENIN: ALEANCA ME AMERIKËN ËSHTË E PËRJETSHME

Lajme
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradina-Stublla, përmes një videomesazhi ka uruar Presidentin e ShBA-ve Joe Biden, teksa ka thënë se Aleanca me Amerikën është e përjetshme dhe e pandryshueshme.   “SHBA-të janë pjesë e secilës arritje e moment historik të Kosovës dhe popullit të saj. Presidentët amerikanë kanë qenë historikisht mbështetës të pazëvendësueshëm për Kosovën e miq të mëdhenj të popullit tonë. Duke qenë afër nesh në kohërat më të vështirë, e duke u gëzuar bashkë me ne në ditët tona më të mira.   Në vitin 92′, Presidenti Bush ishte ndër të parët që i doli në mbrojtje popullit tonë të Kosovës, duke ia treguar vijat ...
0

LIMAJ: NË ASTRAZUP MORËM NJË PËRKRAHJE MASIVE PËR ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë përkrahje masive për zgjedhjet e 14 shkurtit në takim me bashkëluftëtarë në Astrazup të Malishevës.   “Prandaj, bashkëluftëtarë e të rinj në Astrazup tashmë kanë vendosur për tu rreshtuar krah projektit tonë për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtyre vlerave të më sublime të vendit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.   Postimi i plotë i Limajt:   Sonte në Astrazup morëm një përkrahje masive për zgjedhjet e 14 shkurtit. Astrazupi ka dhënë shumë për Kosovën nder vite, ka kontribuar shumë gjatë luftës se lavdishme të UÇK-së dhe ka dëshmorë të rënë për lirinë që sot e gezojmë dhe të tjerët po na ...
0

AHMETI THOTË SE NUK KA GJASA QË OSMANI TË JETË BARTËSE E LISTËS SË VV-SË

Lajme
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk e sheh të mundur që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës së Lëvizjes Vetëvendosje.   Vjosa Osmani ka numrin dy në këtë listë, mirëpo me vendimin e ri të KGJK-së Albin Kurti, që është bartës i listës, nuk është certifikuar. “Nuk ka gjasa që Vjosa të jetë bartëse e listës. Si e njoh unë VV-në, nuk ka gjasa. Kjo pasi bartësja e listës merr më së shumti vota dhe Osmani do të krijonte një legjitimitet për vete”, shtoi ai në t7. Kurti në anën tjetër ka thënë se nuk ka marrë ende një vendim me shkrim nga KQZ dhe do ...
0