Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

IKD: GJATË PANDEMISË JANË NGRITUR VRASJET DHE DHUNA NË FAMILJE

Lajme
Nga marsi deri në fund të dhjetorit 2020 në Kosovë raportohet të është rritur numri i vrasjeve dhe dhunës në familje. Sipas raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) janë kryer 12 vrasje, një më shumë se në 2019-tën. Gjatë pandemisë COVID-19 ka pasur edhe rritje sa i përket veprave penale të ngacmimit.   “Shpërthimi i pandemisë së COVID-19 ka ndikuar edhe në trendet e kriminalitetit. Rreth 10 muaj pas shfaqjes së rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, IKD ka bërë një analizë përmes të cilës ka pasqyruar ndryshimet e trendit të kriminalitetit, të cilat ndryshime konsistojnë në uljen apo ngritjen e kriminalitetit sipas llojit të tij. Gjetjet ...
0

EKSPERTËT SKEPTIKË SE PROGRAMET E PARTIVE DO TË JETËSOHET

Lajme
Ekspertë të fushës ekonomike janë shprehur skeptikë se partitë politike do të realizojnë programet e tyre të publikuara para zgjedhjeve të 14 shkurtit.   Partitë politike e kanë bërë praktikë që para zgjedhjeve të dizajnojnë programe të mira, por që mos të gjen zbatimin në praktikë pas formimit të institucioneve të reja. Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,(AAK) në programin e tyre qeverisës kanë paraparë futjen e 1 miliard eurove në ekonominë e vendit. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini, në një intervistë për Ekonomia Online ka shprehur pakënaqësitë e tij duke thënë se partitë politike ...
0

5 MIJË E 383 RASTE AKTIVE ME COVID-19

Lajme
57 mijë e 317 qytetarë në Kosovë janë infektuar me COVID-19, nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet pozitive me këtë virus.   Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), nga infektimi me SARAS CoV2 në vend kanë vdekur 1 mijë e 447 qytetarë. Aktualisht janë 5 mijë e 383 raste aktive me COVID-19 “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 289 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të ...
0

GJITHÇKA QË NDODHI NË MBLEDHJEN E DJESHME TË KQZ’SË

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje mbajti mbledhje maratonike shtatëorëshe në të cilën temë e nxehtë diskutimi ishte certifikimi i listave të subjekteve politike që garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.   Shkak i krejt muhabeteve të ashpra ishte rekomandimi i Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike që përkrahte certifikimin e të gjithë kandidatëve përfshirë këtu edhe ata që janë dënuar në tre vjetët e fundit. Kjo u përkrah nga Vetëvendosja, AAK-ja dhe NISMA, por u kundërshtua nga PDK-ja, LDK-ja, si dhe kryesuesja Valdete Daka. Në fund të mbledhjes së gjatë, Nisma, që ka në listë persona të dënuar, nuk u certifikua as si parti e as si listë. ...
0

RINISIN TË RESHURAT, PARALAJMËROHEN VËRSHIME TË REJA NË KËTO ZONA

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), parashikon vërshime të reja.   Reshjet të cilat pritet të fillojnë gjatë ditës së sotme, sipas IHMK-së fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malor të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatarë deri të lartë, duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta. Në pjesë të tjera të vendit pritet që sasia e reshjeve të jetë më e vogël. Megjithatë IHMK thotë se ky është njoftimi formal për këtë ngjarje dhe se kjo nuk do të thotë ...
0

NGJARJET E DATËS 23 JANAR

Lajme
Ngjarjet e datës 23 janar 2021.   Federata Skitare e Kosovës organizkon gërën “Kupa Memoriale Hajrush Demaj” për kategoritë e reja.(Bogë, ora 10:00) Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” (DnV), mban konferencë për medie, në të cilën do të shpaloset plani i DnV-së për misionin vëzhgues të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021. ( Zyret e Institutit Demokratik të Kosovës, Rr. “Bajram Kelmendi”- Prishtinë, ora 11:00) Sindikata e Sektorit Privat mban konferencë për medie. ( Zyrat e Sindikatës, ora 11:00) Kryetari i shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj mban konferencë për medie. ( Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00) Federata e Karatesë e Kosovës, ...
0

KANDIDATËT ME PROBLEME ME LIGJIN

Lajme
Si IKD kemi monitoruar partitë politike që garojnë për Kuvendin e Kosovës, kandidatët e tyre që poetnicalisht mund të kenë probelem me ligjin, sikundër është shpallur në formë të prerë nga GjK, prej nga kemi vërejtur disa kandidatë kanë probleme me ligjin.   Kështu deklaroi Leotrim Gashi, hulumtues në IKD, në “Studio e hapur”, në RTK. Më tej ai sqaroi vendimin e KgjK-së ku është vërejtur se 15 parti politike kanë kandidatë që nuk mund të garojnë për deptetë të Kuvendit të Kosovës pikërisht për shkak të venidmit të GjK, që cekëm ma parë. Sipas tij vendimi i GjK është i qartë, që bazohet në integritetin e kandidatit për deputet, ...
0

HARADINAJ BËNË HOMAZHE TE VARRI I ISH-PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka bërë homazhe sot pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova në 15 vjetorin e vdekjes së tij.   Me këtë rast, Haradinaj tha se do t’i jenë gjithmonë mirënjohës veprës së ish presidentit Rugova në rrugën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake./RTK ...
0

MUSTAFA PËRKUJTON RUGOVËN: TRASHËGIMIA POLITIKE QË AI LA PAS ËSHTË BAZAMENT

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 15 vjetorin e vdekjes.   Mustafa thotë se Rugova ishte arkitekt i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës e që urtësia dhe largpamësia e tij duhet edhe sot. Ai tha se trashëgimia politike që Rugova la pas është bazamenti i shtetit të Kosovës. “Në janarin e acartë të vitit 2006, iku në amshim shkrimtari, studiuesi i letërsisë, lideri dhe Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova. Intelektuali, politikani i urtë dhe mendimtari i thellë me mençuri dhe guxim kishte projektuar qartë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai ndërtoi themelet e shtetit tonë mbi parimet: Liri, Pavarësi dhe Demokraci. ...
0

BIDEN IA LË SENATIT TË PËRCAKTOJË FATIN E TRUMPIT

Lajme
Joe Biden do t’ia lërë vendimin Senatit se si të vazhdojë gjyqin kundër ish-presidentit, Donald Trump, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.   “Ne jemi të bindur se … Senati … mund të përmbushë detyrën kushtetuese ndërsa në të njëjtën kohë bën punë për popullin amerikan”, tha Psaki në një konferencë për shtyp të Shtëpisë së Bardhë. “Presidenti (Biden) do t’u lërë atyre mekanizmat, kornizën kohore dhe detaje të tjera se si Kongresi do të vazhdojë me procesin e tërheqjes”, shtoi ajo, raporton cnn. Demokrati Biden u betua si presidenti i 46-të amerikan të mërkurën, një javë pasi dhoma e ulët e Kongresit votoi për fajësimin e dytë ...
0