Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

SHBA’JA DHE BE’JA T’I JAPIN FUND PROBLEMIT KOSOVË-SERBI

Lajme
Dy njohësit e zhvillimeve politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, amerikani Daniel Serwer dhe gjermani Bodo Weber po kërkojnë që administrata e re e drejtuar nga Joe Biden dhe Bashkimi Evropian t’a çojnë Kosovën dhe Serbinë drejt marrëveshjes finale.   Daniel Serwer, profesor në universitetin “John Hopkins”, ka thënë se pret që SHBA dhe BE të jenë tandemi që do të vulosë pajtimin mes kosovarëve dhe serbëve. “Unë pres që presidenti Joe Biden të përpiqet, së bashku me BE-në, që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një zgjidhje gjithëpërfshirëse të çështjeve të tyre të pazgjidhura”. Sikurse amerikani, në këtë pikë mendon edhe gjermani, Bodo Weber, tha se definitivisht pret nga administrata ...
0

EDHE NJË FTESË NGA GJYKATA SPECIALE

Lajme
Edhe një ftesë nga Gjykata Speciale për ish luftarët e UÇK-së. Kësaj radhe, prokurori special ka ftuar në cilësinë e të dyshaurit, ish eprorin e UÇK-së, Florim Kllokoqin nga Mareci i Prishtinës.   Ftesa për ish pjestarin e Njësitit “Shigjeta”, ka ardhur para dy ditesh. “Kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim si i dyshuar për krime lufte ndaj njerëzimit”, ka thënë Kllokoqi. Kllokoqi që pas Betejës së Pashtrikut, ka shërbyer si komandant i njësisë në Artanë (Novobërë) ka konfimruar ftesën ka thënë se ndjehet krenar për të kaluaren e tij. Ish ushtaraku që jeton në Beligjikë me familje që nga viti 2000, ka thënë se do të bashkëpunoj ...
0

HOXHAJ BISEDON ME PENSIONISTË NË GJILAN

Lajme
Hoxhaj bisedon me pensionistë në Gjilan: Do t`ju bëjmë me sigurime shëndetësore, barna falas dhe mjek për çdo familje   Ud.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, ka prezantuar sot planin e rimëkëmbjes për shëndetësi në Komunën e Gjilanit.   Ai ka takuar pensionistët e kësaj komune, ku ka theksuar se gjatë mandatit të tij do të ketë rritje të pensioneve në bazë të kategorive, duke filluar nga 30 për qind.   Hoxhaj nga Gjilani ka shtuar se ai do të jetë kryeministër i Kosovës, pasi që vendi ka nevojë për një kryeministër që i ruan marrëdhëniet me të gjitha shtetet mike.   “Ne nuk ...
0

GJERGJ DEDAJ KONTAKTOHET NGA PROKURORIA SPECIALE E HAGËS

Lajme
Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj është kontaktuar nga Prokuroria Speciale.   Dedaj ka shkruar në Facebook se është telefonuar nga Specialja dhe është njoftuar se i është caktuar prokurori i rastit. “Diten e premte, te dates 22 janar 2021, ne oret e vona, permes telefonit, jam kontaktuar nga prokurori i Gjyjates Speciale, ne Hage!Qellimi i kesaj thirrje, sipas tyre ishte te me njohtojne me caktimin e prokurorit te rastit, siq me njohtuan, pa me specifikuar se per çfare rasti behet fjale”, ka shkruar ai. Postimi i plotë: U kontaktova nga Gjykata Speciale ! Diten e premte, te dates 22 janar 2021, ne oret e vona, permes telefonit, jam ...
0

SHOQATA E TRANSPORTIT RRUGOR TË UDHËTARËVE I JEP ULTIMATUM QEVERISË

Lajme
Shoqata e Transportit Rrugor të udhëtarëve do të pezullojë punën nga data 28 e këtij muaji nëse Qeveria e Kosovës nuk mbështet kërkesat e tyre. Kryetari i kësaj shoqate përmes konferencës për media ka kërkuar nga kryeministri të merret me kërkesat e tyre, në të kundërtën nga kjo datë nuk do të ketë transport për udhëtarët në të gjithë Kosovë.   Sipas tij, ka qasje selektive nga qeveria në mbështetjen për rimëkëmbje. “Kemi dërguar shkresë kryeministrit të mbajë premtimin për mbështetje të shoqatës se transportit rrugor, mos të kemi mbështetje selektive. Apeloimë të qeveria të marrë seriozisht kërkesat tona në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike. Nuk kemi rruge tjetër ...
0

​KRYEZIU: DËNOJMË ASHPËR LINÇIMIN QË I ËSHTË BËRË VALDETE DAKËS

Lajme
Demokracia në Veprim (DnV) dënon gjuhën linçuese ndaj kryetares së Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka.   Ismet Kryeziu nga DnV në një konferencë për media të shtunën ka kritikuar partitë politikë për fillim e parakohshëm të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit, ku ka theksuar se partitë politikë duhet të ndjekin procedurat për certifikim. Kryeziu ka bërë thirrje partive politike që edhe kandidatët e tyre t’i bëjnë publike financat. “Partitë politike kanë filluar me programin zgjedhor para fushatës. Këto të fundit kanë thyer rregullat e caktuara nga institucionet përgjegjëse në raport me COVID19. U bëjmë thirrje partive politike që të respektojnë rregullat. Bëjmë thirrje që partitë politike t’i ...
0

MOS CERTIFIKIMI I KANDIDATËVE, KQZ: DO TË PRESIM VENDIMIN E PZAP-IT

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se subjektet politike, ato që u certifikuan, por edhe ato që u refuzuan, tashmë janë njohur me vendimin e këtij institucioni.   Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar me pak fjalë vendimet që dolën nga mbledhja maratonike e një ditë më parë. Elezi : Partive u janë dhënë arsyet për mos certifikim “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ua ka dërguar vendimet përkatëse atyre subjekteve politike që u është certifikuar lista e kandidatëve për deputetë, por edhe subjekteve që KQZ-ja refuzoi të certifikonte listën e tyre. Në arsyetim të vendimit janë dhënë arsyet e refuzimit të certifikimit. ...
0

PZAP: ENDE S’KEMI PRANUAR ASNJË ANKESË RRETH PROCESIT TË CERTIFIKIMIT

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka certifikuar listat zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate. Arsye për këtë ka qenë mos zëvendësimi i kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin.   Por, pavarësisht kësaj, partitë të cilat s’iu janë certifikuar listat ende s’janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Express, kryesuesi i sekretariatit të PZAP’it, Mul Desku. “Ende nuk ka asnjë ankesë në PZAP, lidhur me moscertifikimin e disa subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre nga ana e KQZ-së”, ka thënë Desku. Ndryshe, listat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike dhe ...
0

LEGJISLATURA E TETË E KUVENDIT PRITET TË KONSTITUOHET NË FILLIM TË MARSIT

Lajme
Betimi i deputetëve të rinj pas zgjedhjeve të 14 shkurtit pritet të ndodh në fillimin e muajt mars. Certifikimi i zgjedhjeve nga KQZ po konsiderohet se do të jetë më i shpejtë në këto zgjedhje për t’i hapur rrugë konsitutimit të Kuvendit të Kosovës. Njohës politikë dhe punës së legjislativit thonë se kjo do të ndodh për shkak të afateve kohore që ndërlidhen edhe me çështjen e zgjedhjes së presidentit.   Drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare, “Çohu”, Arton Demhasaj thotë për KosovaPress se në bazë të praktikave të kaluara certifikimi i zgjedhjeve mund të zgjasë deri një muaj. Por sipas tij kësaj radhe zgjedhjet mund të certifikohen më shpejtë dhe ...
0

​BASHA: IBRAHIM RUGOVA VAZHDON TË JETË SHEMBULL I EVROPËS MODERNE

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova i cili vdiq 15 vite më parë.   Basha shkruan se Rugova vazhdon të mbetët shembulli i evropianizimit dhe Evropës moderne. Ai ka theksuar se projekti i qartë i Rugovës për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anëtare e Bashkimit Evropian duhet të vijojë të mbetet yll polar në politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. “Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne. Projekti i tij i qartë ...
0