Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

GJASHTË SUBJEKTE DORËZOJNË ANKESA NË PZAP, VV-JA ENDE NUK E KA DORËZUAR

Lajme
Gjashtë subjekte politike janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pas moscertifikimit nga ana e KQZ’së për subjektin, apo listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.   Edhe AAK’ja dhe Nisma Socialdemokrate janë ndër partitë që kanë dërguar deri më tani ankesa në PZAP. Këtë e ka konfirmuar për Express, kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku. “Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) – Për shkak mos certifikimit të listës së kandidatëve për deputet nga ky subjekt politik. Partia e Ashkalive për Integrim – Ka sjellë tre apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një kandidatit për ...
0

VENDIMET E FUNDIT TË KQZ-SË, VJOSA OSMANI THËRRET KONFERENCË

Lajme
Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, ka thirrur konferencë për media lidhur me vendimet e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).   “Në orën 18:00, u.d. Presidentja Vjosa Osmani do ta ketë një adresim në profilin e saj zyrtar në Facebook”, në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe procesin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në njoftim./RTK ...
0

NISMA ANKOHET NË PZAP PËR VENDIMIN E KQZ-SË

Lajme
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar opinionin publik se ka ushtruar ankesë në PZAP ndaj vendimit të djeshëm të KQZ-së për mos certifikim për zgjedhjet e 14 shkurtit.   Në postimin e NISMA Socialdemokrate thuhet se është e përkushtuar dhe e vendosur në respektim të plotë të rregullave dhe ligjeve në Republikën e Kosovës. “Ne presim që PZAP të përmirësoj këtë vendim të gabuar të KQZ-së dhe të pranoj kërkesën tonë për certifikim të subjektit dhe të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet ndër të tjera në postimin e Nisma Socialdemokrate. Postimi i plotë: Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, NISMA Socialdemokrate tanimë ka dorëzuar ankesë ...
0

HARADINAJ: QYTETARËT PO PËRQAFOJNË VIZIONIN TONË PËR SHTETIN E FORTË

Lajme
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Komunës e Podujevës.   Haradinaj ka shkruar se Podujeva për shqiptarët, përpos rëndësisë historike, ka edhe rëndësi ekonomike, kulturore dhe turistike. “Në takim me strukturat e Aleancës, sot na bashkoi Programi 2021 – 2025, si kontratë e jona me qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. Tutje, ai ka thënë se Aleanca ka plan të qartë e të realizueshëm për tejkalimin e krizës aktuale dhe zhvillimin ekonomik. “Rikthimi i vendeve të punës, të humbura nga menaxhimi i dobët i situatës pandemike dhe krijimi i vendeve të reja të punës, shfrytëzimi i resurseve të vendit, ...
0

HOXHAJ NGA GJILANI FTON SËRISH KURTIN NË DEBAT, DIL MATU

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, para të rinjve të Gjilanit ka paraqitur programin e Rimëkëmbjes ekonomike.   Hoxhaj tha se me të kryeministër, të rinjve do t’u kushtohet vëmendje e veçantë dhe do të punojnë që t’u ofrojnë të ardhme më të mirë. Ai para të rinjve gjilanas tha se me të kryeministër do t’i rregullojnë raportet me ShBA-të e me Evropën, që tha janë prishur nga qeveritë e kaluara. Nga atje, Hoxhaj edhe një herë ka ftuar në debat kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, për të cilin tha se nuk ka guxim që të ballafaqohet me të në një debat për programin ...
0

HOTI: TË GATSHËM PËR FITOREN E LDK-SË DHE KOSOVËS

Lajme
“Modeli i qeverisjes në Pejë, është më i miri që ju të rinjtë e meritoni, kjo bëhet nga njerëz me integritet dhe profesionalizëm të lartë, që i ka vetëm familja jonë politike.   Puna dhe përkushtimi ynë për të rinjtë është shumë i madh, rinia jonë është e pastër dhe nuk duhet të prëdoret për ekstremizëm politik. Kemi platformë të qartë për të rinjtë sikur që pjesë të veçantë të pakos për rimëkëmbje kemi pasur për rininë. Do të vazhdojmë përkrahjen për të rinjtë me punë praktike, qasje më të lehtë në kredi dhe me fonde nga ministritë përkatëse”, tha kryeministri Hoti. Ai theksoi se, rendi demokratik nuk mund të ...
0

HARADINAJ: KURTIT DHE TË TJERËVE S’BËN TI MOHOHET E DREJTA PËR KANDIDIM

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur të padrejtë vendimin e organeve shtetërore për heqjen nga lista të kandidatëve që kishin probleme me ligjin.   Në një intervistë për Indeksonline, Haradinaj ka thënë se është ndier i befasuar me zhvillimet e fundit në KQZ. “Ne jemi prek nga ky vendim i tillë për shkak se katër kolegë tanë kanë pas vështirësi. Tani së fundi, do t’i zëvendësojmë 3 prej tyre, 1 ka kaluar”, është shprehur ai. Më tej, Haradinaj e vlerëson se është krijuar një konfuzion tek ndërhyrja e gjyqësorit  në të drejtën për kandidim në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Jam kategorikisht kundër që t’i ...
0

SPECIALJA REFUZON KËRKESËN E KADRI VESELIT PËR LIRIM NGA PARABURGIMI

Lajme
Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirimin e tij nga paraburgimi.   Ben Emmerson kishte kërkuar që klienti i tij të lirohet përkohësisht nga paraburgimi duke ofruar një listë me kushte që do të plotësoheshin nëse Veseli do të lirohej. Vendimin për refuzimin e kërkesës e ka marrë gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou. Zyra e Prokurorit të Specializuar i kishte dërguar Gjykatës dokumente me argumente duke kërkuar që Veseli të mos lirohej me arsyen se ekziston “një rrezik i vazhdueshëm për arratisjes që vetëm do të rritet nëse Veseli merr vesh të gjithë provat kundër tij”. Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli bashkë me ish-krerë të tjerë ...
0

3 TË VDEKUR DHE 379 RASTE TË REJA ME COVID-19

Lajme
3 të vdekur dhe 379 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit. Kështu bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).   Njoftimi i plotë: 244 TË SHËRUAR DHE 379 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 379 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 1 rast (82 vjeç), Pejë 1 rast ...
0

POLICA RUSE ARRESTON GRUAN E OPOZITARIT TË ARRESTUAR RUS ALEXEI NAVALNY

Lajme
Gjatë protestës që është duke u mbajtur në Moskë, në mbështetje të opozitarit të arrestuar rus, Alexei Navalny, policia ruse ka arrestuar gruan e Alexei, Yulia Navalny.   Yulia Navalny është arrestuar gjysmë ore, pasi ka njoftuar se i është bashkangjitur protestuesve në Moskë. Yulia si duket ka qenë nën përcjellje të shërbimeve ruse, pasi që në momentin e arrestimit ajo kishte kapelë dhe maskë në fytyrë dhe ishte shumë vështirë që të identifikohej. Përpos ankesave për arrestim të protestuesve nga policia, ka ankesa edhe në ndërprerje të internetit dhe  aplikacioneve të komunikimit si Facebook, Instagram dhe You Tube. Ka zëra që thonë se problemet me internet dhe aplikacionet e ...
0