Manchester United mori një fitore që e ngjit në vend të parë në Premier League, teksa mposhti me rezultatin 1-2 Fulham. Ndeshja nuk ishte aspak e lehtë për “Djajtë e Kuq”, megjithatë për ta fituar mendoim Pogba me një goditje si silurë nga jashtë zonës. Francezi duket se është rikthyer në më të mirën e tij dhe po nxjerr në pah të gjithë cilësitë e tij, ndaj tashmë nga kritikat po merr shumë lavdërime. Siç transmeton “Vip Sport”, elozhet së fundmi kanë ardhur edhe nga një legjendë e klubit siç është Rio Ferdinand, i cili thekson se mesfushori është një nga më të mirët kur është në formë. “Mendoj ...
0
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Federata e Futbollit të Turqisë i ka premtuar ndihmë dhe përkrahje futbollit kosovar. Në fakt, presidenti i Federatës së Futbolit të Kosovës, Agim Ademi është pritur sot nga presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Özdemir. Pjesë e këtij takimi nga FFK ishin edhe nënkryetari Bakir Burri, anëtari i KE-s, Xhelal Broja dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, derisa nga federata turke nënkryetarët Servet Yardımcı, Yilmaz Buyukaydin dhe sekretari i përgjithshëm, Kadir Kardaş. Me këtë rast është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit që synon të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy federatave si dhe ofron bashkëpunime në shumë projekte të përbashkëta. Të dy presidentët nëpërmjet këtij memorandumi u dakorduan ...
0
Andrea Pirlo i gëzohet trofeut të tij të parë si trajner. Pas triumfit në Superkupën e Italisë, trajneri i bardhezinjëve foli me superlativa për skuadrën e tij, duke nënvizuar se është më bukur të fitosh si trajner sesa si futbollist. “Ndjej gëzim të madh, ngritja e trofeut tim të parë si trajner është ndryshe, mendoj edhe më mirë sesa si lojtar, sepse po drejtoj një skuadër kaq të mrekullueshme dhe në një klub historik. Është e mrekullueshme. Është e rrallë që dy skuadra luajnë mirë në një finale, gjëja e rëndësishme është të fitosh. Kur luan me këtë vendosmëri, atëherë fati mund të shkojë në anën tënde. Ne donim të ...
0
Ish-ylli i Bayern Munich, Franck Ribery, ka lënë të kuptohet se është i hapur për t’u kthyer në Bundesligë, edhe pse theksoi se tani për tani është i përqendruar te skuadra e vet Fiorentina. Ribery u bë legjendë në Bayern duke e fituar titullin në Bundesligë nëntë herë gjatë 12 sezoneve me bavarezët, transmeton Express. Ish-përfaqësuesi i Francës iu bashkua Fiorentinës në Serie A sezonin e kaluar dhe është bërë figurë kyçe për skuadrën vjollcë, duke i bërë 15 paraqitje këtë sezon. Kontrata e Ribery me Fiorentinën mbaron në fund të këtij sezoni dhe, edhe pse 37-vjeçar, ai po mendon të vazhdojë të luajë, me mundësi në Gjermani përsëri. “Tani ...
0
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. VV thotë se pavarësisht rekomandimit të qartë nga Zyra për Certifkimin dhe Regjistrimin e Subjekteve Politike për të certifikuar listat e deputetëve në pako, i vetmi organ profesional që ka mandat të tillë, KQZ në krye me Valdete Dakën në mënyrë arbitrare dhe antiinstitucionale hodhi poshtë këtë rekomandim me qëllimin e vetëm që ta pamundësojë certifikimin e listës së Lëvizjes Vetëvendosje. “Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se ...
0
Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se moscertifikimi i listës së kandidatëve për deputetë të këtij subjekti nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është duke ndodhur për shkak se nuk e duan fitoren e VV-së. Ajo tha se, dje KQZ përmes votës së PDK-së, LDK-së, Listës Serbe dhe znj. Daka e pamundësoi certifikimin e listës së VV-së. “Ajo ndodhi në prag të zgjedhjeve më të rëndësishme që ka pasur Republika, dhe jo rastësisht në kohën kur Lëvizja jonë po prinë bindshëm me mbështetje popullore e Albin Kurti gëzon mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë lider ndonjëherë. Arsyetimi se kinse kështu po respektohet vendimi i ...
0
Faton Peci, këshilltar politik i ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, i ka reaguar kreut të LDK’së, Isa Mustafa, pasi ky i fundi deklaroi për shefen e Pecit se nuk duhet të jetë më në presidencë. Kjo, pas akuzave që u.d. e presidentit pati karshi integritetit të KQZ’së. Peci, njëherit edhe kandidat për deputet në listën e Vetëvendosjes, me anë të një postimi në ‘Facebook’, iu është drejtuar Mustafës, duke i thënë se “më mirë do të ishe ndi nën kryetarllëkun e ish-presidentit Thaçi, por ç’të bëjmë, nuk është më”, shkruan Gazeta Express. Ai, tutje e ka akuzuar Mustafën për shfrytëzimin e postit të presidentit për pazare politike, ...
0
Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton të jetë as një orë në Presidencë. Mustafa tha se me video-adresimin e saj të sotëm, Osmani petkun e u.d së presidentit po e abuzon me sjellje rebele dhe për interesa të saj të ngushta partiake në Vetëvendosje. Shefi i LDK’së e ka quajtur të turpshme që u.d së presidenti Vjosa Osmani t’i kërcënoj sipas tij institucionet e pavarura siç është KQZ’ja. Mustafa tutje tha se me sjelljen e saj gjatë video-adresimit në Facebook, Osmani nuk e meriton të jetë as një orë në presidencë. “Adresimi i tillë i znj. Vjosa Osmani, flet se ajo është një ushtruese ...
0
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, bashkë me Kryetarin e AAK-së dhe kandidatët për deputetë mori sot pjesë në disa aktivitete zgjedhore në komunën e Podujevës. Ministrja Haradinaj-Stublla tha se përkrahja për Aleancën po rritet dhe ajo do të jetë forcë përcaktuese për institucionet e reja të Kosovës dhe zgjedhjen e Ramush Haradinajt President. Programi i Aleancës në këto zgjedhje, shtoi ajo, po pranohet mirë nga qytetarët në Llap e në çdo pjesë të Kosovës. “Plani ynë parasheh që së pari ta sigurojmë secilën pjesë të territorit të Kosovës, nga Merdarja këtu e deri në Jarinjë në Veri dhe Kullë në kufi me Malin e Zi. ...
0
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u veprua me agjenda politike të cilat kanë lënduar procesin zgjedhor dhe integritetin e KQZ-së, gjë që nuk do të tolerohet nëse do të ndodh sërish. Osmani në një adresim në profilin e saj zyrtar në Facebook, ka thënë se në rast se ballafaqohemi sërish me situata të tilla si ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ-në, do të detyrohet të ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe procesit zgjedhor. Ajo fillimisht tha ajo që është parë dje në mbledhjen e KQZ-së, ka qenë e pa precedent, ...
0