Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenjë (71) aktakuza, kundër tetëdhjeteshtatë (87) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona. Gjithashtu, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi. Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, si dhe ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza ...
0
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka uruar Sekretarin e ri të Shtetit Antony Blinken për marrjen e detyrës së re. Hoti ka shkruar se Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me Sekretarin Blinken për të forcuar aleancën mes dy shteteve. “Urimet më të përzemërta në konfirmimin tuaj si Sekretar i Shtetit, Antony Blinken. Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me ju për të forcuar aleancat mes dy shteteve”, ka shkruar Hoti .Antony Blinken është konfirmuar nga Senati amerikan në pozitën e Sekretarit të Shtetit në administratën e re të Joe Biden/RTK ...
0
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar gjenocidin ndaj hebrenjve në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Ai tha se dhimbjen e tyre e kanë përjetuar edhe shqiptarët që kanë qenë të okupuar. Haradinaj përmendi faktin se shqiptarët i kanë hapur dyert për hebrenjtë në kohët më të vështira të mbijetesës së tyre. Postimi i plotë i tij. Në Ditën Ndërkombëtare në Përkujtim të Holokaustit kujtojmë vuajtjet e sakrificat e popullit hebraik. Dhembjen e tyre, e ndjejmë më së miri ne që kemi përjetuar edhe vet okupimin e egër dhe gjenocidin. Shqiptarët hapën dyert për hebrenjtë, në kohët më të vështira të mbijetesës së tyre. Lidhjet ...
0
Gjykata Speciale ka vendosur që t’i lë në paraburgim ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që në fillim të vitit të ri, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka vendosur që veç e veç, të gjithë të akuzuarve t’ua refuzojë kërkesat për lirim të përkohshëm me kusht, raporton GE. Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt kishin bërë kërkesa që t’i lirojnë klientët e tyre, duke i ofruar Gjykatës Speciale kushte me të cilat ajo do të sigurohej se ish-krerët e UÇK-së nuk do të arratiseshin dhe se nuk do të ndikonin në procesin kundër tyre. ...
0
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka vendosur kurora lulesh në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit. Osmani ka thënë se gjenocidi ndaj hebrenjve është barbaria më e madhe që njeh historia njerëzore deri më sot. Ajo ka thënë se duhet të ndihemi krenarë për ndihmën që shqiptarët i kanë dhënë komunitetit hebraik. Postimi i plotë i saj. Nuk mund ta njohë askush më shumë dhimbjen se sa popujt që përjetuan fate historike të ngjashme! Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, bashkëndjejmë me miqtë tanë dhe ritheksojmë se gjenocidi ndaj hebrenjve është barbaria më e madhe që njeh historia njerëzore deri më sot. Sot, duhet ta kujtojmë dhe të ...
0
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët nacionale, rajonale dhe auto-udhët janë të kalueshme. Në të gjitha rrugët nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës ka pasur intervenime me kripë dhe largimin e borës në: Gjilani 1 dhe2, Prishtina 1 dhe 2, Auto-udhët R7, N9, R6, Ferizaj 1 dhe 2, Gjakova 1 dhe 2, Peja 1 dhe 2, Prizreni 1 dhe 2, Mitrovica 1 dhe2. Për shkak të reshjeve të borës të kohë pas kohëshme në 24 orëshin e fundit dhe temperaturave nën zero (-4) u intervenua disa herë me kripë si dhe pastrim të borës në auto-udhën R6 Segmenti Doganaj-Hani i Elezit. Ndërsa për shkak ngricave po ...
0
Igo Rugove, drejtuese e RrGK-së, e ftuar në “Aktual”, në RTK, foli për rolin dhe sfidat e grave në shoqëri, veçmas ndaj përdorimit të gjuhës ofenduese ndaj tyre. Ajo theksoi se gjuha e papërshtatshme ndaj grave që kryesisht u drejtohen grave që janë në vedimmarrje, në kuptimin se ato nuk janë të denja për funksionin e tyre, si bartëse e institucioneve. Znj. Rogova evokoi të kaluarën, vitet ‘90-ta nuk kishte dallim gjinor, kishte respektin e duhur edhe gruaja, ndërkohë që pas luftës, çuditërisht, doli ë pah roli i burrave, duke nënçmuar rolin e gruas, ndaj u desht me shty kuotën zgjedhore, sepse nuk ishin marrë parasysh rolin e gruas, ...
0
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se ishte i bindur që vazhdimi i dialogut me Kosovën do të ndodhë një ditë, përkundër deklaratave të ndryshme të cilat ai i ka quajtur të papërgjegjshme, të tilla si “krijimi i një ‘Shqipërie të Madhe`” nga politikanët shqiptarë. Ai më tej tha se Serbia është e vogël në Evropë dhe në botë dhe se duhet të kujdeset për deklaratat e saj dhe të lëviz në mënyrë që të mbetet “çelësi i stabilitetit” në Ballkan, transmeton GE. “Në rajon, ne jemi ata që duhet të kujdesemi më shumë. Ata të gjithë kanë të drejtën e deklaratave të papërgjegjshme, të gjithë kanë të drejtën e ...
0
Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi ka thënë se ky institucion është duke pritur të përfundojë edhe çështja e ankesave në Gykatën Supreme, dhe më pas do të tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime. Elezi ka thënë se KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it dhe Gjykatës Supreme. “KQZ do të veprojë në përputhje me vendimet e këtyre instituconeve. Po presim të përfundojë çështja e ankesave edhe në Gjykatën Supreme sepse pastaj KQZ mund të bëjë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve. Pasi të kemi miratuar fletëvotimin menjëherë në ditën pasuese, 2 shkurti fillon me ...
0
Ish-këshilltarja, Rejhan Vuniqi, e kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit ka njoftuar sot se i është bashkuar nismës së presidentes në detyrë, Vjosa Osmanit. Vuniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se “përderisa qytetari lufton për të mbijetuar në këtë vend të pashpresë, kasta jonë politike lufton për të triumfuar në betejën e tyre të quajtur pushtet”. Ajo tha se pavarësisht halleve e problemeve të tyre qytetarët po guxojnë të kërkojnë ndryshimin. Postimi i plotë: Edhe pse në prag të hyrjes së vitit 2021, uruam dhe shpresuam që ky vit do të jetë vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë ne. Por si duket po na del ...
0