Sot në Stokholm, u nënshkrua Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal. Nga pala kosovare, marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorja e Kosovës në Suedi znj. Shkendije Geci –Sherifi. Në kuadër të përmbushjes së kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, Republika e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave ka bërë përpjekje serioze në inicimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë me disa vende, veçanërisht me anëtarët e BE-së. Deri më sot, Kosova ka nënshkruar 17 Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë prej të cilave 15 kanë hyrë në fuqi. Sot u nënshkrua edhe marrëveshja me Lituaninë ndërkohë që ...
0
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi të Frangut në Rrugën e Kombit. Aty u aksidentuan dy vetura. Si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë më të specializuar. Automjetet me targa të Kosovës janë aksidentuar si pasojë e një parakalimit të gabuar të njëri prej shoferëve, raporton Ora News. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet./RTK ...
0
Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou ua ka refuzuar kërkesat për lirim ish-presidentit Hashim Thaçi, ish kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Një vendim të tillë e Gillou e kishte marrë edhe të premten për Kadri Veselin, shkruan lajmi.net. Në fakt gjykata vendimin për të gjithë ish-krerët e kishte marrë të premten e kaluar, mirëpo që i njëjti është publikuar tek sot. Avokatët e krerëve të UÇK-së me anë të argumentimeve të tyre kishin kërkuar lirimin e klientëve të tyre përmes parashtresave të paraqitura. Sidoqoftë, arsyetimet e tyre i ka cilësuar si të pamjaftueshme gjykatësi i procedurës paraprake. I njëjti ka urdhëruar palët që përgjigjet e tyre ...
0
Të gjithë pasagjerët ajrorë, prej moshës dyvjeçare, duhet të tregojnë testin e një rezultati negativ të Covid-19 për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga, 26 janar 2021, nga ora 12:01 e mëngjesit, shkruan CNN. Rregulli i ri nga qendrat e SHBA-së për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, i shpallur më 12 janar dhe i nënvizuar nga një urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga presidenti Joe Biden, zbatohet për shtetasit e SHBA-së dhe banorët e përhershëm të ligjshëm dhe të udhëtarëve të huaj. Kërkesa për testim ka shkaktuar konfuzion dhe pyetje midis udhëtarëve, ndërkaq disa qeveri lokale janë përpjekur të përgatiten për të ofruar testime për udhëtarët. Rregulli ...
0
Pacientët COVID pozitivë që janë të hospitalizuar, nuk do të mundë të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo për shkak se KQZ nuk e ka paraparë që ekipet mobile t’i dërgojnë nëpër klinika ku pacientët po trajtohen, por vetëm në adresa të shtëpive të tyre. Personat e infektuar me COVID-19, nuk do të mund të votojnë në qendra të votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të angazhojë 200 ekipe mobile, të cilat do të shkojnë në adresat e këtyre votuesve. Por jo edhe personat e hospitalizuar do ta kenë këtë të drejtë. Atyre do t’u mohohet e drejta e votës. Valmir Elezi, zëdhënës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ...
0
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në fshatin Janjevë të Lipjanit, pasi që të njëjti janë kapur duke tentuar të vjedhin dele. Polica bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 22:12, transmeton Telegrafi. “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë kapur duke tentuar të vjedhin dele në stallën e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në njoftim. Më tej, në njoftim thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./RTK ...
0
Gjermania ka regjistruar mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19. Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus. Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 13,202 në 2,161,279, treguan të mërkurën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net. Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 982 në 53,972, tregoi numri./RTK ...
0
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç njofton një fushatë të vaksinimit ndaj koronavirusit për veriun e Kosovës pa e informuar qeverinë dhe autoritetet në Prishtinë. Kjo e thellon hendekun mes popullsisë në Kosovë. Është një ditë e ftohtë dhe me re, jo shumë njerëz ndodhen jashtë nëpër rrugë. Ndaj është më mirë të udhëtosh me taksi, sepse këtu në veri të Kosovës nuk i duan gazetarët kuriozë, veçanërisht ata shqiptarë. Kushdo që bie në sy si përfaqësues i shtypit vrojtohet, madje ndonjëherë edhe mund të ndiqet nga djem që të ngjallin frikë me limuzina të zeza, të cilët të afrohen në një mënyrë jo miqësore. Rrugës në Mitrovicë, në anën veriore ...
0
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 58.687 raste nga 223.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.471 raste të vdekjes. IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.337 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.879. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID-19./RTK ...
0
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë kaloi 100 milionë, në kohën kur vendet po përpiqen të frenojnë variantet e reja të virusit. Të dhënat e Universitetit Johns Hopkins tregojnë se Shtetet e Bashkuara me mbi 25 milionë raste, mbeten vendi më i prekur në botë. Rastet në SHBA, të kombinuara me ato në Indi, Brazil, Rusi dhe Britani, përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve të raportuara. Shifra 100 milionë përfaqëson 1.3 për qind të popullsisë së botës, por ekspertët e shëndetit thonë se shumë raste nuk raportohen – çfarë do të thotë se numri aktual i tyre është shumë më i lartë. Presidenti ...
0