Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

VJOSA OSMANI KËRCËNOHET PËRMES FACEBOOKUT

Lajme
Shefi i stafit të presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, Faton Peci, vlerëson se po bëhet fushatë e egër ndaj saj.   Peci ka nxjerr një postim në Facebook, ku shihet edhe një kërcënim në adresë të Osmanit. Pos armës së gjatë, komentuesi ka lënë edhe mbishkrimin me dëshirën e tij: “Trutë në tokë t’i kisha qitë”. Kërcënimi është bërë në profilin e Osmanit. Peci thotë se ajo ka tejkaluar nivelin e kërcënimeve. “Fushata e egër kundrejt u.d. presidentes ka që një kohë të gjatë që po përcillet edhe me kërcënime me jetë. Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. ...
0

KRYEMINISTRI HOTI GARANTON MBËSHTETJEN FINANCIARE PËR RTK-NË

Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim kryetarin e Bordit të RTK-së, Sali Bashota dhe Drejtorin e Përgjithshëm, Ngadhnjim Kastrati, me të cilët bisedoi për mundësitë e transferimit të mjeteve të ndara për RTK-në për muajt janar-mars 2021, sipas ligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021, neni 12, paragrafi 10.   Kryeministri Hoti, i siguroi përfaqësuesit e RTK-së se Qeveria në detyrë, do të analizojë të gjitha mundësitë ligjore, për të ofruar zgjidhje që transmetuesi publik të mos mbetet pa mbështetje financiare dhe të sigurohet mbarëvajtja e punës së këtij mediumi, i cili është themeluar nga Kuvendi i Kosovës. Për shkak të shpërbërjes së Kuvendit dhe mungesës ...
0

MË 1 SHKURT LANSOHET PLATFORMA SHKOLLAT.ORG

Lajme
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) së bashku me Unicef Kosovo Programme dhe në partneritet me Microsoft dhe Universitetin e Kembrixhit më 1 shkurt do të lansojë platformën digjitale shkollat.org, ka bërë të ditur sot ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.   Kjo platformë ndërlidh nivelet e arsimit para-universitar me shërbimet e Microsoft Office 365 dhe ofron mundësinë që 345,000 nxënës dhe të gjithë mësimdhënësit në Kosovë të kenë adresën e tyre unike të postës elektronike për t’u kyçur në shkollat.org dhe të kenë çelësin e programit shkollor të digjitalizuar të Kosovës nga 1 shkurt 2021. Mbi 14.000 video mësimore dhe jo vetëm, do të ngarkohen në platformë nën mbikëqyrjen ...
0

HARADINAJ-STUBLLA: KOSOVA ËSHTË E GATSHME PËR DIALOG ME EPILOG

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla,  zhvilloi sot një takim me të Dërguarin Special të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin, z.Arne Sannes Bjørnstad dhe Ambasadorin Norvegjez në Prishtinë, z.Jens Erik Grøndahl.   Ministrja Haradinaj-Stublla u shpreh se duke qenë se Ambasadori Bjørnstad është njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit dhe raportit të ndërlikuar Kosovë – Serbi, në këtë takim u diskutua gjerë e thellë kompleksiteti i kësaj çështjeje. “Kosova për më shumë së një dekadë, ka qenë e përkushtuar dhe e angazhuar në dialog, por pa epilog. Tani, Kosovës dhe Serbisë i duhet dialog me epilog, dhe kjo duhet të ndodhë të afat sa më të ...
0

HARADINAJ-STUBLLA URON SEKRETARIN E RI TË SHTETIT AMERIKAN

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar Sekretarin e ri të Shtetit Amerikan, z. Antony Blinken.   Përmes një letre zyrtare dhe postimi ajo ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Sekretarit Blinken për Kosovën gjatë viteve të kaluara. “Mirëserdhët Sekretari Blinken! Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e pakursyer përgjatë viteve të Sekretarit Blinken për Kosovën, duke promovuar dhe mbrojtur subjektivitetin e saj ndërkombëtar.” është shprehur ajo. “Rrugët tona takohen përsëri me z. Blinken dhe ky është një lajm që i jep shpresë popullit të Kosovës, për të ardhmen e sigurtë, përkrah SHBA-ve, së shpejti edhe në NATO së bashku.” ka shtuar më tej Ministrja ...
0

ZEMAJ TAKOHET ME KOMANDANTIN E KFOR-IT, FLASIN PËR PANDEMINË

Lajme
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar sot komandantin e KFOR-it, Gjeneral major Franco Federici.   Zemaj ka thënë se në takim kanë biseduar për situatën epidemiologjike në vend, dhe përgatitjet që po bëjnë për vaksinën antiCovid. “KFOR-i çdo herë ka qenë mbështetës i sigurisë, paqes dhe zhvillimeve pozitive në Republikën e Kosovës. Shëndetësia ka qenë po ashtu fushë në të cilën ata kanë ofruar përkrahje të madhe. Gjatë takimit të sotëm me komandantin e KFOR-it, Gjeneral majori Franco Federici, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, përgatitjet që po bëjmë për vaksinën anti Covid dhe vaksinimin e qytetarëve sipas planit të imunizimit”, ka bërë të ditur Zemaj./RTK ...
0

HOTI PËRKUJTON VIKTIMAT E HOLOKAUSTIT

Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bëri homazhe dhe vendosi lule te pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë Holokaustit, në vendin ku ishte Sinagoga e fundit, në shënim të Ditës Ndërkombëtare përkujtimore  të Holokaustit.   “Besoj që populli shqiptar është populli që më së miri e kupton popullin hebraik dhe bashkëndjen me vuajtjet që ka pas gjatë historisë.  Unë jam krenar që si popull shqiptar, gjatë periudhës më të vështirë të Luftës së Dytë Botërore, kemi ndihmuar pjesëtarë të këtij komuniteti, të gjejnë strehim në Kosovë dhe Shqipëri. Kjo tregon përkushtimin e familjeve shqiptare për t’u dalë në ndihmë këtij populli në momentet më të vështira”, tha ...
0

HOTI TAKON SINDIKALISTËT, ZOTOHET SE DO TË PAGUHET ANGAZHIMI SHTESË

Lajme
Paraditen e së mërkurës, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës, Shërbimit Korrektues, Punonjësve Social, Sindikatës së Policisë, ata të Zjarrfikësve, Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Administratës së Pavarur, Sindikatës së Shërbimit Civil, ata të punëtorëve të ATK-së dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Infermierëve.   Në këtë takim sindikalistët paraqiten një varg kërkesash bashkë me shqetësimin e tyre se, qasja e institucioneve nuk ka qenë e barabartë për secilin sektor, duke theksuar se ata po ndjehen të anashkaluar dhe të diskriminuar. Hoti shprehu gatishmërinë që t’i trajtojë të gjitha kërkesat veç e veç dhe të shikohen se cilat janë mundësitë buxhetore për ...
0

HOXHAJ URON BLINKEN, SHPRESON NË BASHKËPUNIM MË TË THELLË NDËRSHTETËROR

Lajme
Hoxhaj uron Blinken, shpreson në bashkëpunim më të thellë ndërshtetëror Kosovë-SHBA   Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka uruar Antony Blinken që është zgjedhur sekretar i Shtetit në administratën Joe Biden. Ai ka thënë se shpreson që të punohet së bashku për ta çuar Kosovën lart në skenën ndërkombëtare dhe anëtarësim të plotë në NATO. “Urime Antony Blinken, për konfirmimin nga Senati si sekretar i ri i Shtetit! Shpresojmë të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën lart në skenën ndërkombëtare dhe në NATO si një anëtare e plotë. Aleanca është forcë lëvizëse për orientimin euro-atlantik të rajonit”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter./RTK ...
0

KLINAKU: MOSLIRIMI ME KUSHT I ISH-KRERËVE TË UÇK-SË ËSHTË ÇËSHTJE POLITIKE

Lajme
Ushtrues i detyrës i kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, mendon se moslirimi me kusht i ish-krerëve të UÇK-së, është politike, ndërsa pret nga institucionet e reja që të ndërprenë punën e Gjykatës Speciale.   Klinaku thotë se ftesat e dërguara nga Gjykata Speciale gjatë këtij viti, disa janë në cilësinë e të akuzuarit e disa në cilësinë e dëshmitarit. “Ka shumë ftesa që kanë ardhur edhe vitin e kaluar por vazhdojnë të vijnë edhe gjatë këtij vitit, d.m.th gjatë fillim vitit që ne na tregojnë  pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë ftesat që disa prej tyre i kanë në cilësinë e të akuzuarit dhe disa në cilësinë e dëshmitarët ...
0