Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

ÇËSHTJA E TË DHUNUARVE TË LUFTËS TË JETË PRIORITET NË DIALOGUN KOSOVË-SERBI

Lajme
Kryetarja e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, Minire Begaj-Balaj, tha se çështja e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, duhet të bëhet prioritet në dialogun Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.   Tutje, Begaj-Balaj thotë se institucionet kompetente duhet ta ngritin këtë çështje në nivel shteti. “Jo ne si Komision, meqenëse dhe mandati është i qartë ne kemi të bëjmë për njohjen dhe verifikimin e statusit, por këto tema janë, tema të rëndësishme të shtetit të Kosovës. Unë mendoj se të gjithë ne dhe ata që janë më kompetent duhet t’i kemi parasysh këto tema, për shkak se ...
0

MOSCERTIFIKIMI I DISA DEPUTETËVE, VV DHE AAK DORËZOJNË ANKESË NË GJYKATË

Lajme
Gjatë së mërkurës Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP) për moscertifikimin e disa kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin.   PZAP nëpërmjet një vendimit që publikoi të martën ka vërtetuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Nga radhët e Vetëvendosjes nuk u certifikua as kreu i saj, Albin Kurti, e më pas nuk u certifikua as Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi. Edhe disa deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk iu ...
0

5 MIJË E 879 RASTE AKTIVE ME COVID-19 NË KOSOVË

Lajme
58.687 është numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë. Numri i rasteve të vdekjeve nga ky virus ka arritur në 1.471. Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 51.337 raste, kurse i rasteve aktive është 5.879.   Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 58.687 rraste nga 223.505 p persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.471 raste të vdekjes, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.337 raste kurse numri i rasteve aktive është 5.879. Sipas IKSHPK-së, numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe këtë e sheh shumë brengosëse. Numri i ...
0

MOTI SOT, KRYESISHT I VRANËT DHE ME RESHJE TË DOBËTA BORE

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta bore, kryesisht në orët e para të ditës.   IHK njofton se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte parashihet të jetë me kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, shpejtësia ...
0

DITA NDËRKOMBËTARE E HOLOKAUSTIT

Lajme
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, për nder të miliona viktimave të gjenocidit të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.   Rreth gjashtë milionë hebre u vranë në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre. Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945. Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin ikur nga vendet tjera, apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri. /RTK ...
0

NGJARJET E DATËS 27 JANAR

Lajme
Ngjarjet e datës 27 Janar 2021   Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi takim me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti. (Qeveri, ora 9:30) Kryetari i Komunës se Gjakovës Ardian Gjini takohet me shefin e zyrës së Këshillit të Evropës Frank Power. (Kabineti i kryetarit, ora 11:00) Qendra për Ndihmë Juridike e Institutit të Kosovës për Drejtësi (QNJ-IKD) në bashkëpunim me Federatën Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës (FSPIMK), organizon konferencë virtuale në Temën “Sfida ligjore të pensionistëve në Kosovë”. (Konferenca virtuale mbahet në platformën Zoom, ora 10:00-12:00) Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-it. (Pallati i Drejtësisë, ...
0

IDEJA E SHKËMBIMIT TË TERRITOREVE NUK E KA PASUR MBËSHTETJEN E SHBA-SË

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa pret që administrata e presidentit të ri amerikan Joe Biden do të kërkojë që procesi i dialogut Kosovë-Serbi të vazhdojë, si dhe të ketë një bashkëpunim të mirë ndërmjet SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e këtij procesi.   Ai në Debat të RTK-së e ka quajtur gabim të madh idenë për shkëmbim të kufijve si pjesë e zgjidhjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se një gjë e tillë nuk e ka pasur asnjëherë mbështetjen e Uashingtonit zyrtar. “Asnjëherë nuk kemi pasur këshilla nga askush nga SHBA, as nga administrata Trump, as nga Shtëpia e Bardhë që ne duhet ta ...
0

FITORJA E KATËRT RADHAZI E BARCELONËS

Sport
Lojtarët e Barcelonës mposhtën sonte Elche në ndeshjen e raundit 20 të La Ligës spanjolle me rezultat 2:0 (1:0).   Barcelona kështu arriti fitoren e katërt radhazi në La Liga dhe tash renditet e treta në tabelë, me tri pikë më pak se Real dhe shtatë pikë më pak se lideri Athletic. Ne nuk pamë asgjë në gjysmën e parë të lojës, derisa Jordi Alba kërcënoi dhe gjuajti pranë portës. Pedri u gjend në një situatë të ngjashme dhe gjithashtu humbi rastin, ndërsa Barcelona kaloi në epërsi në minutën e 39-të. Shënues ishte Frankie de Jong. Emiliano Rigoni kishte rastin më të mirë për Elche në lojë në minutën e ...
0

BAYERN MUNICH E MPOSHT SCHALKEN

Sport
Bayern Munich e ka mundur bindshëm 4:0 Schalken – skuadrën e fundit në tabelë – për ta rritur në shtatë pikë epërsinë në krye të Bundesligës ndaj përcjellësit të parë RB Leipzig.   Kampioni në fuqi i Gjermanisë u fut në këtë takim i vetëdijshëm se do ta forconte edhe më shumë kreun e tabelës me fitore, pas humbjes së RB Leipzig kundër Mainz një ditë më herët, raporton Gazeta Express. Joshua Kimmich shkëlqeu duke i përgatitur tri nga katër golat e fitores së skuadrës së Hansi Flick. Mesfushori gjerman harkoi për mrekulli për golin e epërsisë së Bayernit, të cilin e shënoi Thomas Muller në minutën e 33-të. Më ...
0

RIKTHIMI NË MINUTAT E FUNDIT, YLLI VAZHDON ME FITORE

Sport
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Trepçës në udhëtim me rezultat 72:78 (19:25, 23:12, 21:17, 9:24), në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll.   Çereku i parë ishte i baraspeshuar, por në minutat e fundit, Ylli shkëputet dhe fiton pjesën e parë 19:25. Rikthimi i Trepçës nuk vonoi dhe e filloi për mrekulli periudhën e dytë, derisa 3 minuta para fundit të pjesës së parë kalojnë në epërsi 33:32 dhe përmbyll pjesën e parë me shifrat 42:37. Në periodën e tretë mysafirët ngushtuan shifrat në 47:46, por vendasit me një seri të suksesshme sërish shkëputen, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:54. ...
0