Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 20-të. Dy ndeshjet më interesante të këtij programi do të jenë mes Chelseat e Wolverhampton dhe Everton kundër Leicester. Në ndeshjen e parë të tij me skuadrën londineze, Thomas Tuchel do të shikojë ta fillojë epokën e tij si trajner i “Bluve” me një fitore kundër skuadrës së Wolverhampton. Pas 19 xhirosh, Chelsea gjendet në pozitën e 10 në tabelë, me tetë fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje, duke arkëtuar 29 pikë. Në anën tjetër, Wolverhampton brenda 19 ndeshjesh, ka arritur të regjistrojë gjashtë fitore, katër barazime dhe nëntë humbje, kështu duke u pozicionuar në ...
0
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Igli Tare në emisionin “Sport Time” e ka komentuar grupin e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit. Pavarësisht prej vështirësisë së grupit ku gjendet Kombëtarja kuqezi, ekzistojnë mundësitë për ta marrë vendin e dytë, që do të ishte arritje e madhe për kuqezinjtë. “Unë nuk e shikoj si problem grupin. Të luash kundër Anglisë është e vështirë. Edhe kundër Polonisë dhe Hungarisë, gjithashtu. Është grup luftëtar. Shqipëria, nëse ia del, mund ta arrijë vendin e dytë. Çfarë të bëjnë më tepër se kaq sa kemi arritur?! Ajo humbja me Lituaninë ishte diçka e keqe, por pastaj ia dolën ta arrijnë kualifikimin për në grupin B. Kombëtarja është ekip me lojtarë ...
0
Në elitën e basketbollit të Kosovës zhvillohen sot (e mërkurë) dy ndeshje derbi. Fillimisht nga ora 15:00 takohen Peja dhe Bashkimi, kurse dy orë më vonë në kryeqytet mejdanin e ndajnë Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli. Dy ndeshjet e tjera të kësaj xhiro zhvillohen nesër (e enjte). Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 18-të e Superligës së Kosovës në basketboll. Sfida e parë do të jetë ndërmjet Pejës dhe Bashkimit, dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës. Pejanët kanë 11 fitore dhe gjashtë humbje, kurse prizrenasit nëntë fitore dhe tetë humbje. Takim mjaft interesant është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. Bardhekaltrit hyjnë në këtë ...
0
Mabetex Prishtina u përball me Barcelonën në kuadër të 1/16 e Ligës së Kampionëve. Skuadra e futsallit nga kryeqyteti u mposht nga kampioni momental i Ligës së Kampionëve me rezultat të thellë (9-2). Mirëpo, para se të udhëtonin në Barcelonë, skuadra e Prishtinë shkoi për homazhe te varri i legjendës Fadil Vokrri. E për këtë udhëtim, ka shkruar edhe gazeta e madhe spanjolle, “Marca”. Këtë e ka bërë të ditur edhe klubi përmes një postimi në Facebook. /RTK ...
0
Gjatë pjesës së parë të derbit Inter-Milan, pati një përplasje të pabesueshme mes Zlatan Ibrahimovicit dhe Romelu Lukakut. Dy qendërsulmuesi, pikat më të forta të të dyja skuadrave, u përballën kokë më kokë, me belgun që u duk i tërbuar nga një fjali e gjigantit suedez. Për të shuar sherrin, u desh ndërhyrja e futbollistëve të të dyja skuadrave, por Ibra e Lukaku dëgjoheshin duke kërcënuar njëri-tjetrin se do të zgjidhnin gjithçka në dhomat e zhveshjes. Përplasja mësohet se ka vijuar edhe në pushimin mes pjesëve në ambientet e brendshme të “San Siros”. Pë fat të mirë, ata u ndanë në tunel dhe nuk pati më probleme. Një tension ...
0
Në verë pritet që Junior Firpo të largohet nga Barcelona. Mungesa e minutave të dispozicion të 24-vjeçarit ka ndikuar shumë në këtë vendim të tij dhe te katalanasit janë të gatshëm ta shesin për të nxjerrë të ardhura prej tij. Pas ikjes së spanjollit Barcelonës do i duhet të gjejë një zëvendësues për Firpon dhe mësohet se bordi drejtues ka piketuar dy emra. I pari është Jose Gaya. Valencia është në vështirë financiare dhe mund të bindet për ta lënë të lirë 25-vjeçarin. Nga ana tjetër vetë ai dëshiron të luajë në një skuadër me më shumë pretendime dhe Barcelona i plotëson të tilla kushte. Kontrata e Gaya përfundon ...
0
Këtë mesjavë zhvillon ndeshje gjithashtu edhe Premier League dhe nga sfidat e ditës së mërkurë spikat përballja Chelsea – Wolves, që do të zhvillohet në orën 19:00, në stadiumin “Stamford Bridge”. Londinezët me presidentin Roman Abramovic që u shtrëngua për të shkarkuar trajnerin dhe ish-lojtarin e famshëm të bluve Frank Lampard, pas 5 humbjeve në 8 ndeshjet e fundit në kampionatin anglez. Në orët e mbrëmjes së ditës së martë, klubi londinez zyrtarizoi gjerman Thomas Tuchel, i cili do të jetë në stol pikërisht ndaj “ujqve”, në debutimin e tij në Premier League. Në mbrëmje, në orën 21:15, në “Old Trafford”, pas triumfit në derbin e famshëm të veriperëndimit ...
0
Mesfushori i Interit, Nicolo Barella, këmbëngul se zikaltrit dëshmuan se janë skuadër më e fortë sesa Milani, pasi e fituan ndeshjen çerekfinale në Kupën e Italisë. Derbi della Madonnina i së martës ishte dramatik, duke prodhuar gola, karton të kuq, beteja dhe madje lëndimin e gjyqtarit. Zlatan Ibrahimovic e kaloi Milanin në epërsi në pjesën e parë, para se të përjashtohej nga loja në fillim të pjesës së dytë pas dy kartonëve të verdhë. Megjithëse e mbizotëroi Milanin, Inter vuajti derisa e gjeti golin e barazimit, kur Romelu Lukaku shënoi për 1:1 nga penalltia e fituar nga Barella. Christian Eriksen, i ardhur nga stoli, shënoi gol të jashtëzakonshëm nga ...
0
Interi fitoi ndeshjen e çerekfinales ndaj Milanit me rezultat 2-1, duke shënuar në minutat e fundit të ndeshjes. Stefano Pioli këmbëngul se ‘ndryshimi i vetëm’ midis Milanit dhe Interit në çerekfinalen e Coppa Italia ishte kartoni i kuq i Zlatan Ibrahimovic dhe ai ndihet ‘pozitiv për të ardhmen e klubit.’ Ibrahimovic u kishte dhënë epërsinë Rossonerëve, por pas përjashtimit të tij pas kartonin të dytë të verdhë, Romelu Lukaku konkretizoi në gol një penallti dhe Christian Eriksen përfundoi ndeshjen me një goditje të lirë në kohën shtesë. “Është zhgënjyese që jemi eliminuar, sepse u kujdesëm për këtë garë”, tha Pioli. “Kjo performancë tregon se ne jemi një skuadër e ...
0
Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Muhamet Hoxha, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që ishte paraparë për 25 janar, është shtyrë në afat të pacaktuar. Ai shtoi se mbledhja është shtyrë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës. Hoxha tha po ashtu se data e re për mbledhjen e përbashkët të qeverive do të caktohet pas themelimit të institucioneve në Kosovë. “Me kërkesë të Republikës së Kosovës, përkatësisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbajtja e seancës së përbashkët në mes dy vendeve është shtyrë. Arsyeja është gjendja politike në Republikën ...
0