Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

PERSONAT ME COVID-19, NUK DO TË MUND TË VOTOJNË NË QENDRA TË VOTIMIT

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të angazhojë 200 ekipe mobile,  të cilat do të shkojnë në adresat e këtyre votuesve. Por jo edhe personat e hospitalizuar do ta kenë këtë të drejtë. Atyre do t’u mohohet e drejta e votës.   Valmir Elezi, zëdhënës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, tha se për  personat e hospitalizuar nuk është paraparë votimi. ‘‘Ekipet mobile të KQZ do të dërgohen vetëm në adresa të qytetarëve të  cilët janë  të infektuar me covid dhe qëndrojnë në karantinë shtëpiake. Në ditën e zgjedhjeve, Komisioni Qendror I Zgjedhjeve në 38 komunat e Republikës së Kosovës do të angazhohen 200 ekipe mobile të cilat do të shkojnë në ...
0

HOXHAJ PARA STUDENTËVE AKUZON VV-NË SE SYNON TA PËRMBYSË SISTEMIN JURIDIK

Lajme
Edhe një herë, Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e 2021-s kanë përballë vetëm dy koncepte: “Atë të PDK-së që respekton institucionet e pavarura të Kosovës dhe atë të PDK-së që i linçon”.   Në një takim me studentë të Fakultetit Juridik, Enver Hoxhaj, kandidat i PDK-së për kryeministër dhe kandidati për deputet Abelard Tahiri kanë prezantuar planin e PDK-së për sigurinë dhe drejtësinë, në rast se marrin pushtetin. Hoxhaj ka thënë se 14 shkurti do të jetë “datë vendimtare për fillimin e planit të luftës kundër krimit të organizuar dhe në veçanti konfiskimit të pasurisë së fituar me aktivitet kriminal”. “Nuk ka shtet ...
0

OSMANI URON SEKRETARIN, BLINKEN: PRES QË TË PUNOJMË SË BASHKU

Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka uruar Antony Blinken, për emërimin e tij sekretar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), në administratën e presidentit Joe Biden.   Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar se pret që të kenë bashkëpunim drejt avancimit të marrëdhënieve Kosovë – SHBA. “Gjersa angazhoheni të përqendroheni në rigjenerimin me aleatët e Amerikës, unë pres që të punojmë së bashku drejt avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve. Ju dëshiroj udhëtim të suksesshëm duke i shërbyer popullit tuaj dhe vendit tuaj”, ka shkruar ndër të tjera Osmani, në Twitter./rtk ...
0

PARANOJA RUSE E FSB, MBROJNË PALLATIN SEKRET TË PUTINIT NGA NATO

Rajoni dhe Bota
Forcat ruse të sigurisë kanë krijuar një zonë rreth `pallatit sekret të Vladimir Putinit`, e cila ndalon fluturimet.   Sipas tyre, kjo është bërë pas rritjes së aktiviteteve të Shërbimit Inteligjent të NATO-s. Siç raportojnë mediet ruse, videoja e fundit e udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny, thotë se kjo pronë që gjendet në brigjet e Detit të Zi gëzon mbrojtje të nivelit presidencial nga Shërbimi i Brendshëm rus i Inteligjencës (FSB) dhe Shërbimi i Gardës ruse (FSO). Kujtojmë se, në vitin 2010, biznesmeni nga Shën Petersburgu, Sergei Kolesnikov kishte dërguar një letër te ish-presidenti rus Dimitry Medvedev duke treguar në detaje për një pallat në Detin e Zi, që dyshohej se ...
0

8 TË VDEKUR DHE 301 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË 24 ORËT E FUNDIT

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 8 viktima nga koronavirusi COVID-19, derisa nga 2325 mostra të marra kanë rezultuar 301 raste pozitive. Ndërkohë, në 24 orët e fundit 181 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.   Njoftimi i plotë i IKSHPK-së Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.325 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 301 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e ...
0

FLICK DREJT LARGIMIT NGA BAYERNI, BILD ZBULON MOTIVET!

Sport
Hansi Flick mund të jetë në muajt e fundit të aventurës së tij te Bayern Munich.   Sipas gazetës gjermane prestigjoze Bild, tekniku që udhëhoqi bavarezët drejt fitimit të tripletës sezonin e kaluar mund të largohet në fund të këtij sezoni. Ndër motivet që mund të sjellin largimin e parakohshëm të Flick janë disa mosmarrëveshje brenda dhomave të zhveshjes ndërkohë që edhe lamtumira e shefit ekzekutiv Karl Heinz-Rummenigge mund ta shtynë trajnerin të japë dorëheqjen. Sipas Bild e ardhmja e Hansi Flick do të jetë te kombëtarja gjermane aty ku do të pasojë Joachim Low. /RTK ...
0

CHELSEA-WOLVERHAMPTON, FORMACIONET E MUNDSHME

Sport
Chelsea do të fillojë epokën e re nën urdhrat e teknikut gjerman Thomas Tuchel, ku pret sot në “Stamford Bridge” skuadrën e Wolverhampton në kuadër të Premier Ligës.   Pikërisht një humbje kundër Wolves me rezultat 2:1 në dhjetorin e vitit të kaluar, ishte pikënisja e rezultateve jo të mira për ish-trajnerin Frank Lampard, i cili u lirua nga detyrat e trajnerit mëngjesin e ditës së hënë. Të dy skuadrat nuk kanë pasur rezultate të mira këtë edicion, ku brenda gjashtë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, skuadra e “Bluve” nga Londra ka regjistruar tre fitore, një barazim dhe dy humbje, kurse Wolves në gjashtë xhirot e fundit ka ...
0

MARTIN ODEEGARD PËRFORCIMI MË I RI I “TOPÇINJVE”

Sport
Martin Odegaard është lojtari më i ri i Arsenalit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez, përmes një postimi në “Twitter”. “Është zyrtare”, shkruhet krahas videos duke konfirmuar tashmë këtë transferim që kishte ditë që flitej.   Mesfushori i Real Madrid do të kalojë fillimisht i huazuar në Londër, pasi për momentin asgjë nuk është bërë e ditur. 22-vjeçari që do të mbajë fanellë me numër 11 mund të luajë si mesfushor qendre për Artetën, por edhe nga e djathta. Norvegjezi nuk po gjente shumë hapësira në formacionin e Zidane dhe në këtë sezon numëron vetëm 7 ndeshje, shumicën prej tyre si zëvendësues. Krejt e kundërta ndodhi sezonin e kaluar ...
0

REAL MADRID “MBRETI” I RRJETEVE SOCIALE

Sport
Ditët e sotme rrjetet sociale janë pothuajse të domosdoshme në jetën tonë dhe sigurisht që ato ndikojnë dhe në botën e futbollit. Për klubet e futbollit, Instagrami, Facebook apo çdo rrjet tjetër janë shumë të rëndësishme dhe Deloitte Football Money ka bërë një pasqyrim të ndjekësave të çdo klubi në botë.   Sipas tyre, klubi më i ndjekur në të gjitha platformat sociale për vitin që lamë pas është Real Madridi. Galaktikët kanë plot 251.2 milionë ndjekësa, duke lënë pas Barcelonën, e cila ka 248 milionë ndjekës. Podiumin e tre vendeve të para e mbyll Manchester United me 140 milionë ndjekës, ku duket dukshëm diferenca me dy gjigantët spanjollë. Më ...
0

KUPA E ITALISË VJEN ME DY SUPERPËRBALLJE

Sport
Kupa e Italisë rikthehet sot në kuadër të çerekfinales me dy ndeshje interesante.   Atalanta pret në shtëpi skuadrën e Lazios, ku edhe do të jetë ndeshja më interesante e këtij programi, dhe menjëherë pas kësaj përballje, Spal udhëton drejt Juventusit. Mbrëmë, skuadra e Interit arriti të sigurojë kualifikimin tutje, ku zhvilloi ndeshje kundër rivalëve të Milanos, e cila përfundoi me rezultat të ngushtë 2:1. Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur programin e plotë të ndeshjeve në Kupën e Italisë. 17:45 Atalanta – Lazio (Stadiumi Geëiss) 20:45 Juventus – Spal (Stadiumi Allianz) /RTK ...
0