Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

VRITET NJË PERSON NË PRISHTINË

Lajme
Një person është vrarë mbrëmjen e sotme në rrugën “Ndue Përleshi” në kryeqytet.   Policia e ka konfirmuar rastin për KosovaPress, teksa ka dhënë edhe detaje shtesë. Sipas burimeve jozyrtare mësohet se babai ka vrarë të birin. Ky është njoftimi i plotë i Policisë: Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen “Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e  përdorur ne rast. ...
0

HARADINAJ TAKON KATEGORITË E LIRISË NË GJAKOVË

Lajme
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj, vizitoi sot Gjakovën.   Haradinaj zhvilloi takimin atje bashkë me njërin prej themeluesve të UҪK-së, Gjeneralin Lahi Brahimaj, njëherësh kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, si dhe kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjinin.   Haradinaj u shpreh se Gjakova është ajo që i fali shumë lirisë së Kosovës, ai po ashtu tha se u ndje shume i lumtur që u takua me bashkëluftëtarët e tij dhe familjet e dëshmorëve në Gjakovë, aty ku edhe shpalosi detajet e Programit të Aleancës dhe u garantoi përkrahje nga shteti, atyre që kontribuan aq shumë për vend.   ...
0

HOXHAJ VIZITON FERMERËT NË RAHOVEC

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, sot ka zhvilluar një takim me fermerët e Komunës së Rahovecit, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike.   Hoxhaj ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ai do të krijojë lehtësira për fermerët, ku ka përmendur se rrushin të cilin nuk mund ta shesin do ta blejë qeveria e vendit. Ai ka premtuar edhe rritje 100 % të subvencioneve në pemëtari. “Ne do ta mbështesim, do ta subvencionojmë çdo litër vere. Mbështetja do të jetë financiare e madhe dhe e mirëfilltë. Së dyti, do t’iu ofrojmë qasje në kredi dhe do t’i mbulojmë kreditë nëse kanë më ...
0

VV PREZANTON PROGRAMIN QEVERISËS JAVËN E ARDHSHME

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje do ta prezantojë programin qeverisës javën e ardhshme. Zëdhënësi i kësaj partie Përparim Kryeziu i tha Gazetës Express se programi i tyre do të publikohet kur të fillojë fushata zgjedhore. Opinionisti politik,   Imer Mushkolaj thotë se fokusi kryesor i VV’së do të jetë sundimi i ligjit pa përjashtuar pandeminë dhe zhvillimin ekonomik. Në marrëdhniet ndërkombëtare ai e sheh të pamundur shmangien e Albin Kurtit nga procesi i dialogut pasi sipas tij elefanti veçse është në dhomë. Ndërkaq politologu Fitim Salihu thotë se Vetëvendosje nuk do të shpalos program konkret pasi është e fokusuar në figurën e liderit të saj. Partia që po synon ta formojë qeverinë e ...
0

SHQIPËRI, SHTATË VIKTIMA DHE 876 RASTE TË REJA ME CORONAVIRUS

Rajoni dhe Bota
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 876 raste të reja me coronavirus, ndërsa 7 persona kanë humbur jetën në përballje me COVID-19.   Po ashtu gjatë kësaj periudhe 503 persona rezultojnë të shëruar.   COVID-19 – Statistika (27 Janar 2021)   Raste të reja ditore 876   Të shëruar në 24 orë 503   Të shtruar në spitale 280   Humbje jete në 24 orë 7   Testime ditore 3512   Testime totale 343,833   Raste pozitive 74,567   Raste të shëruara 45,383   Raste Aktive 27,845   Humbje jete 1339   Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: ...
0

KURZ I OFRON MBËSHTETJE KOSOVËS PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me Kancelarin Federal të Austrisë, Sebastian Kurz.   Në takimin virtual u bisedua për zhvillimet aktuale politike. Hoti me Kancelarin Kurz bisedoi edhe për procesin e liberalizimit të vizave, ku mori mbështetjen e tij për vazhdimin e punës në mirëmbajtjen e kritereve të plotësuara për liberalizim në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës sa më parë të mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Ndërsa, me kërkesë të Kryeministrit Hoti, Kancelari Kurz konfirmoi se Austria do të konsiderojë vazhdimin e marrëveshjes për kredi të butë me Kosovën, kryesisht për projekte për furnizim me ujë dhe trajtim ...
0

ISA MUSTAFA THOTË SE E DO KURTIN NË KRYE TË LISTËS SË VV-SË

Lajme
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është pyetur nëse moskandidimi i Kurtit po ia lehtëson LDK-së fitoren në këto zgjedhje. Por, sipas Mustafës kjo situatë është në favor të Albin Kurtit.   Mustafa thekson se qeveria e re do të rrëzohej me votat e atyre që janë të dënuar.   “Konsideroj se jo LDK-së, por zotit Kurti po i bëhet më e lehtë situata pa Albin Kurtin, kandidat për deputet. Ndryshe qeveria me vota të atyre që janë të dënuar do të rrëzohej”, tha ai.   Isa Mustafa, apo i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës shtoi se partia e tij dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë garuar edhe kur Kurti ka qenë ...
0

KEDS NJOFTON PËRSËRI PËR NDËRPRERJE TË RRYMËS

Lajme
KEDS ka njoftuar se si rrjedhojë e punimeve në rrjet do të ketë ndërprerje të rrymës në disa lokacione.   Me anë të një komunikate për media, KEDS ka njoftuar për orarin dhe vendet ku do të ndalet rryma. Komunikata e plotë nga KEDS: 1. TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet: Dalja 10 kV Vëllezërit Gërvalla  (kodi: 40000004) prej orës 09:00 deri në ora 10:00 Vendet: Vëllezërit Gërvalla, Magjistralja Prishtinë-Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petroli), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjese), rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re. Arsyeja: Krijimi i kushteve pa tension, ndarja e urave të tensionit të mesëm. 2. TS ...
0

ABRASHI: NESËR DO TË KETË MARRËVESHJE SESI DO TË MBËSHTETEN OPERATORËT

Lajme
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, pas një takimi të zhvilluar sot me udhëheqësit e Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, ka thënë se nesër do të ketë një marrëveshje mbi parimet, se si do të mbështetën operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve.   “Anëtarët e kësaj shoqate kanë pësuar humbje të mëdha shkaku i pandemisë, pastaj edhe për shkak të vendimeve të qeverisë për masat anti-covid, e kjo ka ndikuar në humbje të tyre. Në kuadër të mundësive buxhetore që kemi pasur i kemi bërë disa lirime vitin e kaluar, duke i ndihmuar këta operator t’i ruajnë vendet e punës”, tha Abrashi. Ai bëri të ditur se pas diskutimeve që ...
0

KURZ THOTË SE VAKSINA DO TË SHPËRNDAHET NË BALLKAN NË TË NJËJTËN KOHË

Lajme
Kancelari federal i Austrisë, Sebastian Kurz, ka thënë se shpërndarja e vaksinave anti-Covid në Ballkanin Perëndimor do të bëhet në të njëjtën kohë. Kështu ka bërë të ditur ai në një takim virtual me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.   Ndër të tjera ai ka dhënë mbështetje edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen. Kancelari Kurz tutje ka konfirmuar se Austria do të konsiderojë vazhdimin e marrëveshjes për kredi të butë me Kosovën, kryesisht për projekte për furnizim me ujë dhe trajtim të ujërave të zeza. “Hoti me Kancelarin Kurz, bisedoi edhe për përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. ...
0