Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

SELIMI: NUK KAM HYRË TA ZËVENDËSOJ REXHËN, AI NUK ZËVENDËSOHET

Lajme
Kandidja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, që është edhe bashkëshortja e ish-deputetit Rexhep Selimi ka treguar se pse është renditur me numrin 10 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.   Në të kaluarën, në çdo palë zgjedhje numrin 10 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje e ka mbajtur Rexhep Selimi. Ky numër, gjatë kohës së luftës ka qenë edhe nofka e Rexhep Selimit, i cili nga bashkëluftëtarët është thirrur si “Dhjetëshi”. “Duke e pa historikun e numrit 10 gjatë luftës e që Rexha ka konkurru me 10, Lëvizja më ka nderu. Nuk po mundohem me zëvendësu Rexhën, sepse ai nuk mundet me u zëvendësu”, tha Shqipe Selimi në “Kallxo Pernime”. “Nuk jam ...
0

PAGA MINIMALE DO TË RRITET NË 300 EURO, HAMZA SHPALOSË SYNIMET E PDK-SË

Lajme
Bedri Hamza i PDK’së ka premtuar rritje të rrogës minimale në Kosovë si një ndër planet për ekonominë që i ka subjekti i tij.   Duke folur në T7 ai ka thënë se numri i inspektorëve do të rritet për zbatim të ligjeve të punës. Po ashtu ai bën të ditur se primar do të jetë sektori privat. “Paga minimale do të rritet nga 170 euro, sa është tani në 300 euro. Në marrëveshje me partnerët socialë, legjislacioni i punës me theks të veçantë ligji i punes i cili do të rishqyrtohet në mënyrë që të krijojë një kornizë ligjore cilësore për inkurajimin e aktiviteteve sipërmarrëse, të zvogëlojë barrën administrative të ...
0

PREMTIMI I HOTIT: KOSOVA I KTHEHET NORMALITETIT NË FILLIM TË PRANVERËS

Lajme
Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se Kosova e ka përmbyllur vitin me pakon ekonomike të rimëkëmbjes më të madhen në rajon.   Hoti ka thënë se tashmë është e gatshme edhe një pako tjetër orej 200 milionë eurosh. “Kjo na ka mundësuar neve që mos të kemi krizë ekonomike siç ka ndodhur me vendet tjera”, tha Hoti. Sa i përket vaksinës antiCOVID, kryeministri në detyrë tha se vaksinimi në Kosovë fillon në muajin shkurt. “Vaksinimin e kategorive të rrezikuara do ta përfundojmë në muajt mars dhe prill dhe do ta kthejmë normalitetin në këtë vend në fillim të pranverës. Bizneset të ...
0

HOTI: S’JEMI PARTI E FACEBOOKUT, DALIM FITUES NË ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT

Lajme
Kandidati për kryeministër nga LDK-ja dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në “Debat” të RTK-së ka thënë se sondazhet që po prezantohet janë bërë me metodologji jo adekuate dhe se askush nuk i merr parasysh.   Ai ka folur për matjet e LDK-së në terren. “Matjet tona në terren tregon se strukturat tona janë plotësisht të angazhuara dhe ne do të jemi fitues”, ka thënë Hoti. Sipas tij, për të arritur këtë fitore, në terren janë angazhuar 50 mijë njerëz. “Ne nuk jemi parti sezonale e as e facebookut, jemi parti 31 vjerçare”, ka thënë Hoti, duke shtuar se ata janë të shtrirë në çdo lagje, fshat e qytet të ...
0

HOTI PËR KURTIN: GARËN ZGJEDHORE E BËJË ME ATA QË S’KANË PROBLEM ME LIGJIN

Lajme
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se ai do të dëshironte një përballje me kandidatët tjetër për kryeministër nga partitë tjera.   “Do të doja t’i kisha përballë edhe kandidatët tjerë dhe t’i krahasojmë programët tona për ekonomi, shëndetësi, politikë të jashtme… Të debatonim për këto programe pa u fyer, por vetëm duke i ballafaquar ato”, ka thënë Hoti. Ai ka thënë se debatet aktuale në Kosovë më shumë po kanë të bëjnë se kush është në lista e kush mbetet jashtë. Kjo nuk i intereson askujt”, ka thënë ai. Sa i përket mundësisë që lideri i VV-së, Albin Kurtin të mbetet ...
0

NEZIR ÇOÇAJ PËRFUNDON INTERVISTIMIN DISAORËSH NGA DHOMAT E SPECIALIZUARA

Lajme
Kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj, nga Prizreni, është intervistuar sot nga gjyqtarët e Dhomave të Specializuara për disa orë në cilësinë e dëshmitarit, në selinë e EULEX në Fushë Kosovë, njofton Scanner.   Çoçaj e ka konfirmuar për Scanner se ai sot është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, por nuk ka dhënë detaje më tepër. Çoçaj ishte ftuar ditë më parë nga Gjykata Speciale, pas bërjes publike të kandidaturës së tij për deputet të PDK-së.vës e në mesin e tyre edhe z. Çoçaj. Kujtojmë se Çoçaj tashmë është kandidat i PDK-së për deputet, ndërkaq më parë mbante pozitën drejtor i Insti Ai ka qenë njëri nga njerëzit e ...
0

RAMIZI: SHQIPTARËT E LUGINËS TË SHTERIN MJETET JURIDIKE NË SERBI

Lajme
Naim Ramizi nga AAK ka thënë se qytetarët e Luginës së Preshevës duhet që të shterin mjetet juridike për shpronësimin që po i bëhet nga shteti i Serbisë.   Ai thotë se nuk mund të ketë ndërhyrje ndërkombëtare nëse qytetarët nuk i përdorin të gjitha instancat në institucionet e Serbisë. “Kemi biseduar me qytetarë të Medvegjës. E kemi adresuar si problem. Por ende nuk jemi ndeshur me qytetarë që kanë shterur të gjitha mjetet juridike. Nuk mund të ketë ndërhyrje nga jashtë për këtë punë. Megjithatë shteti i Kosovës duhet të bëjë më shumë. Në rrafshin ndërkombëtarë duhet të bëhet e ditur kjo çështje e shpronësimit të pronave të shqiptarëve”, ...
0

HOTI TREGON SE E KUJT ISHTE IDEJA PËR SLOGANIN “SHTETI.SHTET”

Lajme
Kryeministri në detyrë dhe kandidati i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit, Avdullah Hoti, në emisionin “Debat” të RTK-së ka treguar se si e kanë zgjedhur sloganin “Shteti.Shtet”.   “E kemi zgjedh se bashku me një grup të kolegëve që kemi punuar. Pra bashkarisht me një grup që e kemi diskutuar gjerësisht këtë ide. Pastaj kjo ka ardhur pas një analizë duke nisur kronoligjikisht nga viti 1989 e që ka të bëjë me fuqizimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Hoti. Sipas tij, edhe në vitin 2021 duhet bërë ende garë për fuqizimin e bazamentit të shtetit. “Për shtetin e Kosovës ende disa kanë dilema, kjo shihet edhe ...
0

LIMAJ: FERIZAJ PO RRESHTOHET FUQISHËM ME ÇLIRIMTARËT

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdmeokrate, Fatmir Limaj, ka takuar bashkëluftëtarë dhe të rinj në fshatrat Rakaj dhe Gërlicë të Ferizajt, ku ka parë entuziazëm të jashtëzakonshëm për të përkrahur kauzën tonë për një zë të fuqishëm për Çlirimtarët në Parlamentin e Kosovës.   Limaj është shprehur mirënjohes e falëndërues gjithë kësaj frymë mbështetëse në Ferizaj që janë rreshtuar më Çlirimtarët pë të mbrojtur të vërtetën tonë kombëtare, faktike, juridike e historike. Postimi i plotë i Limajt: Ferizaj po rreshtohet fuqishëm me Çlirimtarët. Është emocion i veçantë të shohësh në fytyrat e bashkëluftëtarëve dhe të rinjve në Rakaj dhe Gërlicë të Ferizajt, një entuziazëm të jashtëzakonshëm për të përkrahur kauzën tonë për ...
0

DËRGOHET NË INSTITUT TRUPI I TË VRARIT NË PRISHTINË

Lajme
Një ngjarje tragjike ndodhi sonte rreth orës 17:00 në Prishtinë.   Babai vrau djalin, në rrugën ‘Ndue Perlleshi’’, teksa me të marrë informatën policia arritën në vendin e ngjarjes. Po ashtu edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Forenzika gjenden në vendngjarje, të ciëlt kanë larguar trupin e viktimës për Institut. Sipas informacioneve jozyrtare, i vrari është Albert Krasniqi, ndërsa dorasi është babi i tij, Skënder Krasniqi. Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë./RTK ...
0