Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka bërë thirrje që mos të votohet kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj. Ai gjatë një takimi me të rinjtë e Malishevës, është treguar i ashpër me Hoxhajn duke e quajtur “çun”, i cili nuk e dinë çka është shpirti luftarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Limaj duke u shprehur i vendosur se Nisma e do të jetë në Kuvendin e Kosovës, tha se partia e tij do të përfaqësojë çlirimtarët në legjislativ. “A e dini cili është dallimi im me Enverin. Ai kurgjo s’ka ndërtu, krejti i ka marrë të gatshme. Dallimi është se ky senet e mëdha i bënë të ...
0
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës së premte parashikohen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Reshje parashihet të ketë edhe ditën e shtune por me intensitet më të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s.,RTK ...
0
Kandidati për kryeministër i LVV-së, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, të shoqëruar nga përfaqësuesi special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad. Përmes një njoftimi në Facebook, është thënë se në këtë takim u diskutua për zgjedhjet e parakohshme. “Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Arne Sannes Bjornstad, të shoqëruar nga ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, z. Grondahl, sot i priti në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati për kryeministër, Albin Kurti, së bashku me ish ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj. Në këtë takim u fol për zgjedhjet ...
0
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.652 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 316 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Drenas 1 rast (74 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 59.304 raste nga 227.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.482 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 195 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ...
0
E menjëhershme ishte përgjigja e Partisë Demokratike për kryeministrin Edi Rama, pas “kunjit” të këtij të fundit për programin elektoral të selisë blu. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi deklaroi në rrjetet sociale se ky është vetëm fillimi sepse qytetarët, sipas tij, do ta largojnë Ramën me votë. “Rama qetësohu. Ky është vetëm fillimi. E dimë se ti nuk je mësuar të përballesh kurrë me angazhime serioze që do të mbahen e nuk do të shkelen. Pas 8 vitesh këtë e dinë shumë mirë të gjithë shqiptarët ndaj do të të largojnë më 25 prill.” Më herët kreu i qeverisë ironizoi PD, duke e krahasuar programin ekonomik me tramvajin e ...
0
Partia Socialdemokrate po kërkon që të falen dënimet e qytetarëve për mosrespektim të masave anti-COVID. Sipas kësaj partie, të njëjtat masa nuk po respekton edhe nga vetë ata që po i miratojnë ato. Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi tha se: “Ju e dini që Ligji gjatë pandemisë nuk ka qenë i njëjtë. Të fortit nuk janë dënuar, ndërsa të dobëtit po. Partitë politike vazhdojnë të mbajnë tubime dhe nuk dënohen. Hala më e padurueshme dhe absurde bëhet kur vetë ministri dhe kryeministri dalin në tubime në shpërputhje me ligjet që i kanë bërë”, ka thënë ai. Përfaqësues të PSD-së, para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë kanë vendosur edhe një ...
0
Gjykata Supreme ende nuk ka vendosur për ankesat e subjekteve politike, pas moscertifikimit të disa kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt. Gjykata Supreme në Prishtinë, në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se kanë pranuar pesë ankesa nga subjektet që nuk janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Në Gjykatën Supreme janë pranuar pesë ankesa, të cilat janë ndarë në punë tek kolegët gjyqësor dhe për to do të vendoset brenda afateve të përcaktuara ligjore”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Supreme dhënë Telegrafit. Ankesë në Supreme ka dorëzuar Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Partia e ...
0
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksina anti-Covid pritet të arrijë në Kosovë në muajin shkurt. Zemaj tha se janë duke punuar në sigurimin e kësaj vaksine. Ai ka folur edhe tubimet e partive politike për moszbatimin e masave duke përfshirë edhe vetë atë, është shprehur se të gjithë duhet respektuar masat. “Nuk duhet të presim vetëm gjoba dhe ndëshkime, por duhet respektuar masat. Partitë politike organizojnë tubime e ato janë individuale, të gjithë duhet të thërrasin vetveten”, tha Zemaj. Ai tha që nuk do ketë lirim të masave që mund të prishte stabilitetin e rasteve dhe pandemisë./RTK ...
0
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 200 ekipe mobile do të jenë në shërbim të personave të infektuar me COVID-19 në mënyrë që ata të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit në 38 komuna të Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se janë duke vazhduar përgatitjet për realizimin e votimit për qytetarët e infektuar me COVID-19, që në ditën e zgjedhjeve nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkak të masave kufizuese, gjegjësisht qëndrimit në karantinë. Elezi thotë për KosovaPress se do të ndjekin praktikën e 29 nëntorit në zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme të mbajtura në Podujevë dhe ...
0
Mbi 30 punëtorë shëndetësorë në Kosovë kanë vdekur në krye të detyrës gjatë pandemisë COVID-19. Në nderim të tyre, është bërë prezantimi i pullës postare. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit. Gjithashtu mirënjohje u janë ndarë mjekëve dhe infermierëve që ishin prezentë./RTK ...
0