Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

AS INTER DHE AS JUVE, ZBULOHET DËSHIRA E MADHE E EDIN DZEKOS

Sport
Edin Dzeko ka vendosur të largohet nga Roma. Sulmuesi boshnjak pati një sherr me trajnerin Fonseca disa ditë më parë.   Ky i fundit i ka kërkuar të heqë dorë nga shiriti i kapitenit dhe të kërkojë ndjesë publike, por boshnjaku pretendon se është i pafajshëm dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet. Agjenti i tij, Alessandro Lucci po kontakton prej ditësh me shumë klube të ndryshme. Dzeko është 35 vjeç dhe përfiton 7.5 milion euro në sezon. Kualiteti i tij nuk vihet në dyshim, por të gjithë stepen për të investuar te një “plakush” në këtë periudhë krize ekonomike. Interi dhe Juventusi kanë propozuar vetëm shkëmbime, por Roma kërkon para ...
0

KROOS: JAM I URITUR PËR KËTË TROFE

Sport
Toni Kroos është dëshmi se fituesit nuk lodhen duke fituar, kjo pasi ai veçse ka në koleksionin e tij katër Liga të Kampionëve, mirëpo është i uritur për të pestën.   Mesfushori i Gjermanisë tha se Real Madrid është e gatshme të luftojë për këtë trofe pasi nuk janë të lumtur me atë se çfarë kanë dhe kërkojnë për më shumë. “Nëse ju keni kaluar nëpër fazën e fitimit të Ligës së Kampionëve, atëherë unë e di se ju dëshironi e dëshironi ta fitoni çdo vit atë”, tha ai. Tutje, Kroos thotë se sigurisht që ju nuk mund ta fitoni atë çdo vit pasi që ka klube të tjera duke ...
0

NAPOLI-SPEZIA, FORMACIONET E MUNDSHME

Sport
Kupa e Italisë vazhdon sot me ndeshjen e fundit në kuadër të çerekfinales, ku Napoli pret në shtëpi skuadrën e Spezias.   Pas dy humbjeve nga Juventus dhe Verona, skuadra e Gennaro Gattusos shihet sot si favoritë kundër Spezias, e cila befasisht mposhti në raundin e fundit të kësaj gare skuadrën e Romës. Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Napoli ka regjistruar tre fitore dhe tre humbje. Kurse, skuadra e Spezias, e cila këtë edicion ka hyrë në Serie A, ka arritur të regjistrojë tre fitore, një barazim dhe dy humbje. Duke u konsideruar si favoritë në këtë ndeshje, “napolitanët”, do të hynë me qëllimin për të ...
0

TOTTENHAM-LIVERPOOL, FORMACIONET E MUNDSHME

Sport
Duke u cilësuar si dy skuadrat të cilat do të jenë ndër pretendentët kryesorë për titullin e Premier Ligës, Tottenham dhe Liverpool, e gjejnë vetën tani duke ndjekur skuadra të cilat momentalisht gjenden në Top 4.   Në fillim të edicionit 2020/21, dy gjigantët anglez ishin në krye të tabelës, respektivisht duke u ndeshur kokë më kokë për vendin e parë, por tani një rënie nga forma dhe me rezultate jo të mira në ndeshjet e fundit. Tottenham gjendet në pozitën e gjashtë, ndërsa kampionët aktual pozicionohen në vendin e pestë në tabelë, me një pikë më shumë se skuadra londineze. Pas 19 xhirosh, Liverpool ka regjistruar nëntë fitore, shtatë ...
0

KOSOVË – LITUANI, MIQËSORJA E MARSIT

Sport
Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022.   Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur dhe ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë. Katër ditë pas kësaj miqësoreje, Dardanët do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve të Botërorit kundër Suedisë po ashtu si vendas, teksa më 31 mars do të jenë mysafirë të Spanjës./RTK ...
0

TUCHEL: DUHET TË JEMI REALISTË, TITULLI KAMPION ËSHTË LARG PËR NE

Sport
Aventura e Thomas Tuchel në stolin e Chelsea-t nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme me trajnerin gjerman që mori vetëm një barazim pa gola në sfidën debutuese ndaj Wolves në Stamford Bridge.   Diferenca me kreun e renditjes sa vjen e rritet për Blutë e Londrës madje edhe zona Champions aktualisht është 5 pikë larg, pa harruar faktin që Liverpool, Tottenham dhe Everton kanë respektivisht një nga dhe nga 2 ndeshje më pak se Chelsea. Për të gjitha këto arsye Thomas Tuchel e ka të qartë që në këtë sezon Chelsea e ka të pamundur të luftojë për titullin kampion. “Duhet të jemi realistë, titulli kampion është ...
0

GJIMSHITI: SHIJUAM FUTBOLL TË BUKUR, KJO ATALANTË KA NJË SEKRET TË THJESHTË

Sport
Atalanta zhvilloi një tjetër ndeshje të madhe pas triumfit 0-3 ndaj Milanit në kampionat.   Zikaltrit mposhtën dje 3-2 një Lazio në formë të mirë, madje ia dolën me dhjetë lojtarë (i kuq për Palominon në 54′). Festë në kampin e ekipit nga Bergamo, që siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Berat Gjimshiti zhbllokoi takimin në minutën e shtatë, duke gjetur golin e parë sezonal. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare foli pas ndeshjes për mikrofonat e Rai, aty ku analizoi duelin ndaj rivalëve bardhekaltër dhe tregoi sekretin e kësaj Atalante spektakolare. “Ishte një ndeshje e veçantë dhe shijuam një futboll sulmues. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, ishte një ...
0

MOURINHO E GODET KLOPPIN: UNË E KONTROLLOJ VETEN, PËR DALLIM NGA TË TJERËT

Sport
Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, beson se ai nuk do t’ia hidhte pa u lagur, nëse do të sillej si homologu i tij te Liverpooli, Jurgen Klopp, gjatë ndeshjeve të Premierligës.   Mourinho dhe Klopp do ta ripërtërijnë rivalitetin sonte në mbrëmje kur Liverpooli e viziton Tottenhamin për një ndeshje të Premierligës në Londër, gjashtë javë pas takimit në Anfield gjatë të cilit ata u fjalosën përfundimit të ndeshjes. Mourinho i kishte thënë Kloppit se skuadra më e mirë në fushë kishte humbur atë natë, me këtë s’u pajtua Klopp. Pastaj, në konferencë për media pas ndeshjes, trajneri portugez sugjeroi se homologu i tij gjerman nuk ndëshkohet për sjelljet e ...
0

NAPOLI MERR VENDIM PËR GATTUSON

Sport
Gennaro Gattuso do të vazhdojë punën si trajner i Napolit. Presidenti De Laurentiis, së bashku me zëvendës presidentin Odoardo De Laurentiis dhe CEO-n Andrea Chiavelli, kanë vizituar skuadrën ditën e sotme.   Drejtuesit kanë konfirmuar besimin te trajneri kalabrez, i cili mund të vijojë i qetë punën në krye të ekipit. Ditët e fundit u përfol për një shkarkim të 43-vjeçarit, teksa u përfol për një rikthim të Rafa Benitez. Një gjë e tillë nuk do të ndodhë, teksa Napoli luan përballë Spezias për Kupën e Italisë ditën e nesërme (21:00) në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Fitorja dhe kualifikimi në gjysmëfinalet e Kupës është detyrim për djemtë e Gattusos, të ...
0

PREMIERLIGA VJEN SONTE ME SUPERDUELIN TOTTENHAM-LIVERPOOL!

Sport
Futbolli elitar nuk mungon as këtë të enjte madje mbrëmja do të ndizet me një supersfidë të Premier League.   Tottenhami i Jose Mourinhos pret në Londër, Liverpoolin e Jurgen Klopp në një ndeshje për “jetë a vdekje” për të dyja skuadrat. Liverpool është duke kaluar një krizë rezultatesh dhe shpëtimin mund ta gjejë vetëm nëse fiton sot në këtë transfertë delikate përballë një Spurs-ave që janë në shëndet të plotë, edhe pse në renditje kanë një pikë më pak se The Reds por kanë zhvilluar edhe një ndeshje më pak. Manchester City falë një serie fitoresh radhazi ka fluturuar në krye të renditjes dhe aktualisht Liverpooli ka 7 pikë ...
0