Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

TOTTENHAM PËRBALLET ME KRIZË LËNDIMESH PARA NDESHJES KUNDËR LIVERPOOL

Sport
Mirror raporton se mbrojtësi Sergio Reguilon pësoi një lëndim të muskujve në seancën stërvitore dhe gjithashtu edhe Ben Davies e Matt Doherty janë në dyshim për këtë ndeshje.   Tottenham dhe Liverpool do të përballën ndaj njëra tjetrës sonte me fillim nga ora 21:00 në kuadër të Premierligës. Menaxheri i Spurs detyrohet që të gjejë një zgjidhje të shpejt në mbrojtje pasi që një nga mbrojtësit kryesor ka pësuar dëmtim. Me një fitore eventuale, Tottenham do të ngritej në pozitën e katërt. Mourinho pak para kësaj ndeshje tregoi rëndësinë e madhe që Virgil van Dijk ka në skuadrën e Jurgen Klopp dhe e sheh një avantazh mungesën e tij. ...
0

HOXHAJ PREMTON FOND PREJ 15 MILIONË EUROSH PËR TË RINJTË

Lajme
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka prezantuar planin e rimëkëmbjes për themelimin e fondit prej 15 milionë eurosh në mbështetje të ideve të reja të ndërmarrësisë nga të rinjtë.   “Si qeveri e ardhshme do të mbulojmë 100% të tarifës së studimeve, lansimin e kartës së studentit ku 50% do të mbulohet nga shteti dhe më shumë bursa studimi”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook. “Takim i mrekullueshëm në 21 vjetorin e themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës. Bashkë me kryetarin Donjet Bislimi, prezantuam planin e rimëkëmbjes për themelimin e fondit prej 15 milionë eurosh në mbështetje të ideve të reja ...
0

ARRESTOHET DHE SUSPENDOHET NJË ZYRTAR POLICOR

Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve përmes rrugëve operative kanë siguruar një informacion, video-incizim, në bazë të të cilit dyshohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në Prishtinë.   Në komunikatën për media thuhet se rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore lidhur me këtë rast. Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot zyrtarin policor (punonjës në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë) që ishte i përfshirë në këtë incident. Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të ...
0

HARADINAJ: KËRCËNIMET E VUÇIQIT NUK I NDIHMOJNË STABILITETIT RAJONAL

Lajme
Ish- shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),njëherit edhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj ka reaguar pas kërcënime të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.   Haradinaj ka thënë se gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet e Vuçiq në llogari të Kosovës, nuk i ndihmojnë aspak stabilitetit rajonal. “Ngritja e kapaciteteve ushtarake në gjendje gatishmërie, me pretekst se “ndjehet i kërcënuar nga situata në Kosovë”, është gjuhë e rrezikshme, nga e cila ka pësuar i tërë rajoni, ndërkaq Serbisë i ka sjell humbje të luftërave dhe izolim”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. Tutje, ai është shprehur se Kosova ka një forcë mbrojtëse moderne cila po merr pjesë ...
0

XHAXHAI I ALBERTIT TREGON VERSIONIN E TIJ PËR VRASJEN

Lajme
Ismet Krasniqi ka thënë se vëllai i tij, Skender Krasniqi, e ka vrarë pa dashje djalin e tij, Albertin.   Skender Krasniqi para mediave se Alberti ia kishte dhënë babait të tij armën që e kishte blerë, ndërsa ai rastësisht kishte shtënë drejt tij, pa e ditur se brenda ishte një plumb. “Së pari i falenderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës në varrim. Për fat të keq, në familjen tonë ndodhi një fatkeqësi që ndodh shumë shpesh nëpër shumë vende të botës, edhe në Kosovë. Rastësisht djali i vëllait e ka blerë një pistoletë, ia ka tregu babait të tij, plumti ka qenë brenda dhe ai ka qenë ...
0

KOCI: NËSE POLICIA DO TA ARRESTONTE ALBERTIN, DO TË EVITOHEJ VRASJA

Lajme
Albert Krasniqi është vrarë dje rreth orës 17:00 nga babai i tij Skender Krasniqi.   Alberti u përfol në media se ka qenë i kërkuar nga policia për dhunë në familje. Për këtë, avokati Arianit Koci, i ftuar në T7, tha se po të punonte policia si duhej, vrasja do të evitohej për shkak se Alberti tani do të ishte në paraburgim. “Jam shumë i pakënaqur me punën e policisë, nëse ka ndodhur dhuna në familje pse mos me arrestu atë. Nëse policia do të punonte si duhej kjo do të evitohej, ai do të ishte në paraburgim. Nuk e di nëse Alberti ka qenë në Prishtinë, unë nuk e ...
0

ISH-SPIUNI I BIA’S RRAH OPOZITARIN SERB NË SHTËRPCË

Lajme
Goran Vasiljevic nga Shtërpca, aktivist i Nismës Qytetare “Për liri, drejtësi dhe shpëtim” ka deklaruar se mbrëmë në kafenenë ‘Kapra’ e ka rrahur kandidati i Listës Serbe për deputet në Kuvendin e Kosovës, Branislav Nikolic. Sipas Vasiljevic ai e kishte rrahur se kundërshtonte Listën Serbe dhe si i tillë është ‘siptar’ pra, term ofendues për shqiptarët i përdorë nga serbë fashistë.   Nikolic në anën tjetër mohon të gjithë ngjarjen, ndërsa nga polica e Shtërpcës dhe Ferizajt është refuzuar të ndajnë informacion sipas RTV KIM. “Janë rrena të gjitha, unë kisha mysafir mbrëmë në shtëpi.” Në deklaratën për Rtv KIM Vasiljevic ka thënë se mbrëmjen e të mërkurës rreth orës ...
0

SOT POLICIA E KOSOVËS E KTHEU NË KUFI NJË TJETËR ZYRTAR SERB

Lajme
Ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, u ndalua të hyjë sot në Kosovë. Kjo zyrë thotë se atij iu ndaloua hyrja pa ndonjë shpjegim.   “Në cilësinë e ndihmësit të drejtorit të Zyrës, i ngarkuar me mbrojtjen ligjore, mbështetjen për vetëqeverisjen lokale dhe çështjet pronësore dhe juridike, Popoviq u ndalua të hyjë në pikëkalimin administrativ të Jarinjes”, thuhet në njoftim. Siç theksohet, ishte planifikuar që Popoviq ta vizitonte Mitrovicën e Veriut. “Anëtarët e Policisë së Kosovës ndaluan Popoviqin në pikëkalim dhe e informuan atë pas gjysmë ore se nuk është lejuar të hynte në Kosovë dhe Metohi. Zyra për Kosovë dhe Metohi tregon ...
0

KUSH PO UA SHEH HAJRIN FUSHATAVE?

Lajme
Fushatat zgjedhore ndër vite kanë ndihmuar që paga e mësimdhënësve të shënojë rritje, edhe pse ky premtim nuk është realizuar çdo herë, thotë Lutfi Mani, nënkryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK).   “Premtime në fushata zakonisht ka. Të gjitha ato premtime janë skenarë që përdoren në politikë, por ne jemi munduar që ato që janë nënshkruar me partnerët tanë, të jetësohen dhe në një formë, vetëm ia kemi dalë që premtimet që janë dhënë, edhe të realizohen, ashtu si janë thënë”, thotë Mani. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008 e deri më tash, asnjë prej legjislaturave të zgjedhura nuk ka arritur të përfundojë ...
0

PROKURORIA KËRKON PARABURGIM PËR TË DYSHUARIN E VRASJES SË BIRIT TË TIJ

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që t’i caktohet masa e paraburgimit Skender Krasniqit, i dyshuar për vrasjen e të birit, Albert Krasniqi.   Prokuroria thekson se A.K dyshohet se më 27 janar 2021, rreth orës 17:00, me armë zjarri ka privuar nga jeta personin me inicialet A.K., (djalin e tij), në garazhin e objektit banesor të tyre, nga motive të panjohura deri më tani. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 27 janar 2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.K., dhe ndaj të njëjtit ka paraqitur kërkesë ...
0