Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

ABRASHI: LDK-JA DO T’I RUAJ VOTAT QË KA I PASUR

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës synon që të ruaj votat që ka pasur në zgjedhjet e kaluara dhe me një fushatë të mirë mund të dalë edhe partia e parë, vlerëson sekretari i kësaj partie Arban Abrashi.   Abrashi në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se kjo parti është shumë më mirë se sa ajo çfarë po prezantohet në sondazhe të ndryshme. “Ka shumë sondazhe të tilla të cilat po organizohen në forma të çuditshme për ne,  të cilat i refuzojmë ato sepse nuk janë sondazhe të vërteta se reflektojnë saktë disponimin e qytetarëve të Kosovës karshi partive politike. Atë çka po shohim ne në teren disponimi është shumë ...
0

5 MIJË E 991 RASTE AKTIVE ME COVID-19

Lajme
Në Kosovë numri i të infektuarve me COVID-19 që nga marsi e deri më tani 58 mijë e 988 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.   Ndërsa shkak i infektimit me koronavirus kanë vdekur 1 mijë e 479 persona. Kështu bëhet e ditur në të dhënat ditor të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Aktualisht në vend janë 5 mijë e 991 raste aktive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.325 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 301 raste ...
0

MOTI NË KOSOVË

Lajme
Sot parashihet të jetë ditë me kthjellime të pjesëshme   Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë mbi 10m/s./RTK ...
0

PSD DO TË MBAJ AKTIVITET AFËR MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Lajme
Duke filluar nga ora 13:00, Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë./RTK ...
0

SHPALOSET `INDEKSI PËR PERCEPTIMIN E KORRUPSIONIT`

Lajme
KDI mban konferencën për media ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit (CPI)” për vitin 2020 përgatitur nga Transparency International.   Konferenca do të mbahet nesër, më datë 28 janar (e enjte) në ora 10:00, në zyret e KDI-së,  Rr. “Bajram Kelmendi” Nr.45, Prishtinë./RTK ...
0

PROMOVOHET LIBRI `KRIME SERBE NË KOSOVË`

Lajme
Sot do të bëhet promoviminë i librit “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi, që do të mbahet në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB, të enjten më 28 janar 2021, me fillim nga ora 11.00.   Në promovim, krahas autorit të librit do të flasin edhe: 1. Ramë Buja, profesor në Kolegjin AAB; 2. Kadri Balaj, ish ambasador i Kosovës në Shqipëri; 3. Rexhep Shahu, botuesi i librit, dhe 4. Sadik Bejko, profesor universitar./RTK ...
0

​NGJARJET E DATËS 28 JANAR

Lajme
​ Ngjarjet e datës 28 janar 2021.   Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj, mban konferencë për medie, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, Prishtinë, ora 10:00) KDI-ja mban konferencën për medie ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit (CPI)” për vitin 2020. (Zyra e KDI-së, Prishtinë, ora 10:00) Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhjen e rregullt. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, ora 10:00) Kuvendi i Komunës së Vitisë mban mbledhjen e parë të rregullt. (Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, ora 10:00) Ministri në detyrë i ...
0

ATALANTA FITON ME DHJETË LOJTARË NDAJ LAZIOS

Sport
Atalanta e ka eliminuar Lazion për të siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.   Lazi ku luan Vedat Muriqi ka pësuar humbje 3-2. Ka qenë Atalanta që fillimisht ka kaluar në epërsi në minutën e shtatë, me golin e Berat Gjimshitit. Avantazhi i Atalantas ka zgjatur vetëm dhjetë minuta, pasi Lazio ka barazuar me Vedat Muriqin në minutën e shtatëmbëdhjetë. Lazio ka kaluar në epërsi me golin e Francesco Acerbi, por as gëzimi i Lazios nuk ka zgjatur shumë pasi Atalanta ka barazuar me Ruslan Malinovsky. Golin që e ka vulosur takimin e ka shënuar Duvan Zapata. Pjesën e dytë Atalanta e luajti me një lojtar më pak, pasi ...
0

ABRASHI BËHET LOJTARI MË I RI I BASEL

Sport
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi e ka lënë Bundesligën gjermane.   Abrashi është bërë pjesë e klubit zviceran, Basel. Njoftimin e ka bërë klubi zviceran. Ai është transferuar te Basel nga Freiburgu, në huazim deri në fund të këtij sezoni. Tek ekipi i ri Abrashi do të gjejë Taulant Xhakën dhe Edon Zhegrovën./RTK ...
0

SHOTANI: “KA SHUMË PARREGULLËSI NË FUTBOLLIN KOSOVAR”

Sport
Trajneri dhe njohësi i zhvillimeve në futbollin kosovar, Besnik Shotani ka bërë me dije se ka pasur shumë lëshime në futbollin kosovar duke u bazuar në ligjet në fuqi të sportit në Republikën e Kosovës.   Sipas ish-trajnerit të Vushtrrisë, shumë federata, por edhe klube janë duke bërë shumë shkelje të ligjeve përkatëse. Madje, ai thotë se njëra prej këtyre shkeljeve është se Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka mbajtur asnjë Kuvend të Punës që nga viti 2018. “Mendoj se ka shumë lëshime duke u bazuar në ligjin për sport në Kosovë. Ndoshta edhe problemet me pandeminë COVID-19 kanë ndikuar, por do ta shohim se cilat federata po dalin ...
0