Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KUSARI -LILA PREZANTON PLANIN PËR ZHVILLIMIN E TEKNOLOGJISË I INFORMATIVE

Lajme
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se LVV e sheh të rëndësishme avancimin e teknologjisë informative.   Kusari-Lila ka thënë se zhvillimi i teknologjisë informative është shumë i rëndësishme. “LVV e sheh dhe e ka parë në vazhdimësi të domosdoshme avancimin në këtë sektor, e që është shumë me peshë. Është industri e domosdoshme për zhvillimin e të gjitha industrive tjera, qasja e zhvillimit të teknologjisë informative është qasje ndër sektoriale dhe jo vetëm për industritë por edhe për shërbimet e shtetit”, ka thënë Kusari-Lila gjatë tryezës ku po diskutohet për digjitalizimin. Kusari – Lila ka theksuar se Kosovës gjatë pandemisë i ka munguar stimulimi i ...
0

HOTI LETËR URIMI PËR BLINKEN, PËRMEND EDHE MARRËVESHJEN KOSOVË-SERBI

Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i ka dërguar letër urimi Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.   Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i ka dërguar letër urimi Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Në letrën e urimit Hoti ka shprehur përkushtimin për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Letra e plotë e Hotit: Letra e urimit për Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken I nderuari Z. Blinken, Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, urime për konfirmimin tuaj në postin e Sekretarit të Shtetit. U jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rikonfirmimin e mbështetjes për ...
0

ADMINISTRATA E BIDENIT MBËSHTET DIALOGUN KOSOVË-SERBI TË LEHTËSUAR NGA BE

Lajme
Shtetet e Bashkuara mbështesin në mënyrë të plotë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian që ka për synim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, thuhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.   Në lidhje me zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, Departamenti i Shtetit rikujton një deklaratë të mëhershme të presidentit amerikan, Joe Biden. “Siç ka thënë presidenti Biden: thelbësore për ecjen përpara të Kosovës dhe Serbisë është një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çojë në njohje të ndërsjellë; do të ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të të dyja shteteve, si dhe do të fuqizojë institucionet demokratike të ...
0

NË 24 ORËT E FUNDIT, NGRIHEN 80 AKTAKUZA NË KOSOVË

Lajme
Në 24 orët e fundit, ngrihen 80 aktakuza në Kosovë Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë ngritur 80 aktakuza për vepra të ndryshme,   Brenda kësaj kohe, janë ndaluar 10 persona si dhe janë bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave për shkak të dyshimit se ata kanë kryer vepra të ndryshme penale. “Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetë (80) aktakuza, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë dy (2) ...
0

39 AKSIDENTE NË TRAFIK SHKAKTOHEN PËR NJË DITË NË KOSOVË

Lajme
Dhjetëra aksidente në trafik po vazhdojnë të shkaktohen në Kosovë.   Në 24 orët e fundit në vend janë shkaktuar edhe 39 aksidente në trafik. 7 nga aksidentet kanë qenë me të lënduar, ndërsa 32 me dëme materiale. Policia e Kosovës gjatë kësaj kohe ka shqiptuar gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik. Kësisoj ajo ka shqiptuar 1 mijë e 106 gjoba. Vit pas viti mijëra aksidente në trafik shkaktohen në Kosovë, shumë prej të cilave përfundojnë edhe me fatalitet. Shkaktarë të aksidenteve janë vlerësuar të jenë: Shpejtësia, mosrespektimi i shenjave në trafik, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes dhe vozitja nën ndikimin e alkoolit/RTK ...
0

AGK DHE UN WOMEN MBAJTËN PUNËTORINË “BUXHETIMI I PËRGJEGJSHËM GJINOR”

Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, në bashkëpunim me UN Women, ka mbajtur dy punëtori dy-ditore “Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor”, në kuadër të projektit rajonal “Financimi Transformues për Barazinë Gjinore drejt qeverisjes më transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga SIDA.   Pjesëmarrës në punëtori ishin gazetarët e medieve qendrore dhe lokale në Kosovë. Përmes diskutimeve të zhvilluara, u synua të zgjerohen njohuritë se çka është Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor, si të raportohet për BPGj-në në mënyrë të paanshme, të ndjeshme gjinore dhe etike, si dhe si të trajtohen pabarazitë gjinore përmes BPGj-së. Në kuadër të punëtorisë është ofruar edhe mbështetje për gazetarët në lidhje me ...
0

ASNJË NGA 300 PACIENTËT ME KANCER NUK VDIQ NGA INFEKTIMI ME COVID-19

Lajme
Rreth 300 pacientë me kancer, janë infektuar edhe me koronavirus. Profesionistë shëndetësorë thonë se asnjë rast që ka qenë duke u trajtuar për sëmundje malinje, nuk ka vdekur nga koronavirusi.   Në Kosovë, rreth 300 pacientë të cilët vuajnë nga kanceri, janë prekur edhe me COVID-19, sëmundje që e shkakton koronavirusi. Kështu tha  Ilir Kurtishi, drejtor i Institutit Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Shumica nga ta e kanë tejkaluar pa ndonjë vështirësi të madhe. Në Klinikën e Onkologjisë nuk ka pasur asnjë pacient të hospitalizuar me kancer dhe COVID. Kanë qenë deri në 10 persona që janë hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe Pulmologjike.  Gjithë të tjerët janë hospitalizuar ...
0

QEVERIA NDAN MJETET FINANCIARE PËR RTK-NË

Lajme
Me vendimin e miratuar nga Qeveria në mbledhjen e sotme,  janë ndarë mjete financiare në vlerë prej dy milionë e tetëqind mijë euro (2,800,000,00 €), që përfaqëson shumën tremujore të ndarjes buxhetore për vitin 2021, për periudhën Janar – Mars 2021, për Radio Televizionin e Kosovës.   Qeveria në detyrë, e drejtuar nga Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot mbledhjen e 60-të me radhë, në të cilën ka miratuar vendime dhe dokumente të fushës së përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese. Dokumenti i parë që ka marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme është Programi për Reforma në Ekonomi 2021-2023. Programi do të dërgohet për informim në Kuvendin e ...
0

SHALA: PDK-JA ËSHTË ALTERNATIVA E VETME QEVERISËSE PËR KOSOVËN

Lajme
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur të mërkurën bashkë me kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj, kanë zhvilluar takim me banorë të Komoranit dhe Tërstenikut.   Sipas tij, këto takime janë mesazh i qartë se pavarësisht kohëve të vështira, PDK-ja është alternativa e vetme qeverisëse për Kosovën. Postimi i plotë: Programi i Partisë Demokratike të Kosovës për #Rimëkëmbje ekonomike dhe politike, po zgjon një interesim të jashtëzakonshëm tek qytetarët të Kosovës gjithandej. Ky interesim u pa edhe mbrëmë në Komoran dhe Tërstenik të Drenasit, ku bashkë me kandidatin për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, z. ...
0

HOXHA: PLATFORMA PËR RIMËKËMBJEN E SHTETIT PO MIRËPRITET NGA RINIA

Lajme
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha përmes një postimi ka shkruar se platforma për rimëkëmbjen e shtetit po mirëpritet nga rinia dhe gjithë vendi.   Postimi i plotë: Platforma për rimëkëmbjen e shtetit po mirëpritet nga rinia në gjithë vendin! Këtë frymë të mbështetjës e gjeta edhe tek rinia e qytetit të vjetër në Prizren, një ndër qytetet me të bukura të Kosovës. Fitorja ka emer PDK!/RTK ...
0