Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KOK NËNSHKRUAN KONTRATËN E RADHËS SË SPONZORIZIMIT

Sport
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar marrëveshjen e radhës për sponzorizim. Këtë të enjte, KOK ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë Selmans Network.   Kryetari i KOK, Besim Hasani ka treguar edhe për rëndësinë e marrëveshjes. Hasani është shprehur se nga kjo marrëveshje për veç KOK-ut do të përfitoj edhe i gjithë sporti i Kosovës. Hasani: Duam të bashkëpunojmë me kompani lidere “Jam i bindur që bashkëpunimi me kompaninë Selamns Network do të bëjnë një brend të ri nga i cili do të përfitojnë të gjithë edhe sporti në Kosovë por jam shumë i bindur se do të ketë kthim të investimeve edhe te partneri ynë Selmans Network”, tha Hasani ...
0

FFK DORËZON STEMA TË FIFA-S PËR 13 GJYQTARË

Sport
Sot është mbajtur një takim mes presidentit Agim Ademi, sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu dhe kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve Përparim Hasani, së bashku me 13 gjyqtarë, të cilëve iu janë dorëzuar stemat e reja të FIFA-s.   Presidenti Ademi, përveç që përgëzoi gjyqtarët për stemat e reja, po ashtu tha që do të jetë privilegj dhe përgjegjësi e madhe për ta që do t’i mbajnë ato. Ademi kërkoi nga gjyqtarët të ketë edhe profesionalizëm dhe të jenë vigjilentë, që të vendosin shembull të mirë për gjyqtarët e rinj. Po ashtu, për herë të parë me stemën e FIFA-s është pajisur edhe gjyqtarja e futsallit, Florentina Kallaba. Më poshtë mund ...
0

STATUJA E MARADONËS, PROKURORIA E NAPOLIT NIS HETIMET

Sport
  Një statujë që ende nuk është ndërtuar, për të cilën prokuroria e Napolit ka vendosur të hedhë dritë.   Historia i referohet shprehjes së interesit të nisur nga Komuna e Napolit për të mbledhur fonde përmes procedurës së financimit të njerëzve, për krijimin e një vepre artistike në kujtim të Diego Armando Maradonës. Lajmi u raportua sot nga disa medie napolitane. Pasditen e djeshme, të deleguarit e Prokurorisë mësynë në zyrat e “Palazzo San Giacomo”, për të marrë dokumente në lidhje me projektin, gjithashtu në lidhje me përbërjen e komisionit, që më pas do të duhet të vlerësonte propozimet. Prokuroria dëshiron të kuptojë nëse ka pasur presion nga ultrasit. ...
0

ERIKSENI NUK DO TE LARGOHET NGA INTERI

Sport
Christian Erisken raportohet se ka bindur trajnerin Antonio Conte që të mos e largojë nga klubi, raporton “Il Corriere dello Sport”.   28-vjeçari ka qenë i lidhur për një rikthim në Ligën Angleze javët e fundit, me klubet e interesuara Tottenham, Arsenal dhe Leicester. Përveç kësaj, ardhja e Mauricio Pochettino në Paris Saint-Germain, ndezi thashethemet për një ribashkim të mundshëm në kryeqytetin francez. Eriksen shënoi fituesin në Derbin della Madonnina, kur Interi mundi Milanin 2-1 për të vendosur një gjysmëfinale kundër Juventusit. Raporti pretendon se Inter nuk po konsideron një shitje këtë dimër dhe Eriksen duhet të qëndrojë i vendosur në fund të fundit. /RTK ...
0

PIRLO: NDESHJA E FUNDIT NDAJ INTERIT ËSHTË HARRUAR

Sport
Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka thënë se skuadra ka harruar humbjen ndaj Interit.   “Bianconerët” do përballen me “Neurazzurët” në kuadër të gjysmëfinales së Kupës të Italisë. Por, tekniku italian tha se nuk ka të bëj më ‘hakmarrje’, ngase ishin mposhtur nga Interi në Seria A. “Ndeshja në Milan që ishte në ligë është harruar. Do përballemi në Kupën e Italisë me dëshirën që të arrijmë finalen”. “Janë ndeshje të ndryshme, duhet të përgatitemi për të radhës”, tha ai. Juventusi do përballet me Sampdorian derisa në tabelë janë shtatë pikë mbrapa Milanit, por që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./RTK ...
0

OSIJEKU MERR VENDIM PËR GREZDËN

Sport
Futbollisti shqiptar Eros Grezda është rikthyer së fundmi nga një dëmtim në kavilje.   Sulmuesi kuqezi u detyrua të bënte dy herë ndërhyrje kirurgjikale dhe tanimë është gati për t’u rikthyer në fushë. Mediat kroate bëjnë me dije se Osijek ka në plan huazimin e tij që të mund të marrë minuta dhe të rikthehet në formë. Nuk dihet nëse sulmuesi do ta pranojë këtë. /RTK ...
0

LLORENTE PËRFORCON UDINESEN

Sport
Sulmuesi Fernando Llorente është transferuar edhe zyrtarisht në Udinese nga Napoli.   35-vjeçari ka firmosur kontratë me Udinesen deri në verën e vitit 2022. Llorente ka luajtur me plotë sukses edhe për Juventusin në Itali, derisa ishte pjesë edhe e Tottenham Hotspur, Sevilla, Swansea City dhe Athletic Bilbao. /RTK ...
0

KATËR SKENARË PËR MBAJTJEN E LOJËRAVE OLIMPIKE

Sport
Më 4 shkurt, në Lozanë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) do t’i paraqesë zyrtarisht rregullat anti-Covid që do të zbatohen gjatë Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.   Rregulla që do të zbatohen nga mbi 15 mijë sportistë (olimpikë dhe paraolimpikë) dhe mijëra trajnerë, mjekë, gazetarë e staf që do t’i shoqërojnë ata. Lojërat Olimpike do të nisin më 23 korrik. Lucia Montanarella, një nga zëdhënëset e shtypit të IOC-së, ka thënë: “Kemi krijuar katër skenarë të ndryshëm për këtë olimpiadë. Një prej tyre është i ngjashëm me atë që po kalojmë sot, me pandeminë që është ende mes nesh dhe me disa shtete që nuk janë në gjendje ta kontrollojnë dot atë. ...
0

SOKOLI: DAUTAJ DHE DALLKU JANË PJESË E GJILANIT

Sport
Qëndrim Dautaj dhe Ardin Dallku do të janë pjesë e Gjilanit në stinorin pranveror.   Këtë fakt për “Olle” e ka konfirmuar edhe trajneri i SC Gjilanit, Bylbyl Sokoli. “Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, kemi edhe shumë punë për të bërë ende, por me rëndësi është se të gjithë futbollistët po japin maksimumin për ta gjetur formën dhe për të qenë gati. Dallku dhe Dautaj nuk kanë qenë në prova siç aludohej, ata janë anëtarë të Gjilanit dhe kanë treguar formë shumë të mirë në këto ditë”, ka thënë Sokoli. /RTK ...
0

LUCIEN FAVRE PASUESI I VILLAS-BOAS TE MARSEILLE!

Sport
Lucien Favre mund të rikthehet shumë shpejt në krye të një skuadre.   63-vjeçari që u shkarkua nga drejtimi i Borussia Dortmund, mund të rikthehet në Francë, ku më parë ka drejtuar skuadrën e Nice. Zvicerani është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Marseille, pasi Villas-Boas ka vendosur të mos e rinovojë kontratën, që i skadon në fund të sezonit. Aktualisht skuadra e Marseille renditet në vendin e gjashtë 11 pikë larg zonës Champions. /RTK ...
0