Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se t’i prish Gjykatës Kushtetuese në demokracio të brishta siç është Kosova, është sfiduese. Ai tha se Kosova ende ka kulturë të vobektë konstitucionale, gjë që iu ka ndodhur edhe popujeve tjera në fillet e tyre të demokracisë. Duke folur për aktgjykimin e Kushtetueses që ua ndalon të gjithë atyre që janë të dënuar tre vjetët e fundit që të kandidojnë në zgjedhje, Hasani ka thënë se Gjykata s’duhet t’i kontribuoj lënies së shijes së keqes, sikur ka ndodhur me vendimin e fundit. “Arsyetimi nuk ishte i fuqishëm në aktvendimin e fundit. Vendimet e fundit ...
0
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti vizitoi disa nga zejtarët e qytetit të Gjakovës. Me këtë rast ai tha se veprimtarinë zejtare do ta mbrojnë dhe do ta bëjnë pjesë të trashëgimisë kulturore “Zejtaria pasqyron kulturën tonë tradicionale të punës. Veprimtarinë zejtare do ta mbrojmë dhe do ta bëjmë pjesë të trashëgimisë kulturore të mbrojtur nga shteti. Përgëzime të veçanta për këta zejtarë që me shumë sfida po i mbajnë gjallë këto veprimtari që janë të rëndësishme për kulturën tonë”, tha Hoti. Ai theksoi se, zejtarinë e ushtrojnë vetëm njerëzit që punojnë me përkushtim dhe dashuri. “Është kënaqësi e veçantë që në Gjakovë vazhdojnë të kultivohen ...
0
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se meqë jemi në prag të fillimit të fushatës zyrtare elektorale, është e kuptueshme që të nxehet pak ambienti politik, por ai shpreson se nuk do të eskalojë në fushatë denigruese e poshtëruese mes nesh. “Si LDK, jemi mësuar me goditje të ulëta sepse është Rugovizmi ai i cili u pengon kundërshtarëve politikë, është familja politike e Ibrahim Rugovës e cila është bërë therë në sy për të gjitha subjektet politike. Ata e kanë synim dobësimin e LDK’së. Fatkeqësisht, në këtë rresht kanë hyrë edhe struktura ish LDK-iste, duke e ndihmuar që përmes njerëzve që besojnë Demaçin apo politika e njerëzve që ...
0
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se si parashihet të jetë moti këtë vikend. “Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e diell parashihen të shoqërohen me reshje lokale shiu”, thuhet në njoftim. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s./RTK ...
0
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Matthew Palmer, Zëvendës-Ndihmës Sekretar në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësues Special për Ballkanin. Ministrja Haradinaj-Stublla dhe Palmer biseduan gjerësisht për aktualitetin politik në Kosovë dhe SHBA dhe marrëdhëniet rajonale. “Në emër të Kosovës shpreha mirënjohjen tonë për angazhimin dhe vëmendjen e palëkundur të SHBA-ve ndaj Kosovës, dhe bindjen se edhe në këto zgjedhje parlamentare, Kosova do të ruajë standardin e mbajtjes së zgjedhjeve demokratike e të lira”, u shpreh ministrja Stublla-Haradinaj duke shtuar se “z. Palmer nga ana e tij konfirmoi se SHBA-të do të vazhdojnë përcjelljen me interesim të lartë zhvillimet në ...
0
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka vazhduar të sfidojë, por edhe ka vënë në pikëpyetje përgatitjen e liderit dhe kandidatit të VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Hoxhaj në një takim me rininë e PDK-së, ku ka premtuar edhe shkollim falas në universitetet publike, ka thënë ndër të tjera se Kurti nuk ka lidhje me politikë. Ai sërish e ka ftuar për debat televiziv. “Unë dhe Albini e kemi një dallim, unë jam profesor i shkencave politike, ai ka studiuar elektroteknikë, krejt në rregull është, por kur u bë kryeministër ju kujtohet pati fol gjysmë ore për njëfarë teli të bakrit qysh lidhet. Unë kam pasur përshtypjen që ...
0
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj. Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një bisedë telefonike me z. Matthew Palmer, Zëvendës-Ndihmës Sekretar në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësues Special për Ballkanin. Ministrja Haradinaj-Stublla dhe z.Palmer biseduan gjerësisht për aktualitetin politik në Kosovë dhe SHBA dhe marrëdhëniet rajonale. “Në emër të Kosovës shpreha mirënjohjen tonë për angazhimin dhe vëmendjen e palëkundur të SHBA-ve ndaj Kosovës, dhe bindjen se edhe në këto zgjedhje parlamentare, Kosova do të ruajë standardin e mbajtjes së zgjedhjeve demokratike e të lira”, u shpreh ministrja Stublla-Haradinaj duke shtuar se “z. Palmer nga ana e tij konfirmoi se SHBA-të do të vazhdojnë përcjelljen me interesim të lartë ...
0
Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023 për Kombëtaret U21. Kosova do të luajë në Grupin G, ku sërish do të përballet me Anglinë, Shqipërinë dhe Andorën, teksa në grup janë edhe Republika e Çekisë dhe Sllovenia. 53 ekipet e përfshira në këto kualifikime do të nisin garën nga muaji mars për 14 vende në Evropian, ku do t’i bashkohen vendet nikoqire Gjeorgjia dhe Rumania. Ndërkohë, orari i ndeshjeve nëpër grupe do të caktohet ndërkohë gjatë ditës. /RTK ...
0
Ka qenë shumë i pafat në aspektin fizik Dani Carvajal. Mbrojtësi anësor i Real Madrid konsiderohet si një nga më të mirët në rolin e tij, mirëpo dëmtimet e kanë ndaluar të jetë pjesëmarrës në plot 65 ndeshje në pesë vitet e fundit. Vetëm në këtë sezon, ai ka munguar për 14 ndeshje, ndërsa nuk aktivizohet nga dy janari, transmeton Vip Sport. Tashmë, trajneri Zinedine Zidane pret ta ketë të gatshëm në ndeshjen e ardhshme kur ekipi i tij të vihet përballë Levantes, mirëpo francezi ka detyruar për ta menaxhuar në mënyrën e duhur pasi përndryshe rrezikon që futbollisti të bëjë një tjetër ndalesë./RTK ...
0
Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) ka publikuar formacionin më të mirë të dekadës (2011-2020). Aty në formacion janë katër lojtarë të Real Madridit, transmeton Vip Sport. /RTK ...
0