Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

ZHEGROVA ASISTON NË FITOREN E BASEL

Sport
Një gol i gjithi produkt shqiptar është shënuar në sfidën Sion-Basel të enjten. Pas një asisti të Edon Zhegrovës ka shënuar Pajtim Kasami.   Basel ani se mysafir ka fituar 3-2. Golat e tjerë për Basel janë realizuar nga Timm Klose dhe Ricky van Wolfswinkel. Për Sion të dy golat i ka shënuar Gaetan Karlen. Pas kësaj fitore Basel gjendet në pozitën e dytë në tabelë. /RTK ...
0

HOXHAJ: LIMAJ PO GËNJEN, NISMA DO TË SHUHET

Lajme
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e kreut të Nismës, Fatmir Limaj, i cili në një tubim në Malishevë ka thënë se kur ai “po luftonte për çlirimin e Kosovës, Hoxhaj deklaronte se do të kërkojë azil politik në Beograd nëse UÇK-ja fitonte luftën”.   Hoxhaj në Rubikon ka thënë se Nisma do të shuhet në Malishevë dhe në gjithë Kosovën, njofton Klan Kosova. “Fjalitë që m’i tha Fatmiri do të duhej të m’i thoshte para 15 vjetëve sa kemi qenë bashkë në parti. Kush e ka guximin t’i thotë. Kemi qenë të afërt dhe kolegë. S’do të duhej t’i përdorte as si gënjeshtra ...
0

ENVER HOTI: HOXHAJ MUND TË FLASË PËR PRAGUN, POR KURRË PËR ÇLIRIMTARËT

Lajme
Sekretari organizativ i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të Enver Hoxhajt lidhur me partinë të cilës ai i takon.   Hoti ka shkruar në “Facebook”, se ai që nga Vjena ka deklaruar se do të kërkoj azil në Beograd. Nëse UÇK fiton mund të flas për pragun, por kurrë për clirimtarët. Një njëri i tillë mund të flasë për pragun, por jo për vlerat e luftës sonë clirimtare. “Një njeri që nuk ka asgjë të përbashkët me luftën çlirimtare mund të flasë vetëm për pragun e interesave të tij, por jo të çlirimtarëve”, ka shkruar ndër të tjera Hoti. Postimi i plotë i Hotit: Ai që nga ...
0

NASER RAMADANI: VAKSINA DO TË VIJË SË SHPEJTI

Lajme
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), Naser Ramadani, ka deklaruar se vaksina kundër COVID-19 në Kosovë do të vijë së shpejti.   Ai ka thënë se njerëzit duhet të jenë optimistë dhe të presin. “Vaksina do të vijë së shpejti, duhet me qenë optimistë me e pritë. Sepse vaksinën më shumë se që ne e duam profesionistët shëndetësorë besoj që edhe të tjerët e dëshirojnë po aq. Ndërsa ka konspiracione të çuditshme të cilat nuk e kanë asnjë bazë shkencore që mos me e marr vaksinën. Pra vaksina është metoda më e mirë, më e lirë dhe më efikase kundër një sëmundjeje”, ka thënë Ramadani. Ai ka pretenduar ...
0

HOXHAJ: KURTI E KA LEXUAR KANTIN SERBISHT, UNË NË GJERMANISHT

Lajme
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka ftuar sërish në debat Albin Kurtin, kandidatin për kryeministër nga LVV-ja.   Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka deklaruar se ai dëshiron të ballafaqohet me të parin e LVV-së edhe për veprat e filozofit të njohur, Immanuel Kant. “Unë i kam ndjekur debatet në Austri, Gjermani, Britani të Madhe, SHBA dhe në vende të tjera, atje kam parë që kandidatët për kryeministër dalin dhe garojnë për programet e tyre. Unë jam i interesuar të ballafaqohem me Albin Kurtin dhe të bisedojmë për politikë të jashtme, të bisedojmë për atë se çka do të bëjmë më dialogun me Serbinë dhe të ...
0

HOTI I REAGON VUÇIQIT PËR SHËRBIMIN USHTARAK: NUK I SHËRBEN PAQES

Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili diskutoi për mundësinë e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e lidhur me çështjet me Kosovën.   Hoti ka thënë se deklaratat e tij “nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon, e aq më pak arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke”. Në Facebook, ai shkruan se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit në NATO dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, SHBA-në dhe BE-në. Vuçiq, të enjten kishte deklaruar se muajt e ardhshëm do hapet debat i gjerë publik për çështjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Deklarata e plotë e Hotit: ...
0

ENVER HOXHAJ: KURTI PËR 15 VJET BËRI OPOZITË KUNDËR SHTETIT TË KOSOVËS

Lajme
“Pas 15 vjetësh të qëndrimit në opozitë dhe pas 5 muajsh negociatash VV-LDK që ishte një koalicion mashtrimi, kur u paraqitën rastet e para të pandemisë, kur pandemia krijoi një situatë të rëndë ekonomike, kur kërkohej prej Kurtit që të sillej si partner i mirëfilltë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai deklaronte rrejshëm në Kuvend se do të ketë thika mbi hartën e Kosovës, ai u dorëzua dhe dezertoi”.   Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë së Lëvizja Vetëvendosje nuk ofron as vizion, as platformë dhe as qartësi politike. Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka shtuar se qytetarët e kanë parë ...
0

HASANI: VALDETE DAKA S’KA ASNJË FAJ, KUSHDO QË E AKUZON HYN NË GJYNAH ME TË

Lajme
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë sonte se arsyetimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që ua ndalon pjesëmarrjen në zgjedhje të gjithë atyre që janë të dënuar, nuk është i fuqishëm.   Mirëpo, sipas tij, ky aktgjykim është i pakthyeshëm dhe duhet të respektohet nga të gjithë. Hasani tutje tha se aktgjykimi i fundit ka shkaktuar problem me garancionet kushtetuese. Sa i përket ankesës së disa partive që kanë bërë edhe në Supreme, duke përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, Hasani ka thënë se edhe kjo Gjykatë s’do të veprojë ndryshe nga KQZ-ja dhe PZAP-ja. “Edhe në Supreme s’do të përfundojë ndryshe, sepse Gjykata Kushtetuese ka thënë se çdokush që ...
0

BASHOTA- LIMAJT: NUK MUNDESH EDHE ME ÇLIRIMTARËT, EDHE ME SHA PDK-NË

Lajme
Anëtari i PDK’së, Sokol Bashota, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook i ka komentuar deklaratat e kreut të Nismas, Fatmir Limajt, për të cilin tha se këto deklarata janë të turpshme.   Ai gjithashtu tha se nuk mundesh me qenë me çlirimtarët dhe me e sha PDK-në. Tutje, Bashota tha për Limajn se me këtë qasje do të mbetet pa e kaluar pragun, por edhe pa nder. Gjithashtu, Bashota tha se duke sulmuar ish-partinë e tij, Limaj nuk do të marrë asnjë votë të ushtarëve e patriotëve. Më poshtë gjeni shkrimin e plotë: Deklaratat e fundit të Fatmir Limajt kundër Partisë Demokratike të Kosovës janë të turpshme. ...
0

EDHE POLACI I SKENDERAJT I JEP MBËSHTETJE TË FUQISHME LIMAJT

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar vizitat anëkend Kosovës për të shpalosur kauzën dhe projektin e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit.   Limaj pas takimit më të rinjtë të Malishevës, ka shkua rnë Polac të Skenderajt ku ka takuar bashkëluftëtarë të tij të UÇK-së dhe të rinj të kësaj zone. “Polaci heroik i Skenderajt është rreshtuar krah nesh sepse pak kush më shumë se kjo zonë e ndjenë dhimbjen e asaj çfarë po ndodh sot me vlerat tona kombëtare”, ka shkruar ndër të tjera Limaj. Postimi i plotë i Limajt: “Në vendin e historisë e lavdisë, në Polacin e Hasan Prishtinës dhe të shumë dëshmorëve të rënë ...
0