Para qendrës së vogël shëndetësore në Kurshumli, vetëm tridhjetë kilometra larg kufirit me Kosovën, është mbledhur nga orët e para të mëngjesit një grup i madh njerëzish. Nga porta e oborrit deri në hyrje në ndërtesë janë vetëm pesëmbëdhjetë shkallë. Shkallët janë bllokuar tërësisht nga njerëzit. Kanë ardhur banorët e enklavave serbe nga Kosova, të cilët po presin të vaksinohen kundër virusit Corona. Edhe brenda në shtëpinë e shëndetit ka një turmë të madhe njerëzish. Para dhomave për vaksinim janë krijuar radhë të gjata. Infermieret shikojnë regjistrat dhe përpiqen të sigurojnë të gjithë se do të vijnë në rend dhe do të vaksinohen. Dy orë e gjysmë me autobus, ...
Komentet te SERBËT E KOSOVËS VAKSINOHEN NË KURSHUMLI Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
“Vet slogani i VV-së ‘Krejt dhe Drejt’ tregon se është diçka diametralisht e kundërt me filozofinë Rugoviane”. Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka thënë se filozofia dhe personaliteti i Presidentit historik, Ibrahim Rugovës, mohohet në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka shtuar se vet moto e VV-së “Krejt dhe Drejt” është diçka që është diametralisht e kundërt me filozofinë Rugoviane. “Fryma Rugoviane nuk është diçka që e dërgon ku ke dëshirë – ajo është në mesin e qytetarëve dhe posaçërisht e theksuar brenda LDK-së”. Kushdo që pretendon që mundet nga një strukturë politike ta marrë frymën Rugoviane dhe ta transferojë në ndonjë parti tjetër ...
Komentet te QUNI: FILOZOFIA DHE PERSONALITETI I PRESIDENTIT RUGOVA MOHOHET NË VV Janë të Mbyllura
Nenad Rashiq nga Partia Progresive e Serbëve në Kosovë ka dhënë detaje edhe për sulmin që iu bë në Shtërpcë kandidatit të partisë së tij nga deputeti i Listës Serbe. “Parmbrëmë në një vend që policia e ka treguar në raportin e saj, në restorantin “Kapra” kandidati për deputet nga Lista Serbe që ishte edhe deputet në legjislaturën e e fundit e që ishte edhe deputet në legjislaturën e fundit. Po e potencoj ai ka qenë edhe këshilltar i Thaçit që është edhe vëllai i kryetarit aktual të Shtërpcës. Ata kanë qenë një grup prej 10-15 vetave që i përkisnin një partie, derisa nga partia ime kanë qenë dy ...
Komentet te RASHIQ TREGON SE SI U SULMUAN NJERËZIT E PARTISË SË TIJ Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi ligjor i VV’së, Blerim Sallahu ka thënë se Gjykata Supreme nuk është dashur të bëjë përulje ndaj kundërkushtetueshmërisë së një veprimi të Gjykatës Kushtetuese. Sallahu ka shkruar në Facebook se Gjykata Supreme është ndikuar politikisht për vendimin e saj që ia dha të drejtë PZAP’së për të moscertifikuar kryetarin e VV’së, Albin Kurti. “Pra, Gjykata Supreme duke argumentuar saktë hedh poshtë të gjitha vlerësimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pamundësinë e kandidimit. Ajo që nuk ishte dashur të bëj Gjykata Supreme, kishte të bënte me përuljen ndaj kundërkushtetutshmërisë së një veprimi të Gjykatës Kushtetuese që eliminon politikisht persona me peshë të jashtëzakonshme politike për të qenë pjesë e ...
Komentet te SALLAHU I VV’SË PAS VENDIMIT TË SUPREMES: KENI QENË TË NDIKUAR POLITIKISHT Janë të Mbyllura
Që nga 13 marsi i 2020-ës kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me COVID-1, numri i të infektuarve me këtë virus në Kosovë ka shkuar në 59 mijë e 646 raste. Ndërsa deri më tani si shkak i infektimit me koronavirus kanë vdekur 1 mijë e 487 persona. Aktualisht në vend janë 6 mijë e 211 raste aktive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.926 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 342 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë ...
Komentet te 6 MIJË E 211 RASTE AKTIVE ME COVID-19 NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Kandidati për deputet nga LDK, Anton Quni, është shprehur se presin që në zgjedhjet e reja ky subjekt politik të jetë me vota aty ku ka qenë vitin e kaluar. Largimi i Vjosa Osmanit dhe Haxhi Avdylit, sipas Qunit nuk ka ndikuar që të lëvizë elektorati i partisë. “Do të ishte më mirë sikur të ishin edhe Osmani edhe Avdyli. Jemi para një akti kur këto gjëra janë definuar. Ata janë në listën e VV-së tash. Nuk lëviz votuesi i LDK-së aq lehtë nga një formacion politik për shkak të ndonjë ndjeshmërie emocionale në një individ”, është shprehur Quni. “LDK ka elektorat stabil dhe jam më se i bindur ...
Komentet te QUNI: PAVARËSISHT LARGIMIT TË OSMANIT, ELEKTORATI I LDK’SË ËSHTË STABIL Janë të Mbyllura
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar për përditësimin e numrave të kandidatëve për deputetë. Ky njoftim vjen për shkak që lista e LDK-së ka pësuar disa ndryshime në renditje deri sa është certifikuar nga KQZ-ja. Kujtojmë KQZ kishte kërkuar nga LDK zëvendësimin e një kandidati pasi që i njëjti kishte rezultuar se kishte dënime gjatë tri viteve të fundit. Më postë lista e përditësuar e LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit/RTK Renditja e Kandidatëve Emri Mbiemri 1 Avdullah Hoti 2 Kujtim Shala 3 Hykmete Bajrami 4 Agim Veliu 5 Behgjet Pacolli 6 Lirije Kajtazi 7 Anton Quni 8 Arben Gashi 9 Ardita Dushi 10 Driton Selmanaj 11 Lumir Abdixhiku ...
Komentet te LDK’JA NDRYSHON NUMRAT E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË Janë të Mbyllura
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ahmet Isufi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se programi i tyre është i fokusuar në rimëkëmbjen ekonomike për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Sipas Isufit investimi për këtë vit do të jetë 1 miliard, investim ky që sipas tij, do të destinohet për ndërmarrjet që kanë pasur dëme të mëdha. “Programi ynë është i fokusuar në rimëkëmbjen ekonomike për shkak edhe të situatës së pandemisë por edhe krijimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Investimi ynë do të jetë sidomos në përmasimin e gjendjes dhe është ofruar fondi prej 1 miliard, i cili do ...
Komentet te ISUFI I AAK-SË: 1 MILIARD € DO TË DESTINOHEN PËR RIMËKËMBJEN EKONOMIKE Janë të Mbyllura
Kosova do të arrijë të ketë një normë pozitive të rritjes ekonomike gjatë vitit 2021, në krahasim me atë të vitit të kaluar, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i Odës Ekonomie Amerikane të Kosovës, Arian Zeka. Se sa do të jetë niveli i rritjes ekonomike në këtë vit varet nga vaksinimi i popullatës si dhe lehtësimi i masave, thotë Zeka. “Do të presim për statistikat zyrtare nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës për të parë se cili ka qenë ndikimi i pandemisë në rritjen ekonomike përgjatë vitit 2020, por në të njëjtën kohë për të qenë në gjendje për të bërë një parashikim ...
Komentet te ZEKA: RRITJA EKONOMIKE VARET NGA VAKSINIMI DHE LEHTËSIMI I MASAVE Janë të Mbyllura
Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike i Qeverisë së Kosovës, nuk do ta ndihmojë shumë komunën e Prishtinës, tha nënkryetari i kësaj komune, Muhedin Nushi, në një intervistë për Ekonomia Online, duke shtuar se planifikimi i buxhetit për këtë vit është 6.3% më i vogël se që ka qenë vitin që e lamë pas. “Ligji i Rimëkëmbjes së Qeverisë nuk do ta ndihmojë shumë komunën e Prishtinës. Ne do të ballafaqohemi edhe gjatë këtij viti me masa të ndryshme të cilat do t’i ndërmarrim. Vitin e kaluar kemi marrë një mori masash të cilat e kanë kap vlerën 10 milionë euro me të gjitha masat e aprovuara qoftë atë për rimëkëmbje ...
Komentet te NUSHI: LIGJI PËR RIMËKËMBJE EKONOMIKE, NDIHMESË E VOGËL PËR PRISHTINËN Janë të Mbyllura