Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe kandidat për president Ramush Haradinaj, ka vizituar Gjilanin. Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se programi i Aleancës parasheh krijimin e politikave lehtësuese për sektorin prodhues në vend. “Programi i Aleancës, parasheh krijimin e politikave lehtësuese për sektorin prodhues në vend, përfshirë edhe uljen e taksave. Kosova, duhet të sigurojë plasimin e prodhimeve vendore, pasi që me krenari e them që prodhuesit vendorë kanë cilësi konkuruese edhe për tregjet e jashtme”, ka shkruar ai. Më tej Haradinaj tha se do të angazhohen që të stimulojmë universitetet publike dhe private. “Ne do të angazhohemi po ashtu, që ...
Komentet te HARADINAJ: PROGRAMI I AAK-SË PARASHEH KRIJIMIN E POLITIKAVE LEHTËSUESE Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Deri të dielën pasdite, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon të përmbyllë procesin e verifikimit të aplikuesve nga jashtë Kosovës për votim përmes postës. Deri të premten, më 29 janar, e drejta e votës u është verifikuar më shumë se 52 mijë votuesve. Organizata “Germin” që merret me çështje të diasporës, është e shqetësuar për afatin e shkurtër kohor për apelim, nëse aplikuesve u është mohuar e drejta për votim. Përgjegjësit thonë se ka edhe votues nga Afganistani, Katari e Kenia. Valmir Elezi nga KQZ thotë se personat që nuk janë lajmëruar në telefon gjatë tentimeve të para, do të ketë tentime të tjera për t’i telefonuar. Disa organizata kanë ...
Komentet te EDHE 48 ORË THIRRJE NGA KQZ-JA PËR DIASPORËN Janë të Mbyllura
HOXHAJ NË PEJË: SEKTORIN PRIVAT DO TA MBËSHTESIM ME 1 MILIARD EURO Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka qëndruar sot në Pejë, ku ka prezantuar planin e Rimëkëmbjes. Hoxhaj ka vizituar fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave “Sedefi”, fabrikën e tekstilit “Artatex”, si dhe bizneset në Çarshinë e Gjatë, nga ku tha se Qeveria e udhëhequr nga ai do të krijojë lehtësira për bizneset private në vend. Hoxhaj ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës i sheh bizneset si partnerë dhe në planin e Rimëkëmbjes parashihet se sektori privat do të mbështetet me fond prej 1 miliard eurosh, ku 500 milionë euro janë ...
Komentet te HOXHAJ NË PEJË: SEKTORIN PRIVAT DO TA MBËSHTESIM ME 1 MILIARD EURO Janë të Mbyllura
Albin Kurti, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, me të cilin i ndalohet kandidimi për deputet atij dhe të gjithë atyre që janë të dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit. Nga një tubim i VV-së në Prizren, Kurti ka thënë se “ende s’e ka parë vendimin, e se do ta analizojë pastaj”. “Do ta analizojmë e do të shohim çfarë hapa do të ndërmarrim tutje e të shohim ku do të mund të ankohemi nëse është kështu siç po paralajmërohet”, ka thënë ai./RTK ...
Komentet te KURTI PARALAJMËRON ANKESË PËR VENDIMIN E SUPREMES Janë të Mbyllura
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme që ia pamundëson Albin Kurtit kandidimin në zgjedhje. Në një konferencë për media, Hoti tha se personat që kanë probleme me ligjin nuk është dashur të mbajnë poste publike as më herët, duke aluduar në kryetarin e VV’së, Albin Kurti. “Unë dëshiroj të jem në garë me njerëz që nuk kanë probleme me ligjin, kushdo që I plotëson këto kushte elementare të garës unë pres që të ballafaqohem me ta për politikat tona në të gjitha fushat. Për ata që kanë probleme me ligjin nuk është dashur që të mbajnë poste publike. Kryeministri përpara meje nuk ka ...
Komentet te HOTI PËR KURTIN: S`KA PASUR TË DREJTË TË JETË AS DEPUTET E AS KRYEMINISTËR Janë të Mbyllura
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar se javën e ardhshme do të shpallen kriteret për aplikim për ndihmën e qeverisë për gastronominë. “3 milionë euro ndihmë për gastronominë për këtë vit, përshkak se vendimet e qeverisë për pandeminë e kanë prekur drejtpërdrejt këtë sektor. Ne kemi ndarë këtë shumë javën e ardhshme bëhet shpallja dhe do të vendosen kriteret për aplikim”, tha Hoti. Ai ka thënë poashtu se për gastronominë është ulur TVSH’ja nga 18 në 8 përqind. “Kemi filluar realizimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, ulja e TVSH’së 18 në 8 përqind dhe heqja e TVSH’së për lëndën e parë të prodhuar në vend. Me masat e ...
Komentet te HOTI: 3 MILIONË EURO NDIHMË PËR GASTRONOMINË, APLIKIMI FILLON SË SHPEJTI Janë të Mbyllura
Arsyeja: Punime të domosdoshme për siguri të sistemit. Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 30.01.2021 Gjakovë 1. TS 35/10kV Malisheva do të ndërprehet: LP 10kV Banja me kod: 82082008 më 30.01.2021 (e shtunë) nga ora 11:00 deri në 15:00 Vendet: Rr.602 Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, fshatrat: Banjë, Bellanicë dhe Gajrak. Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar. Prizren 1. TS 35/10 kV Pirana do të ndërprehet: Dalja 10 kV Krusha (Kodi: 30034011) prej orës 11:00 deri në ora 15:30 Vendet: fshatrat: Krushë e Madhe, Krushë e Vogël dhe Randobrava (një pjesë). Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar. 2. TS 35/10kV Zhuri do të ndërprehet: Dalja 10kV Hoqa e Qytetit ...
Komentet te KEDS VAZHDON PUNIMET, DISA FSHATRA E QYTETE MBESIN PA RRYMË Janë të Mbyllura
Bordi i përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës, i emëruar nga Qeveria në detyrë ka shkarkuar U.D Kryeshefin Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imerin. Ndërsa në pozitën e u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv ka emëruar z. Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK. Kështu ka njoftuar KEK-u përmes një komunikate për media. “Në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve (BPD) të KEK-ut, të mbajtur sot, dt 29.01.2021, në pikën e rendit të ditës për shqyrtimin e pozitave të larta menaxhuese sipas kërkesës së drejtuar nga ish menaxhmenti i KEK-ut, BPD vendosi që të mos merret me shqyrtimin e vendimeve të mëhershme të ish Bordeve, ...
Komentet te SHKARKOHET U.D I KRYESHEFIT EKZEKUTIV TË KEK-UT Janë të Mbyllura
Në kuadër të reformave dhe strategjisë së re të FFK-së, sot, presidenti Agim Ademi ka bërë prezantimin e përzgjedhësve të rinj për Kombëtaren U21 dhe për Kombëtaren A në futsall. Kombëtarja U21 tash e tutje do të drejtohet nga Michael Nees, i cili njëherësh është edhe drejtor teknik në FFK tash e katër vjet, derisa Kombëtarja e futsallit nga trajneri i njohur, Arben Simitçiu. Presidenti Ademi me rastin e prezantimit të përzgjedhësve të rinj ka falënderuar për punën e deritashme përzgjedhësit e U21, Rafet Prekazi e Erdogan Celina dhe përzgjedhësin e futsallit Ramadan Cimili, teksa ka thënë se ata do të jenë pjesë e rëndësishme e federatës edhe në ...
Komentet te FFK ME RISI NË EKIPET KOMBËTARE, KOSOVA U21 I BESOHET TRAJNERIT GJERMAN Janë të Mbyllura
Covid-19 vazhdon të përhapet në mbarë Gjermaninë dhe mes të infektuarve së fundmi janë edhe dy yjet e Bayern Munchen: Javi Martinez dhe Leon Goretzka. Lajmin e infektimit të tyre e bën të ditur vetë trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick në konferencën për shtyp të ditës së sotme, ku shton se ata janë të karantinuar në shtëpitë e tyre. “Leon (Goretzka) dhe Javi (Martinez) kanë të karantinuar dhe tani për tani janë jashtë skuadrës. Është turp që u infektuan të dy, duhej evituar kjo”, u shpreh Flick. /RTK ...
Komentet te COVID-19 GODET BAYERN MUNCHEN, INFEKTOHEN DY YJET E EKIPIT Janë të Mbyllura