Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

HOTI KUJTON FADIL FERATIN: SHTYLLË E ORGANIZIMIT TË LDK-SË

Lajme
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë homazhe pranë varrit të Fadil Feratit, ish-kryetar i Istogut, në përvjetorin e vdekjes së tij, duke thënë se ka dhënë kontribut përveç për LDK-në por edhe për shtetndërtimin e Kosovës.   “Një njeri i respektuar nga të gjitha strukturat e LDK-së, të gjithë qytetarët e Istogut dhe gjithë qytetarët e Kosovës, një person që ka qenë shtyllë e organizimit të LDK-së në ketë pjesë dhe në nivel të Kosovës, dhe shtyllë në plot organizime nga dita e parë për shtetndërtimin e Kosovës. E kujtojmë me respekt të thellë gjithë punën e tij për dekada të tëra për shtetin e Kosovës para se gjithash ...
Komentet te HOTI KUJTON FADIL FERATIN: SHTYLLË E ORGANIZIMIT TË LDK-SË Janë të Mbyllura

KURTI: NË ASNJË MËNYRË NUK DO TË NISIM NJË LUFTË TË TRETË BALLKANIKE

Lajme
Kryetari i VV’së, Albin Kurti në një bashkëbisedim virtual me redaktorët e revistës politike të Oksfordit ka folur lidhur me bashkimin me Shqipërinë.   Kurti është shprehur se Kosova duhet ta ketë të drejtën e referendumit. Kryetari i Vetëvendosjes tha se Kosova nuk do të shkaktojë luftë të tretë ballkanike në mënyrë që të ndodh bashkimi me Shqipërinë. “Kushtetuta e Kosovës thotë që Kosova nuk mund të bashkohet me ndonjë shtet tjetër. Serbët, boshnjakët e të tjerë janë qytetarë të Kosovës, por kur Serbia dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, atëherë Kosova është shtet i dobët për t’u konfrontuar me hegjemoninë e Serbisë. Serbia dëshiron që të ...
Komentet te KURTI: NË ASNJË MËNYRË NUK DO TË NISIM NJË LUFTË TË TRETË BALLKANIKE Janë të Mbyllura

TRUSTI KUSHTËZON SHTETASIT E HUAJ PËR TËRHEQJEN E 10 PËRQIND TË KURSIMEVE

Lajme
Mijëra kontributdhënës në Trust me shtetësi jokosovare e që vijnë nga Shqipëria, Maqedonia Veriore apo Lugina e Preshevës mbeten të kushtëzuar për tërheqjen e 10 përqind të mjeteve të kursyera pas aprovimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.   Posedimi i numrit personal të Kosovës, qoftë i përkohshëm ose i përhershëm, mbetet kusht për shtetasit e huaj të aplikojnë për tërheqjen e 10 përqind të mjeteve në Trust. Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka thënë se numri personal i Kosovës duhet të përputhet me numrin e llogarisë bankare. Për këtë çështje, sipas tij, janë refuzuar mijëra shtetas të huaj që punojnë në Kosovë për tërheqjen e mjeteve të tyre nga Trusti. ...
Komentet te TRUSTI KUSHTËZON SHTETASIT E HUAJ PËR TËRHEQJEN E 10 PËRQIND TË KURSIMEVE Janë të Mbyllura

636 GJOBA PËR MOSRESPEKTIM TË MASAVE ANTICOVID-19

Lajme
Qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për mbrojtje nga COVID-19.   Vetëm gjatë një dite Policia e Kosovës ka shqiptuar 636 gjoba për qytetarët që shkelën masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ndërsa aktualisht në vend janë 6 mijë 211 raste aktive me COVID-19. Në total i rasteve pozitive është 59.646 raste nga 229.408 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.487 raste të vdekjes.RTK ...
Komentet te 636 GJOBA PËR MOSRESPEKTIM TË MASAVE ANTICOVID-19 Janë të Mbyllura

HOTI: EKONOMIA PO I KTHEHET NORMALITETIT, RRITET QARKULLIMI I BIZNESEVE

Lajme
Kryeministri ne detyrë, Avdullah Hoiti ka thënë që ekonomia e vendit është duke i’u kthyer normalitetit.   Hoti theksoi se qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm, teksa shtoi se vetëm të hyrat nga Dogana janë rritur për 11 % për sa i përket muajit janar. Sipas tij në kthimin në normalitet ka ardhur pas disa masave të vendosura nga Qeveria. “Lajm shumë i mirë – Ekonomia po i kthehet normalitetit. Qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm.  Të hyrat nga Dogana në janar 2021 janë 11% më të larta se të janarit 2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime. Ndërkaq, të hyrar nga ATK në janar 2021 janë të ngjajshme ...
Komentet te HOTI: EKONOMIA PO I KTHEHET NORMALITETIT, RRITET QARKULLIMI I BIZNESEVE Janë të Mbyllura

TAHIRI: DUHET TË LUFTOHET KRIMI DHE KORRUPSIONI PËR TË NDALUR DEGRADIMIN

Lajme
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se krimi dhe korrupsioni duhet të luftohet seriozisht në vend.   Ai përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ka kritikuar LDK-në dhe VV-në për degradim të rendit dhe ligjit. “Qeveritë e koalicionit të mashtrimit të madh, të 6 tetorit të vitit 2019, edhe ajo e Albin Kurtit edhe ajo e Avdullah Hotit, jo vetëm që nuk e kanë avancuar rendin dhe ligjin, por e kanë kthyer komplet mbrapa”, ka deklaruar Tahiri. Ai ka thënë se duhet të luftohet krimi dhe korrupsioni dhe “jo të shantazhohen organet e drejtësisë”./RTK ...
Komentet te TAHIRI: DUHET TË LUFTOHET KRIMI DHE KORRUPSIONI PËR TË NDALUR DEGRADIMIN Janë të Mbyllura

KOSOVA E SHQIPËRIA MË TË DOBËTAT NË BALLKAN PËR LUFTIMIN E KORRUPSIONIT

Lajme
Kosova për një vit nuk ka shënuar asnjë progres në luftën kundër korrupsionit. Sipas “Transparency International”, Kosova renditet në vendin e 104 së bashku me Shqipërinë. Shtetet e tjera të Ballkanit janë renditur më mirë. Njohësit vlerësojnë se kjo gjendje ka ardhur si pasojë e politizimit të sistemit të drejtësisë   Kosova ka dështuar në luftën kundër korrupsionit. Rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2020 kanë konfirmuar vazhdimin e stagnimit të vendit në luftën kundër këtij fenomeni. Për të dytin vit radhazi, Kosova ka shënuar vetëm 36 pikë në këtë aspekt duke u renditur në pozitën e 104-të së bashku me Shqipërinë, Algjerinë, Bregun e Fildishtë, El ...
Komentet te KOSOVA E SHQIPËRIA MË TË DOBËTAT NË BALLKAN PËR LUFTIMIN E KORRUPSIONIT Janë të Mbyllura

EKONOMIA, PRIORITET I PARTIVE POLITIKE GJATË FUSHATËS ZGJEDHORE

Lajme
Rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë COVID-19 pritet të jetë ndër temat kryesore të partive politike gjatë fushatës zgjedhore. Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë filluar para fushatën zgjedhore duke premtuar miliona e miliarda euro për ekonominë kosovare, derisa ritmin dhe fokusin e njëjtë në premtime, pritet ta kenë edhe gjatë fushatës zyrtare për zgjedhjet e 14 shkurtit.   Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njërit kandidati për kryeministër, Albin Kurti tha se nën qeverisjen e tij do të investohet për të fuqizuar bizneset dhe prodhimin vendor. “E ardhmja ku investojmë në energji të qëndrueshme që fuqizon bizneset dhe prodhimin, por e mbron ...
Komentet te EKONOMIA, PRIORITET I PARTIVE POLITIKE GJATË FUSHATËS ZGJEDHORE Janë të Mbyllura

TUBIMET PARAZGJEDHORE ME SHKELJE LIGJORE, TË PANDËSHKUARA

Lajme
Subjektet politike, të cilat garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, tashmë kanë nisur fushatën zgjedhore jozyrtarisht. Në tubimet e organizuara me qytetarë në ambiente të mbyllura dhe të hapura, ato po e shkelin Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.   Por, inspektoratet e komunave të ndryshme të Kosovës, përveç të Komunës së Prishtinës, ende nuk u kanë shqiptuar subjekteve politike gjobat e parapara me këtë ligj, për shkelje të masave të cilat janë në fuqi me vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës. Sipas vendimit të Qeverisë në detyrë të Kosovës, të datës 15 janar, në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë ...
Komentet te TUBIMET PARAZGJEDHORE ME SHKELJE LIGJORE, TË PANDËSHKUARA Janë të Mbyllura

KQZ MBLIDHET SOT PËR TË PROCEDUAR PAS VENDIMEVE TË SUPREMES

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme.   Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të supremes. Kështu ka bërë të ditur gjatë së premtes zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lexojë me vëmendje të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme dhe ashtu siç e kemi bërë të ditur qysh në fillim të fazës ankimore: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme. Kamioni Qendror i Zgjedhjeve, besoj se do të mblidhet gjatë ditës së nesërme për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme dhe për këtë ...
Komentet te KQZ MBLIDHET SOT PËR TË PROCEDUAR PAS VENDIMEVE TË SUPREMES Janë të Mbyllura