Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

BEHRAMAJ: THAÇI ËSHTË GJITHÇKA QË KURTI DO TË DËSHIRONTE TË ISHTE

Lajme
Këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj i ka reaguar Albin Kurtit, i cili një bashkëbisedim virtual me redaktorët e revistës politike të Oksfordit, tha se Thaçi gjatë pandemisë është sjellur si “mbret”.   Përmes një postimi në “Facebook”, Behramaj ka shkruar se “Hashim Thaçi është gjithçka që Albin Kurti do të dëshironte të ishte, por nuk mundet”. Sipas tij, prej kohës kur Thaçi nuk është kryeministër ka pasur një paralizë të vendimmarrjes institucionale. “Hashim Thaçi është gjithçka që Albin Kurti do të dëshironte të ishte, por nuk mundet. Tash ia paska nisur ta quaj edhe mbret. Sa ka qeverisur Hashim Thaçi, Albin Kurti ka mundur të jetë vetëm një politikan ...
Komentet te BEHRAMAJ: THAÇI ËSHTË GJITHÇKA QË KURTI DO TË DËSHIRONTE TË ISHTE Janë të Mbyllura

POLICIA SQAROHET PËR VJEDHJEN E RADARËVE NË AEROPORTIN E PRISHTINËS

Lajme
Policia e Kosovës është sqaruar për sa i përket informatës se janë vjedhur radarët në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”.   Sipas njoftimit sqarues dërgesa që ka përmbajtur radar, kanë ardhur nga një shtet evropian, për një kompani private në Kosovë. Sipas policisë kjo dërgesë e adresuar në Kosovë, ka rezultuar të jetë dërguar gabim. “Ashtu siç është raportuar sot përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, më 29.01.2021, nga njësitet e doganës është lajmëruar për një rast i cilësuar ‘vjedhje e rëndë’.  Me qëllim të njoftimit në mënyrë të drejtë të opinionit japim sqarimet shtesë lidhur me rastin: Më 30.12.2020, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga një shtet ...
Komentet te POLICIA SQAROHET PËR VJEDHJEN E RADARËVE NË AEROPORTIN E PRISHTINËS Janë të Mbyllura

PESË TË VDEKUR DHE 285 RASTE TË REJA ME CORONAVIRUS NË KOSOVË

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 285 raste të reja me Coronavirus në Kosovë.   Gjatë kësaj periudhe nga virusi Covid-19 kanë humbur jetën pesë  persona, teksa janë shëruar 260 të tjerë. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.686 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 285 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së. Njoftimi i plotë: 260 TË SHËRUAR DHE 285 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe ...
Komentet te PESË TË VDEKUR DHE 285 RASTE TË REJA ME CORONAVIRUS NË KOSOVË Janë të Mbyllura

KQZ MBAN MBLEDHJE NË ORA 17:00

Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor mban mbledhjen e radhës sot në ora 17:00. Subjektet politike të cilat janë pjesë e Aktgjykimeve të Gjykatës Supreme dhe vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), se sot deri në orën 16:00 mund të njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me ri-renditjen e kandidatëve për deputetë.   Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka thënë se KQZ’ja ka njoftuar partitë politike se deri në ora 16:00 partitë mund të njoftojnë KQZ’në për ri-renditjen e kandidatëve për deputetë. “Ju njoftoj se mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të mbahet sot, e shtunë, me fillim në ora 17:00. Në ndërkohë, KQZ, përmes ZRPPC-së, i ka ...
Komentet te KQZ MBAN MBLEDHJE NË ORA 17:00 Janë të Mbyllura

BYTYÇI: KURTI S’KA PROGRAM PRANDAJ NUK BALLAFAQOHET NË DEBAT ME HOXHAJN

Lajme
Zëdhënësi i PDK’së Avni Bytyçi e ka quajtur mashtrues kryetarin e VV’së, Albin Kurti pasi sipas tij Kurti 20 vjet ka gënjyer me populizëm.   Bytyçi ka shkruar se Kurti nuk ka program prandaj nuk po ballafaqohet në debat me Enver Hoxhajn. “20 vjet mashtrim, gënjeshtër dhe populizem. Është më se e kuptueshme se pse z. Kurti nuk ballafaqohet me prof. Enver Hoxhajn në debat; z. Kurti nuk ka: 1. Program 2. Pervojë/dije (edhe jo këtu nuk kryen punë njohuritë e tij për telat e bakrit) 3. Konsistencë”, ka shkruar Bytyçi./RTK Avni Bytyçi “Unë mendoj se ne duhet të jemi të sinqertë për të pasur një marrëveshje të qëndruar, ne ...
Komentet te BYTYÇI: KURTI S’KA PROGRAM PRANDAJ NUK BALLAFAQOHET NË DEBAT ME HOXHAJN Janë të Mbyllura

ASHNA: NUK KA NDODHUR ASNJË VJEDHJE NË KËTË INSITUCION

Lajme
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) ka reaguar pas raportimeve se janë vjedhur disa pajisje teknike në Aeroportin e Prishtinës.   Sipas ASHNA’s, aty nuk ka ndodhur asnjë vjedhje dhe se operimet janë duke u zhvilluar normalisht. “Ky sqarim vjen pas publikimit të lajmit në disa media për vjedhjen e pajisjeve të radarëve në Aeroportin e Prishtinës, duke përdorur si ilustrim me qëllim ose pa, foton e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ku më pastaj shumica e mediave janë drejtuar në ASHNA për të kërkuar detaje se si ka ndodhur rasti”, thuhet në reagimin e ASHNA./RTK ...
Komentet te ASHNA: NUK KA NDODHUR ASNJË VJEDHJE NË KËTË INSITUCION Janë të Mbyllura

RESHJET E ORËVE TË FUNDIT RËNDOJNË SITUATËN ME VËRSHIMET

Lajme
Reshjet e orëve të fundit kanë rënduar situatën me vërshime. Nga zyra e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti thonë se reshjet e shiut kanë vështirësuar dhe bllokuar disa rrugë dhe se shkak i kësaj disa lumenj kanë dalë nga shtrati.   Po ashtu raportohet edhe për rrëshqitje të dheut në disa vende si shkak i reshjeve atmosferike. “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është njoftuar nga Qendra e Situatave e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, se është duke e përcjellë nga afër gjendjen në teren, pas reshjeve të orëve të fundit që kanë rënë mbi vendin tonë. Sipas këtij raporti gjendja paraqitet e rënduar me vërshime dhe ...
Komentet te RESHJET E ORËVE TË FUNDIT RËNDOJNË SITUATËN ME VËRSHIMET Janë të Mbyllura

MUSTAFA PËRKUJTON FADIL FERATIN: PRIJËSI SHUMËVJEÇAR I ISTOGUT

Lajme
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në 11 vjetorin e vdekjes, përkujton sot kryetarin shumëvjeçar të Istogut, nënkryetarin e LDK-së, veprimtarin e shquar të Kosovës, Fadil Feratin.   “Fadil Ferati, prijësi shumëvjeçar i Istogut dhe proceseve të Kosovës, para 11 vitesh u nda fizikisht nga ne, por vepra e tij do të kujtohet përjetësisht. Ai ishte intelektual, miku më i mirë i qytetarëve të Istogut, veprimtar i LDK-së dhe Kosovës, lider popullor që në të gjitha garat ai doli fitues sepse ai atëherë kishte lidhur paktin me qytetarët e Istogut; do të ishte i afërt me problemet e tyre të përditshme dhe do të ishte gjithnjë në krye të përgjegjësive politike ...
Komentet te MUSTAFA PËRKUJTON FADIL FERATIN: PRIJËSI SHUMËVJEÇAR I ISTOGUT Janë të Mbyllura

VOTUESIT E REGJISTRUAR JASHTË VENDIT HIQEN NGA LISTAT VOTUESE NË KOSOVË

Lajme
Ka mbetur vetëm edhe pak kohë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pritet që të dal me raportin e detajuar për sa i përket periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.   Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë  se të gjithë ata që janë regjistruar me sukses si votues jashtë Kosovës do të largohen nga lista e votuesve në Kosovë. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të përpilojë listën e votuesve jashtë Kosovës, e cila përmban të dhënat e atyre votuesve që me sukses janë regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe duhet që këta emra t’i largojë nga lista votuese, e cila shpërndahet në vendvotime nëpër Kosovë, ...
Komentet te VOTUESIT E REGJISTRUAR JASHTË VENDIT HIQEN NGA LISTAT VOTUESE NË KOSOVË Janë të Mbyllura

AMBASADA E KOSOVËS NË PARIS KA NJË NJOFTIM TË RËNDËSISHËM PËR QYTETARËT

Lajme
Ambasada e Kosovës në Paris ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për qytetarët, lidhur me mbylljen e kufijve dhe ndalimit të hyrje-daljeve në Francë, nga vendet që gjenden jashtë BE-së.   Ambasada ka njoftuar se sipas vendimit të Qeverisë franceze do të ketë kontrolle të rrepta gjatë orës policore. “Ju njoftojmë se me datë 29 janar 2021 Qeveria Franceze ka marrë vendim për mbylljen e kufijve dhe ndalimit të hyrje-daljeve në Francë nga vendet jashtë BE-së, përveç rasteve të domosdoshme. Përveç kësaj, qeveria ka urdhëruar mbylljen e qendrave tregtare më të mëdha se 20,000 m2, si dhe ka paralajmëruar kontrolle shumë më të rrepta gjatë orës policore”, thuhet në njoftimin ...
Komentet te AMBASADA E KOSOVËS NË PARIS KA NJË NJOFTIM TË RËNDËSISHËM PËR QYTETARËT Janë të Mbyllura