Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

MOTI PËR SOT

Lajme
Mëngjesi i së shtunës ka filluar me reshje shiu e vende-vende do të ketë edhe reshje bore të cilat do të vazhdojnë deri në mesditë. Më pas do të ketë kthjellime dhe do të dalë diell.   Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 6-11 gradë Celsius. “Reshje parashihet të ketë edhe ditën e shtune por me intensitet më të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ...
Komentet te MOTI PËR SOT Janë të Mbyllura

NGJARJET E DATËS 30 JANAR

Lajme
Ngjarjet e datës 30 janar 2021.   BE & UNDP lansojnë iniciativën e re për të ndërtuar besimin mes komuniteteve në Kosovë përmes promovimit të trashëgimisë kulturore. (https://undp.zoom.us/j/87050977419, ora 10:00) Forumi Rinor i LDK-së në Prizren mban takim. (Zyrat e LDK-së – Prizren, ora 14:00) Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj takon nëndegët e qytetit të Pejës. (Hotel Dukagjini, Pejë, ora 15:00) Mbahet premiera e prezantimit të “Parimeve për Ballafaqimin me të Kaluarën”. (https://www.facebook.com/dëpkosovo, ora 22:15/RTK ...
Komentet te NGJARJET E DATËS 30 JANAR Janë të Mbyllura

SIMMONS EKSKLUZIVISHT PËR RTK-NË TREGON KUR NISËN PROBLEMET NË EULEX

Lajme
SIMMONS EKSKLUZIVISHT PËR RTK-NË TREGON KUR NISËN PROBLEMET NË EULEX Ish shefi i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simons në një intervistë ekskluzive për emisionin “Udhëve” të RTK-së ka folur gjerë e gjatë për skandalet në misionin evropian për sundimin e ligjit.   Fillimisht ai ka thënë se ka filluar të punoi për EULEX-in në vitin 2008, duke shërbyer si gjykatës ndërkombëtar i gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës nga viti 2004 deri në vitin 2008. “Mua më caktuan në panelet speciale për krime lufte, krime të rënda dhe krim të organizuar”, ka thënë Simmons. Simmons tha se në vitin 2008 ka aplikuar për një pozitë si Gjyqtar Penal në Nivelin e ...
Komentet te SIMMONS EKSKLUZIVISHT PËR RTK-NË TREGON KUR NISËN PROBLEMET NË EULEX Janë të Mbyllura

HARADINAJ: GJILANI DHE ANAMORAVA KA SHUMË ARSYE QË TA PËRKRAHË ALEANCËN

Lajme
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Gjilanin. Haradinaj tha se Gjilani dhe Anamorava ka shumë arsye që ta përkrah Aleancën.   Ai përmes një postimi në Facebook shtoi se Zgjedhjet e 14 shkurtit janë orientim dhe zotim për sigurinë, ekonominë, integrimin, faktorizimin e shtetit.   “Sot takova strukturat rinore të AAK-së në Gjilan. Programi ynë është garancë për të ardhmen e tyre në Kosovë, krijimin e kushteve për studim, punësim e jetë dinjitoze në vend”, ka shkruar ai.   Postimi i plotë   Zgjedhjet e 14 shkurtit janë orientim dhe zotim për sigurinë, ekonominë, integrimin, faktorizimin e shtetin tonë në rajon e botë. ...
Komentet te HARADINAJ: GJILANI DHE ANAMORAVA KA SHUMË ARSYE QË TA PËRKRAHË ALEANCËN Janë të Mbyllura

LIMAJ: FSHATRAT E GJAKOVËS I DHANË SONTE MBËSHTETJE TË FUQISHME KAUZËS SONË

Lajme
Kryetari i Nismës Soialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shpalosur projektin e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit në fshatrat e Gjakovës.   Në këto fshatra, Limaj ka marrë mbështetje të fuqishme pë kauzës për Çlirimtarët. I pari i Nismës është shprehur i kënaqur që ky projekt po përkrahet fuqishëm nga njerëz e familje të cilat kanë dhënë shumë për vendin. “Me mbështetjen e kësaj zone dhe Gjakovës në përgjithësi, betejën tonë për rikthimin e së vërtetës sonë dhe mbrojtjen e vlerave kombëtare do ta fitojmë më lehtë dhe mbi të gjitha zëri përfaqësues i Çlirimtarëve do të jehojë edhe më fuqishëm në Parlamentin e Republikës sonë”, ka thënë ndër të tjera ...
Komentet te LIMAJ: FSHATRAT E GJAKOVËS I DHANË SONTE MBËSHTETJE TË FUQISHME KAUZËS SONË Janë të Mbyllura

VON CRAMON: GJITHA PARTITË POLITIKE TA RESPEKTOJNË VENDIMIN E SUPREMES

Lajme
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme të Kosovës për të moscertifikuar disa kandidatë, përfshirë edhe bartësinë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për shkak të problemeve që kishin me ligjin në të kaluarën.   Ajo ka thënë se partitë politike në Kosovë duhet të respektojnë vendimin e Supremes. “Pas vendimit të Gjykatës Supreme për të ndalimin e Albin Kurtit nga kandidimi në zgjedhjet e jashtëzakonshme, dua të theksoi se të gjitha partitë politike të Kosovës duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Supreme dhe shpresoj se ato do të bëjnë një fushatë korrekte në javët e ardhshme”, ka shkruar ...
Komentet te VON CRAMON: GJITHA PARTITË POLITIKE TA RESPEKTOJNË VENDIMIN E SUPREMES Janë të Mbyllura

HOTI:TEKNOLOGJI E AVANCUAR NË SHKOLLA, AKTIVITETE SHKENCORE NË UNIVERSITETE

Lajme
Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka shpalosur pikëpamjet e tij për arsimin në rast se e merr sërish drejtimin e ekzekutivit.   Ai në një tubim parazgjedhor ka thënë se ka plane konkrete për secilin nivel të arsimit dhe u zotua për një sërë investimesh në këtë dikaster të rëndësishëm për vendin.   Fillimisht, ai ka thënë se objektet e shkollave do të jenë të shpërndara në mënyrë optimale në gjithë Kosovën, varësisht prej banorëve.   “Do të ndërtojmë një infrastrukturë moderne nëpër shkolla. Nga shtatori  i pajisim të gjitha shkollat me kabinete, salla të ndryshme, me biblioteka të rregullta dhe salla ku zhvillohen sportet. Do të kemi ...
Komentet te HOTI:TEKNOLOGJI E AVANCUAR NË SHKOLLA, AKTIVITETE SHKENCORE NË UNIVERSITETE Janë të Mbyllura

HASANI: SUPREMJA ËSHTË DASHUR TË VENDOSTE NË BAZË TË LIGJIT DHE KUSHTETUTËS

Lajme
Ish kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, ka thënë se vendimi i sotëm i këtij institucioni drejtësie lidhur me kandidaturat për deputetë e sjell vet atë në situatë delikate.   “Më 2017 është shprehur se askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për pjesëmarrje. Tash e ka të vështirë ta arsyetojë këtë vendim. Nuk do të duhej të lëshohej në ligjshmëri dhe kushtetutshmëri por duhej t’i referohej vetëm vendimit  të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Hasani, njofton Klan Kosova. “Një herë thotë se nuk mund t’i merret e drejta [për të garuar] pa vendim gjyqësor, ndërsa pa u ndërruar asnjë nen dhe dispozitë ë e thotë të kundërtën e ...
Komentet te HASANI: SUPREMJA ËSHTË DASHUR TË VENDOSTE NË BAZË TË LIGJIT DHE KUSHTETUTËS Janë të Mbyllura

KRASNIQI:PËR NJË GJOBË NUK PO MË LEJOHET KANDIDIMI, TË SPECIFIKOHEN DËNIMET

Lajme
Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazë ankesën e Nismës për t’i lejuar 12 kandidatët e dënuar që të garojnë në zgjedhje.   Mes tyre janë edhe ish-ministri Endrit Shala, si dhe zëvendësministri në detyrë, Vesel Krasniqi i cili ankohet që për një gjobë nuk po mundet të jetë pjesë e zgjedhjeve. Ai ka thënë për Klan Kosovën që ky vendim i gjykatës është i padrejtë dhe papredecent pasi sipas tij edhe më 2019 në një situatë të njëjtë i është lejuar që të marrë pjesë në zgjedhje. Krasniqi ka kërkuar që të bëhet njëfarë specifikimi i dënimeve, pasi që për një gjobë 200 euro i duket e papranueshme ...
Komentet te KRASNIQI:PËR NJË GJOBË NUK PO MË LEJOHET KANDIDIMI, TË SPECIFIKOHEN DËNIMET Janë të Mbyllura

KQZ THOTË SE DO TË VEPROJË NË PËRPUTHJE ME VENDIMIN E GJYKATËS SUPREME

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me certifikimin e disa kandidatëve për deputetë.   Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një konference për medie tha se nesër KQZ do të mblidhet për të proceduar konfrom vendimeve të supremes. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lexojë me vëmendje të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme dhe ashtu siç e kemi bërë të ditur qysh në fillim të fazës ankimore: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, besoj se do të mblidhet gjatë ditës së nesërme për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme dhe për këtë ...
Komentet te KQZ THOTË SE DO TË VEPROJË NË PËRPUTHJE ME VENDIMIN E GJYKATËS SUPREME Janë të Mbyllura