Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për deputet, Uran Ismaili, ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e Prishtinës, ku ka prezantuar të planin e Rimëkëmbjes. Ai para të rinjve ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka plan konkret për të zhvilluar Kosovën dhe për të krijuar vende të reja të punës për të rinjtë. Kritika ka adresuar për qeverisjen Kurti dhe Hoti, ku ka thënë se këto të fundit gjatë pandemisë nuk kanë ditur të menaxhojnë me arsimin. “Rimëkëmbja ka kuptimin sepse u jep përgjigje nevojave dhe kërkesave të cilat i keni si rini. Ju keni nevojë me pas nesër një ambient, i cili ...
Komentet te ISMAILI: PDK KA PLAN KONKRET PËR KRIJIMIN E VENDEVE TË REJA TË PUNËS Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gjatë vizitës së sotme të kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosjes” dhe u.d Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut, një grup serbësh i detyruan ata që ta ndërprejnë vizitën në këtë pjesë. Ata kanë ecur në këmbë përmes urës dhe kanë dalë në veri. Kjo ka bërë që të ketë forca të shumta të Policisë nëpër rrugë, sidomos tek Ura e Ibrit. Aty shihen dhjetëra serbë teksa brohorasin dhe e ndërprenë vizitën e dy politikanëve kosovarë. Në shoqërinë e Kurti dhe Osmanit shihen edhe kandidatët për deputetë nga lista e përbashkët./RTK ...
Komentet te SERBËT NË VERI TË MITROVICËS I KTHEJNË PRAPA KURTIN E OSMANIN Janë të Mbyllura
Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje u bë e ditur se administratorët e KQZ-së kanë telefonuar gjithësej 48 mijë e 712 mërgimtarët për t’i verifikuar si votues. Nga ky numër 8 mijë e 466 persona nuk i janë përgjigjur telefonatave. KQZ ka bërë të ditur se të njëjtit do të tentohet që përsëri të verifikohen përmes telefonatave të radhës. Në këtë mbledhje po ashtu u bë e ditur se Vetëvendosje nuk e ka ndryshuar listën e kandidatëve për deputetë, që i bije se kjo parti shkon në zgjedhje pa bartës liste./RTK ...
Komentet te 8 MIJË E 466 MËRGIMTARË NUK IU PËRGJIGJËN TELEFONATAVE TË KQZ-SË Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë ditës së nesërme në vendin tonë. Ata kanë thënë se do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell. Vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa në vise me lartësi mbi 800m parashihet që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9 m/s./RTK ...
Komentet te EDHE NESËR MOT ME DIELL NË KOSOVË, KËTO JANË TEMPERATURAT Janë të Mbyllura
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur presidentit serb, Aleksander Vuçiq, pas deklaratave kërcënuese dhe nxitëse që ky i fundit lëshoi në drejtim të Kosovës. Haradinaj i është drejtuar Vuçiqit me një video-mesazh duke thënë se Kosova e ka krijuar ushtrinë jo për të kërcënuar Serbinë, por për të mbrojtur territorin e saj. Ai është shprehur se nëse Vuçiq ndjehet i kërcënuar, ai duhet ta njoh dhe respektojë pavarësinë e Kosovës në atë formë që popujt tanë të jetojnë në paqe dhe fqinjësi të mirë. Deklarata e Haradinajt: Mos kini frikë z. Vuçiq: Ne krijuam Ushtrinë e Kosovës jo për të kërcënuar Serbinë, por ...
Komentet te HARADINAJ, VUÇIQIT: NËSE NDJEHESH I KËRCËNUAR, NJIHE PAVARËSINË E KOSOVËS Janë të Mbyllura
Zyrtari policor, Haris Kelmendi është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se gjatë vitit 2018, ka keqtrajtuar fizikisht një 18-vjeçar, në stacionin policor në Prishtinë. Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar avokati i Naim Rudari. Ai tha për Express, se Prokuroria ka urdhëruar që ky i fundit të arrestohet sërish dhe të dërgohet në ndalim policor për 48 orë. Rudari deklaroi se mbi Kelmendin rëndon akuza për veprën penale “Pengim i te provuarit”. “Po ai është arrestuar sot. Prokuroria Themelore në Prishtinë në mënyrë të padrejtë i ka kërkuar që të paraqitet në stacionin policor. Ai është ndaluar për 48 orë, për veprën penale ‘Pengim ...
Komentet te NDALOHET PËR 48 ORË POLICI QË KEQTRAJTOI 18-VJEÇARIN Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj ka takuar nëndegët e partisë në Pejë të cilët i ka porositur për të kërkuar votën e qytetarëve të Dukagjinit për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt. Edhe në Pejë pretendenti për president ka folur për mundësinë e referendumit për bashkim me Shqipërinë. Sipas Haradinajt, Aleanca në qeveri ka përfunduar punë të rëndësishme për vendin, andaj duhet votuar me 14 shkurt. “Si pas lufte kur e pyeten kujt do me ia dhënë votën loke, tha presidentit Rugova, por me bo me u kthy Serbia tha e kemi Ramushin, edhe tani po ua qesin votën plotëve ...
Komentet te HARADINAJ: KOSOVA NUK MUND TË QËNDROJ NË PRITJE PËR NJOHJEN E SERBISË Janë të Mbyllura
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe kandidat për president, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çagrı Sakar, me të cilin kanë biseduar për temat aktuale në vend. Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se takimin me ambasadorin turk e ka realizuar në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë. “Biseduam për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e marëdhënieve bilaterale mes Kosovës e Turqisë dhe e falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj./RTK ...
Komentet te RAMUSH HARADINAJ TAKON AMBASADORIN TURK Janë të Mbyllura
Kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani janë duke qëndruar në Mitrovicën e Veriut. Ata kanë vizituar minierën e Trepçës. Osmani nga atje ka postuar një fotografi ku ka shkruar se miniera është në kushte të mjerueshme./RTK ...
Komentet te KURTI E OSMANI VIZITOJNË TREPÇËN: KUSHTE TË MJERUESHME QË KËRKOJNË TRAJTIM Janë të Mbyllura
Ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli i ka reaguar ish-bashkëpartiakut të tij, Anton Quni, për deklaratat e tij që largimi i Vjosa Osmanit dhe Avdylit nuk ka ndikuar në lëvizjen e elektoratit të LDK’së. Avdyli tha se as Quni e as kolegë të tjerë, nuk duhet t’ua mbajnë gajlen se a do të marrin vota apo jo. “Kolegu im Anton Quni, e kolegë tjerë nëpër TV e gjetiu, po na mbajnë gajlen që ne sdo marrim vota të mjaftueshme jashtë LDK-së. Nëse mua më duhet me zgjedh mes opsionit të zgjidhem njëri nga 30 deputetët, apo të mos zgjidhem nga 60 deputetët fitues, parapëlqej të dytën. ...
Komentet te HAXHI AVDYLI I REAGON ANTON QUNIT:DO TA KEMI VOTËN E ISH-VOTUESVE TË LDK-SË Janë të Mbyllura