Tottenham Hotspur ka marrë lajme të mira për lëndimin e Harry Kane, të cilin e pësoi në ndeshjen ndaj Liverpoolit. Sulmuesi u detyrua të largohet nga loja për arsye se u lëndua në ndeshjen ndaj Liverpoolit, mirëpo prapë se prapë lëndimi i tij nuk duket të jetë aq serioz sa dukej në fillim. The Telegraph raporton se shqetësimet e tifozëve të Spurs duhet të largohen për arsye se ai pritet të mungojë vetëm për 2 javë, shkruan lajmi.net. Ai pritet të mungojë ndeshjet ndaj Brighton, West Brom dhe Everton, mirëpo pritet të rikthehet në ndeshjen ndaj Manchester City më 13 shkurt. Ndeshja e ardhshme e Spurs do të jetë ...
Komentet te KANE DO TË MUNGOJË DERI MË MË 13 SHKURT Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Drita nga Gjilani është klubi më i ndjekur në Kosovë. Kjo sipas një hulumtimi nga DP në bashkëpunim edhe me organin më të lartë të futbollit UEFA. Njoftimi i plotë i klubit: ërtetohet edhe nga organet më të larta! DRITA me INTELEKTUALËT është krenaria e Kosovës. Në një hulumtim të bërë nga një kompani me renome siq është DP në bashkëpunim edhe me organin më të lartë të futbollit UEFA, është krijuar një hart me klubet më të ndjekura nga secili shtet në të gjitha rrjetet sociale. Klubi jonë me vite të tëra ka mbështetjen më të madhe të tifozëve qoftë në stadiume, qoftë edhe në rrjete sociale dhe ...
Komentet te DRITA KLUBI MË I NDJEKUR NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Kandidatja e PDK’së për deputete Ganimete Musliu thotë se nga mbështetësit e kësaj partie po i presin me fishekzjarrë dhe këngë e sidomos në Drenicë. “PDK me shumë se kurrë po gëzon mbështetje në të gjithë territorin e Kosovës e veçanërisht në Drenicë”, thotë Musliu. “Jemi te habitur me përkrahjen dhe entuziazmin që po e shohim në terren. Çdokund ku shkojmë na presin me fishekzjarrë, na presin me këngë, me entuziazëm”, theksoi ajo. “Këto ditë më duket sikur jemi më 2007.Jemi të befasuar me përkrahjen që ka PDK në Drenicë dhe drenicasit janë të bashkuar dhe unifikuar nën logon e PDK’së”, tha Musliu në Pressing/RTK ...
Komentet te MUSLIU: JO RRALLË DRENICA E KA DETERMINUAR FATIN E KOSOVËS Janë të Mbyllura
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ironizuar me incidentin që iu ndodhi sot Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në veri, të cilët ishin për vizitë dhe të njëjtit u kthyen prapa pasi një grup serbësh i detyruan ata që ta ndërprejnë vizitën në këtë pjesë. Enver Hoxhaj, gjatë një takimi që pati me qytetarë në Podujevë, foli edhe për këtë rast, ku tha se edhe pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani i kanë sloganet “Guxo” e “Krejt dhe drejt” nuk guxuan të përballeshin me disa huliganë në veri. “Ku keni mendu ju që një kryeministër që ka qenë 50 ditë, i cli ka njëfarë ...
Komentet te HOXHAJ: SLOGANI “GUXO”,NUK PO GUXOJNË ME U PËRBALLË ME HULIGANË NË VERI Janë të Mbyllura
Sonte në media u raportua se gjatë tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, kryetari i komunës Agim Bahtiri u përfshi në një incident ku tentoi të përleshej me një person. Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka thënë se takimi i tyre me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin së bashku me qytetarët u përmbyll si një tubim madhështor. Madje Bahtiri tha se “e kuptueshme, se kjo mbështetje mbarë popullore nuk iu ka pëlqyer atyre që e terrorizuan qytetin deri në ardhjen time si kryetar komune, me ç’rast disa mbetje të tyre përmes një individi tentuan t’ia humbin madhështinë tubimit, por që këtë nuk e arritën e as nuk do ...
Komentet te BAHTIRI: NJË INDIVID TENTOI TA HUMB MADHËSHTINË E TUBIMIT NË MITROVICË Janë të Mbyllura
Partia Demokratike e Kosovës përmes një shkrimi adresuar mediave kanë reaguar lidhur me rastin e kryetarit të VV’së, Albin Kurtit dhe u.d të Vjosa Osmanit, pasi vizituan veriun e Mitrovicës dhe më pas u prapësuan si rezultat i presionit të serbëve. PDK’ja kanë thënë se Kurti dhe Osmani e turpëruan shtetin e Kosovës dhe rendin kushtetues të saj. Më poshtë gjeni reagimin e plotë: Për më shumë se një dekadë, Albin Kurti na thoshte “shkoni në Mitrovicë”, i nxitur nga urrejtja për të provuar se shteti i Kosovës është i paaftë dhe i dështuar. Njeriu që përpiqej të përfitonte politikisht në kurriz të institucioneve tona kur vit pas viti ...
Komentet te REAGON PDK’JA: KURTI DHE OSMANI E TURPËRUAN SHTETIN E KOSOVËS Janë të Mbyllura
Denis Çuman nga SDU e komunitetit boshnjak ka folur për gjendjen e këtij minoriteti në Kosovë. “Gjendja e komunitetit tonë në Kosovë nuk është edhe keq. Ne si komunitet jemi munduar me dhënë kontribut të domosdoshëm të sinqertë, për Atdheun, Kosovën”, tha Çuman në T7. “Nuk mendoj se populli jem ka me harru, potencoj diçka publikisht, 11 gjenocide që i kemi pasur prej politikës serbe. Nuk besoj se ka me qenë ndonjë boshnjak në Republikën e Kosovës që ka me ja dhënë votën atyre (Listës Serbe) duke pasur tre e më shumë parti të boshnjakëve në Kosovë”, theksoi ai. “Unë sinqerisht besoj në popullin tim që ka me u ...
Komentet te ÇEMAN: KOMUNITETI BOSHNJAK NUK E HARRON GJENOCIDIN Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate nuk kanë bërë rirenditjen e emrave të kandidatëve në listat votues në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurti. Ndërsa, Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës ka bërë rirenditjen e kandidatëve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu kishte dhënë mundësi partive politike që deri në orën 16:00 të njoftojnë për ri-renditjen e kandidatëve për deputetë. Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, tregoi për ecurinë e këtij procesi. Ai ka thënë se në numrat në broshura, ku mungojnë emrat e kandidatëve, do të hijezohen për të mos lejuar gabime nga qytetarët. “Në rast se listat dhe kandidat ...
Komentet te LËVIZJE VETËVENDOSJE, AAK DHE NISMA NUK BËJNË RIRENDITJE TË KANDIDATËVE Janë të Mbyllura
Paraqitja e rasteve në Kosovë me variantin britanik të koronavirusit, duhet të jetë alarm për qytetarët për kujdes dhe respektim të masave kundër pandemisë, thonë infektologët Salih Ahmeti dhe Ilir Tolaj. Ata paralajmërojnë se në javët në vazhdim Kosova mund të regjistrojë rritje të rasteve të reja me koronavirus edhe për faktin se partitë politike po zhvillojnë tubime elektorale, në të cilat, në shumtën e rasteve nuk po respektohen dy masat kryesore kundër pandemisë: mbajtja e maskës dhe distancës. Varianti i ri, që fillimisht u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar në shtator të vitit të kaluar, sipas ekspertëve, është më ngjitës se varianti fillestar i koronavirusit, që u shfaq ...
Komentet te VARIANTI BRITANIK NË KOSOVË, ALARM PËR KUJDES DHE RESPEKTIM TË MASAVE Janë të Mbyllura
Inspektorati Policor i Kosovës, ka konfirmuar arrestimin e zyrtarit policor Harris Kelmendi për keqtrajtimin që i ka bërë një 18-vjeçari në stacionin policor në Prishtinë. “Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve kanë vazhduar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me informacionin (vide-incizim i një ngjarje të vitit 2018) në bazë të të cilit dyshohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në Prishtinë (shih komunikatën e datës 28.01.2021 si më poshtë)”, thuhet në njoftimin e IPK’së. Ndaj të dyshuari, IPK’ja ka njoftuar se është vendosur masa e ndalimit për 48 orë. “Lidhur me këtë rast IPK kishte arrestuar një zyrtar policor më ...
Komentet te IPK’JA KONFIRMON ARRESTIMIN E HARRIS KELMENDIT, SUSPENDON EDHE DY POLICË Janë të Mbyllura