Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

ARSENAL – MANCHESTER UNITED, FORMACIONET

Sport
Arsenal dhe Manchester United takohen sonte në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Premierligë. Janë publikuar edhe formacionet./RTK   ...
Komentet te ARSENAL – MANCHESTER UNITED, FORMACIONET Janë të Mbyllura

DORTMUND FITON BINDSHËM KUNDËR AUGSBURG

Sport
Borussia Dortmund e ka mposhtur lehtë Augsburgun.   Rezultati përfundimtar ka qenë 3-1. Augsburg krijoi epërsi përmes Hahn, por Delaney, Sancho nuk lejuan befasi, kurse për vulosjen e fitores së Dortmund u përkujdes Uduokhai me një autogol./RTK ...
Komentet te DORTMUND FITON BINDSHËM KUNDËR AUGSBURG Janë të Mbyllura

BAYERN FITON LEHTË NDAJ HOFFENHEIM

Sport
Bayern Munchen ka regjistruar edhe një tjetër fitore.   Bavarezët fituan kundër Hoffenheim me rezultat 4 – 1. Boateng, Muller, Lewandowski e Gnabry kanë realizuar për Bayern. Golin e vetëm për Hoffenheim  e ka shënuar Kramaric. /RTK ...
Komentet te BAYERN FITON LEHTË NDAJ HOFFENHEIM Janë të Mbyllura

DRITA MPOSHTET NGA KLUBI RUS

Sport
Drita ka humbur nga klubi rus FC Chayka.   Rezultati përfundimtar ka qenë 2-3. Njoftimin për ndeshjen e dytë kontrolluese e ka bërë vetëklubi nga Gjilani. “Ka përfunduar edhe ndeshja e dyte kontrolluese per ekipin tone. Nje ndeshje tejet e forte dhe me shume lufte fizike per shkak edhe te shiut, minuta pati pothuajse per te gjithe lojtaret. Ndeshja e radhes eshte neser kunder ekipit nga ukrahina, Vorskal”./RTK ...
Komentet te DRITA MPOSHTET NGA KLUBI RUS Janë të Mbyllura

QAQI ËSHTË LOJTARI MË I RI I DRENICËS

Sport
Harallamb Qaqi lënë korçarët e Skënderbeut duke u transferuar zyrtarisht te Drenica.   Njoftimin e ka bërë klubi nga Skënderaj. “Qendërmbrojtësi, Harallamb Qaqi, zyrtarisht është lojtari më i ri i Drenicës. Ish-lojtari i skuadrave si Carpi dhe Hellas Verona në Itali, e Laçi , Kukësi, e Skenderbeu së fundmi në Shqipëri, ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të këtij kampionati me mundësi vazhdimi.Qaqi është bashkuar mënjëherë me grupin tjetër të lojtarëve dhe do të jetë përforcimi i fundit i klubit për këtë afat kalimtar. 27 vjeçari së fundmi ishte pjesë e Skenderbeut nga Korça”, ka njoftuar Drenica./RTK ...
Komentet te QAQI ËSHTË LOJTARI MË I RI I DRENICËS Janë të Mbyllura

MUSTAFI MUND TË QËNDROJË NË ANGLI

Sport
Shkodran Mustafi ka ndarë rrugët me Arsenal teksa me kontratën që përfundonte në qershor, palët kanë vendosur që me marrëveshje mbrojtësi të jetë i lirë para kohe. Kështu, për futbollistin me origjinë shqiptare ka pasur interesim nga disa klube të Serisë A, teksa Mustafi në të kaluarën e tij ka qenë pjesë e elitës italiane duke u aktivizuar për Sampdorian.   Megjithatë, së fundmi për 28-vjeçarin është shfaqur një mundësi e re. Bëhet fjalë për Liverpul, teksa trajneri Jurgen Klop po vuan në qendër të mbrojtjes nga dëmtimet e Van Dajk dhe Matip, transmeton “Vip Sport”. Ndaj, kampionët në fuqi të Anglisë pritet të futen në negociata me Mustafin dhe ...
Komentet te MUSTAFI MUND TË QËNDROJË NË ANGLI Janë të Mbyllura

SOT TRI NDESHJE TË FORTA TË BUNDESLIGËS

Sport
Bundesliga gjermane vjen sot me tri ndeshje interesante.   Kampioni në fuqi Bayerni do të kërkoj konsolidimin në vendin e parë dhe revanshin ndaj Hoffenheimit, skuadër kjo e cila në vjeshtë e kishte mposhtur me rezultat të thellë, 4-1, transmeton Klan Kosova. Bavarezët do t’i kërkojnë tri pikë të plota për ta mbajtur distancën prej 7 pikëve ndaj ndjekësit Leipzigut. Nga ana tjetër, Hoffenheimi i cili dy ndeshjet e fundit kundër Kolnit dhe Herthas i ka fituar me rezultate identike prej 3-0, shkon me shumë vetëbesim në Allianz Arena. Bayern Munchen, 11-shja e mundshme startuese: Neuer; Sule, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Gnabry, Muller, Coman; Lewandowski. Hoffenheim, 11-shja e mundshme ...
Komentet te SOT TRI NDESHJE TË FORTA TË BUNDESLIGËS Janë të Mbyllura

“ZLATANI DHE LUKAKU SI FËMIJË, TË PAJTOHEN PUBLIKISHT”

Sport
E përditshmja italiane “Corrieredello Sport” ka intervistuar Triantafilos Lukarelis, drejtor i ZKD-së (Zyra Kombëtare e Diskriminimit, organi i presidencës së këshillit të ministrave) për të folur në lidhje me çështjen Lukaku-Ibra.   Në deklaratën e tij, kreu i kësaj zyre ka shpjeguar qëndrimin e organit që drejton në lidhje me sherrin e derbit mes Lukakut dhe Ibrahimovicit, transmeton Panorama. “U thanë dënime fjalë të rënda. Ata nuk u sollën si racistë, por si fëmijë sepse ata vetë e kanë njohur dhimbjen e diskriminimit. Si atletë me atë lloj shikueshmërie prisnim diçka tjetër. Unë do të dëshiroja vetëkontroll dhe pjekuri nga secili, ndaj propozoj që meqë jetojnë në të njëjtin qytet, ...
Komentet te “ZLATANI DHE LUKAKU SI FËMIJË, TË PAJTOHEN PUBLIKISHT” Janë të Mbyllura

KLUBI I PREMIER LIGËS DO BERAT GJIMSHITIN

Sport
Pagën apo Ligën e Kampionëve. Kjo është dilema pas së cilës është vendosur Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Kombëtares ka në dorë një ofertë nga Premier Liga Angleze që e tundon përballë luftës për kreun në Serinë A dhe pjesëmarrjes në Champions me Atalantën.   Fulham që drejtohet nga Skot Parker ofron për qendërmbrojtësin kuqezi 3- fish të pagës aktuale si dhe një bazë prej 19 milionë eurosh për Atalantën, siç raporton “tuttomercatoweb”. Berat Gjimshiti është prej dy sezonesh një nga qendërmbrojtësit më të mirë të Atalantës. Futbollisti i Kombëtares është shndërruar nga Gasperini në një ekspert të prapavijës me tre, duke qenë garanci e shtuar jo vetëm në veprimet në ...
Komentet te KLUBI I PREMIER LIGËS DO BERAT GJIMSHITIN Janë të Mbyllura

PALMEIRAS-SANTOS, NJË FINALE E GJITHA BRAZILIANE NË MARACANA

Sport
Për të dytin edicion radhazi finalja e Kupës Libertadores do të zhvillohet me një takim dhe privilegjin për të pritur ndeshjen përcaktuese të sezonit të 61 të kompeticionit më të rëndësishëm në rang klubesh të Konfederatës CONMEBOL do ta ketë stadiumi i famshëm Maracana.   Dy klubet finalistë janë sistemuar tashmë në Rio de Janeiro dhe bëhet fjalë për dy skuadra braziliane si Palmeiras dhe Santos, transmeton Super Sport. Ky është rasti i katërt në historinë e këtij aktiviteti kur dy klube nga i njëjti vend ia dalin mbanë për t’u kualifikuar për në takimin final të Kupës Libertadores. Në vitet 2005 e 2006 janë regjistruar dy finale rresht gjithëbraziliane, ...
Komentet te PALMEIRAS-SANTOS, NJË FINALE E GJITHA BRAZILIANE NË MARACANA Janë të Mbyllura