Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Limaj: Partitë tjera nuk po guxojnë të flasin për temën e dialogut

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar partitë tjera politike që nuk po përmendin temën e dialogut me Serbinë gjatë fushatës zgjedhore, pasi sipas tij kjo do të jetë tema kryesore e qeverisë së ardhshme. Ani pse tri qeveri, sipas Limajt u rrezuan për shkak të dialogut, ai tha se partitë politike nuk po kanë guximin të flasin për zgjidhjen e çështjes me Serbinë. Limaj: Është shumë me rëndësi se kush do të jetë në parlament Video: “Ata nuk i dëgjojmë për këtë temë që 1 muaj, sepse ata po kamuflojnë në programe ekonomike. Ata nuk kanë guximin të flasin për temën e dialogut. Por ajo do të jetë ...
Komentet te ​Limaj: Partitë tjera nuk po guxojnë të flasin për temën e dialogut Janë të Mbyllura

Koronavirusi në Shqipëri, 12 viktima në 24 orët e fundit

Rajoni dhe Bota
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3485 testime nga të cilat 953 persona rezultuan të infektuar me koronavirus, ndërsa 12 persona të tjerë kanë humbur betejën me virusin. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 372 raste në Tiranë, 145 raste në Durrës, 83 raste në Vlorë, 48 raste në Elbasan dhe Srandë, 33 raste në Gjirokastër, 29 raste në Fier, 22 raste në Korçë, 13 raste në Kukës, Berat, Mat, etj. Në 24 orët e fundit janë shëruar 684 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 52.128 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 ...
Komentet te Koronavirusi në Shqipëri, 12 viktima në 24 orët e fundit Janë të Mbyllura

​Britani: Numri më i vogël i të infektuarve të ri që nga 8 dhjetori

Rajoni dhe Bota
Britania e Madhe regjistroi numrin më të ulët të rasteve të reja COVID-19 sot krahasuar me dy muajt e fundit, tregojnë të dhënat e qeverisë. Në 24 orët e kaluara, 14,104 njerëz pozitivë për virusin korona u regjistruan, e cila është një rënie krahasuar me një ditë më parë, kur numri ishte 15.845, dhe gjithashtu numri më i ulët që nga 8 dhjetori, raporton Reuters. Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me koronavirus në Britani është 3.959.784. Numri i vdekjeve nga virusi korona në 24 orët e fundit ka rënë në 333 krahasuar me 373 të djeshëm, dhe është gjithashtu numri më i ulët i vdekjeve që nga 27 ...
Komentet te ​Britani: Numri më i vogël i të infektuarve të ri që nga 8 dhjetori Janë të Mbyllura

Gjermania dëboi një punonjës të ambasadës ruse në Berlin

Rajoni dhe Bota
Gjermania dëboi një person të punësuar në ambasadën ruse në Berlin si kundërpërgjigje të dëbimit të një diplomati gjerman në Moskë javën e kaluar, njoftoi sot Ministria gjermane e Punëve të Jashtme. Zyra e Punëve të Jashtme shpalli një zyrtar në Ambasadën ruse në Berlin një persona non-grata, njoftoi ministria, raporton Reuters. Rusia ka dëbuar disa diplomatë të BE-së, përfshirë një nga ambasada gjermane. Ajo deklaroi se diplomatët morën pjesë në demonstrata në mbështetje të udhëheqësit të opozitës ruse të burgosur Alexei Navalny, por Gjermania e kundërshtoi atë. Diplomati gjerman sapo po kryente detyrën e tij për të raportuar mbi ngjarjet në vend, thuhet në njoftim./KosovaPress ...
Komentet te Gjermania dëboi një punonjës të ambasadës ruse në Berlin Janë të Mbyllura

Itali, rriten rastet me variantet e COVID-19, Perugia rimbyllet

Rajoni dhe Bota
Provinca qendrore italiane e Perugias do të riizolohet për më shumë se dy javë, pas shfaqjes së rasteve të shumta me dy variantet më virulente të COVID-19, njoftoi sot qeveria rajonale. Duke filluar nga sot, Perugia, si edhe disa komuna në provincën tjetër në rajonin Umbria, Terni, duhet të ndjekin rregullat e “zonës së kuqe”. Kjo do të thotë se baret, restorantet dhe shumica e dyqaneve duhet të mbyllen, njerëzit nuk lejohen të hanë ose pinë në publik dhe mund të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye të rëndësishme, kurse studentët duhet t’i kthehen mësimit në internet, raporton ATSh. I gjithë rajoni i Umbrisë është në “zonën portokalli”. ...
Komentet te Itali, rriten rastet me variantet e COVID-19, Perugia rimbyllet Janë të Mbyllura

Mustafa: LDK garon të dalë e para dhe të qeverisë me vendin

Lajme
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se partia që ai drejton në zgjedhjet e 14 shkurtit garon për të dalë e para dhe për të qeverisë me vendin. Përmes një statusi në Facebook, Mustafa ka kritikuar analistët dhe disa portale të cilat sipas tij po bëjnë “luftë” speciale kundër LDK-së. Mustafa ka thënë se në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dinë është të bëjnë zhurmë. Ky është statusi i tij i plotë: LDK garon të dal e para, garon të qeverisë me vendin. Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut ...
Komentet te Mustafa: LDK garon të dalë e para dhe të qeverisë me vendin Janë të Mbyllura

​Kurti nga Vitia: Zotohemi për drejtësi dhe punësim

Lajme
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti dhe Vjosa Osmani u.d. e presidentes mbajtën sot një takim me simpatizantë të VV-së në sheshin e qytetit të Vitisë. Nga Anamorava, lideri i VV-së, Kurti duke kërkuar nga qytetarët që më 14 shkurt të dalin e të votojnë masovisht për këtë subjekt politik, është zotuar me dy fjalë para elektoratit, drejtësi dhe punësim në qeverisjen e tij. Kurti: Me dy fjalë ne zotohemi para jush, drejtësi dhe punësim Video “Ne do t’i ndihmojmë të gjitha shtresat e shoqërisë, do t’i ndihmojmë edhe pleqtë, edhe fëmijët, të rinjtë, gratë. Po ashtu ndërmarrësit dhe studentët në mënyrë që vendin tonë të dashur ta ...
Komentet te ​Kurti nga Vitia: Zotohemi për drejtësi dhe punësim Janë të Mbyllura

​22 viktima dhe 1440 të shëruar nga Covid-19 në Maqedoni

Rajoni dhe Bota
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut nga 726 teste të kryera janë regjistruar 75 raste të reja me Covid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.440 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 22 persona. Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka njoftuar se në laboratorin e ASHAM-it në periudhën prej 1 janarit e deri më 7 shkurt të këtij viti, është konstatuar prezenca e SarsKov2 nga Britania e Madhe, tek 45 tamponë të personave të infektuar. Pacienti i parë me këtë lloj të virusit në këtë laboratori është diagnostikuar më 13 janar 2021 në Ohër dhe ...
Komentet te ​22 viktima dhe 1440 të shëruar nga Covid-19 në Maqedoni Janë të Mbyllura

Haradinaj në Istog: Me ish-presidentin Rugova jemi marrë vesh me dy fjalë për pesë minuta

Lajme
Kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj beson se Kosova shumë shpejt do të jetë anëtare e NATO-s, apo do të bashkohet me Shqipërinë. Derisa theksoi se ka shumë çështje të cilat duhet të përmbyllen për shtet-ndërtimin e Kosovës, ai ka përmendur edhe përballjen me Serbinë, ku tha se vendi ka nevojë që të ketë prijës i cili nuk merr leje nga ky vend. Në tubimin zgjedhor sot në Istog, Haradinaj ka thënë se është mirënjohës bashkëluftëtarëve për liri. Ai tha se është i lidhur shumë me këtë vend, pasi që është edhe vendlindja e ish-presidentit Ibrahim Rugova Haradinaj: Me dy fjalë jemi ...
Komentet te Haradinaj në Istog: Me ish-presidentin Rugova jemi marrë vesh me dy fjalë për pesë minuta Janë të Mbyllura

Qeveria e Luksemburgut mohon se vendi është një parajsë taksash

Ekonomi
Duke rihapur skandalin e vjetër gjysmë dekade, Qeveria e Luksemburgut mohoi të hënën informacionin sipas të cilit ky shtet siguroi parajsë tatimore për korporatat dhe të pasurit në këtë aferë. Një hetim i OpenLux i kryer nga Le Mond në Francë dhe Süddeutsche Zeitung në Gjermani zbuloi se politikanë, njerëz të famshëm, kompani shumëkombëshe dhe familje mbretërore transferuan para në Luksemburg për të ulur detyrimet e tyre tatimore dhe për të shmangur kontrollet, transmeton Politico me seli në Bruksel. “Luksemburgu hedh poshtë pretendimet e bëra në këto artikuj, si dhe pamjen plotësisht të pajustifikuar të vendit dhe ekonomisë së tij”, tha qeveria në një përpjekje për të hedhur poshtë pretendimet ...
Komentet te Qeveria e Luksemburgut mohon se vendi është një parajsë taksash Janë të Mbyllura